Home Ballina Bedri Zyberaj për Musine Kokolari në TV 21 dhe kumtesa: “E panënshtruara...

Bedri Zyberaj për Musine Kokolari në TV 21 dhe kumtesa: “E panënshtruara përballë fatit- Musine Kokolari- Epoka e re

2369
0

https://en.wikipedia.org/wiki/Musine_Kokalari
Early life[edit]
Musine Kokalari was born on February 10, 1917 in Adana in southern Turkey of a patriotic and politically active family of Gjirokastrian origin. She returned to Albania with her family in 1920. Musine was early to acquire a taste for books and learning since her brother Vesim operated a bookstore in Tirana in the mid 1930s. In January 1938, she left for Rome to study literature at the university there and graduated in 1941 with a thesis on Naim Frashëri. Her stay in the eternal city gave her an ephemeral glimpse into a fascinating world of intellectual creativity and her sole aim in life upon her return to Albania was to become a writer.

In 1943, she declared to a friend, “I want to write, to write, only to write literature, and to have nothing to do with politics.”

Publications[edit]
She had, at the age of twenty-four, indeed already published an initial 80-page collection of ten youthful prose tales in her native Gjirokastrian dialect: As my old mother tells me (Albanian: Siç me thotë nënua plakë), Tirana, 1941. This historic collection, strongly inspired by Tosk folklore and by the day-by-day struggles of women of Gjirokastër, is thought to be the first work of literature ever written and published by a woman in Albania. Their value consists of the very lively dialect of Gjirokastër and the prevailing mores of the region.[2] Kokalari called the book, “the mirror of a world gone by, the path of transition from girlhood with its melodies and the first years of marriage to the world of the grown woman, once again bound by the heavy chains of slavery to patriarchal fanaticism.”

Three years later, despite the vicissitudes of World War II, Kokalari now twenty-seven, was able to publish a longer collection of short stories and sketches entitled How life swayed (Albanian: Sa u-tunt jeta), Tirana, 1944, a total of 348-pages which established her—ever so briefly—as a writer of substance. A third volume of her folksy tales was entitled Around the Hearth (Albanian: Rreth vatrës), Tirana, 1944.

Shpirti ka nevojë për vetminë për të qenë i lirë dhe për t’u ndierë i pranishëm / Musine Kokolari
Mr. sc. Bedri Zyberaj

Hyrje

Dikur kam pas lexuar një thënie që më është dukur mjaft e goditur si gjykim filozofik dhe njerëzor. Në të thuhej përafërsisht kështu: Tri janë gjërat kryesore të cilat mund të sjellin ndryshim në jetën tonë; ëndrrat, vuajtjet dhe dashuria.
Ndërsa mendoja herë pas here në saktësinë e kësaj thënieje, sa vinte e më dukej se ajo përmbante thelbin e zhvillimit të përgjithshëm të njerëzimit, para së gjithash në kuptimin human të kësaj fjale.
Për habinë time, pas pranimit të ftesës së organizatorit për të marr pjesë në këtë veprimtari që po zhvillohet sot këtu, gjëja e parë që më ka ardhur në mendje, ishte pikërisht kjo thënie të cilën e di që e kam lexuar diku, por nuk ia kujtoj dot autorin dhe as se kur dhe ku e kam lexuar.
Nëse e marrim si të mirëqenë këtë thënie, që në fillim duhet të theksojmë se meritat e zhvillimit të njerëzimi, u takojnë pikërisht atyre të cilët kanë ëndërruar, kanë vuajtur por edhe kanë dashuruar shumë. Pa dyshim se nga ky rregull, s’ka se si të bëjnë përjashtim shqiptarët.
Atij grupi ëndërrimtarësh dhe të përvuajturish, nga bota shqiptare, i takon një zonjë e kohës së vet, e cila, që në krye të herës, e kishte kuptuar drejtë dhe kishte filluar ta jetësonte në praktikë thënien e vjetër të Sokratit: “Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten”.
Ishte kjo Musine Kokolari, te e cila, si rrallë në ndonjë rast tjetër, sintetizoheshin të tria këto kategori filozofike: ëndrra, vuajtja dhe dashuria. Gjatë jetës së vet ajo kishte qenë bartëse e tyre besnike dhe pikërisht këto tri aspekte vendosa që t’i vë në pah përmes këtij punimit tim të sotëm.

