Antologjia “Poezi nga Ballkani”

Antologjia “Poezi nga Ballkani”

178
0
SHARE

Shtëpia botuese Inner Child Press, New Jersey, SHBA, shpall datën e publikimit të Antologjisë së poezisë bashkëkohore të Balkanit. Antologjia zyrëtarisht del nga shtypi më 15 gusht 2018.

Redaktor i Antologjisë është poeti Kosovar, Fahredin Shehu, i cili është drejtor për botime joamerikane pranë kësaj shtëpie botuese. Shehu përzgjodhi emra më përfaqësues të shteteve të Evropës Juglindore për të sajuar një antologji, e cila shfaq krijimtarinë e re të artit letrar të kohës nga kjo pjesë e globit.

Antologjia do të promovohet me datën 16 shtator 2018 në kuadër të Festivalit Ndërkombetar të Poezisë, në Rahovec, i cili shënon edicionin e vet të IV.

Këtë festival do ta dokumentojë, Trafikka Europe, me seli në Paris dhe futet në agjendën e Festivaleve kulturore Evropiane.
Lexuesi do të ketë mundësinë të lexoj poezi nga autorë nga Shqipëria, Bosnia, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greia, Hungaria, Mali i Zi, Rumania, Kosova, Maqedonia, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Poezitë në Antologji janë në gjuhën angleze dhe do të jenë në dispozicion në të gjitha bibliiotekat e rajonit dhe institucionet relevante të kulturës.

LEAVE A REPLY