Ëndërrimtarja e hershme dhe e përhershme

Musine Kokolari ka pasur fatin që për shumëçka të jetë e para. Ajo, me profilin e vet prej krijueseje e më shumë prej intelektualeje, është e veçantë.
Musine Kokolari qe ndër të paktat femra të kohës së vet që vendosi të shkollohej dhe atë, jo vetëm sa për të mësuar shkrim-lexim, por për të studiuar, artet e bukura – Letërsinë jashtë vendit, pasi që një gjë e tillë ishte e pamundur të bëhej në Shqipërinë e asaj kohe.
Ajo ishte romansierja e parë femër në letërsinë shqipe.
Musine Kokolari do të jetë edhe femra e parë intelektuale që do të burgoset, do të gjykohet, do të dënohet dhe do të vuajë dënimin për idetë politike.
Por, për fatin tonë të mirë, burgu nuk do ta thyejë.
Duke qenë e tillë, ajo, për mendimin tim, mund të radhitet në mesin e 10 femrave më të lavdishme përgjatë gjithë shtrirjes kohore të historisë shqiptare, duke filluar prej periudhës parahistorike e deri në ditët tona.
Po të shikohet biografia e saj duket sheshazi se ajo është femra e parë që në emër të një ëndrre të bukur do të përpiqet të dal nga kthetrat e prapambeturisë shekullore, në të cilën, që prej kohesh, po dergjej atdheu i saj. Rilindësit tanë e kishin filluar punën për tejkalimin e këtij botëkuptimi dhe kësaj praktike, dhe Musine Kokolari duke qenë në vazhdën e rrugëtimit të tyre përzgjedh dhe përcaktohet për të qenë nxënëse e përhershme e Sami Frashërit. Edhe kjo qe një veçanti individuale e profilit së saj prej femre dhe intelektualeje.
Kjo do të thotë se, pikërisht në vazhdën e angazhimit të Samiut, por edhe të të tjerëve rilindës si ai, do të nis rrugëtimin e vet, në krye të herës, edhe Musine Kokollari. Në kohën kur shumica e meshkujve nga Shqipëria, edhe nëse dilnin jashtë atdheut, dilnin me qëllim të emigrimit ekonomik dhe të vajtjes në kurbet, ajo shkon për të studiuar. Larg atdheut, dhe nën peshën a mallit për të, ajo fillon të merret me krijimtari letrare, ku në qendër të interesimit të vet etik dhe estetik vendos femrën e vendlindjes së vet, e cila ishte e rrethuar dhe po jetonte në kushte të rënda primitivizmi, patriarkalizmi, orientalizmi e izma të tjerë që ishin në funksion të shtypjes dhe shfrytëzimit të saj.
Në kohën, kur në këto anë dogmatizmi fetar po bënte kërdinë, ajo i kishte rënë ndesh atij dhe kishte vendosur të arsimohej sepse si duket maksima e rilindësve tanë, “vetëm dritë e diturisë përpara do na shpjer” kishte bërë ndikimin e vet si te familja e saj, njashtu edhe te vet kjo vajzë e re. Ky ndikim e kishte shpjer atë fillimisht në Tiranë, e pastaj në Romë të Italisë. Mirëpo, sado që ishte vajzë e re dhe pothuaj e vetme në një mjedis krejt të ndryshëm nga ai ku ishte lindur dhe rritur, prapëseprapë i kishte qëndruar besnike qëllimit të saj parësor – arsimimit dhe edukimit në frymën më të përparuar të kohës. Mondaniteti oksidental i Romes nuk ia kishte mjegulluar mendjen. Përkundrazi! Ia kishte shtuar ëndrrat për një jetë më të mirë dhe dashurinë për atdheun. Ishte kjo koha kur Musine Kokolari, siç e thotë vet, kishte ëndrra të shumta. “Ëndërroja. Në të njëjtën kohë tallesha me ëndrrat e mia. Në të vërtetë, ndihem më e gjallëruar kur ëndërroj, sesa kur jam zgjuar” shkruan ajo për kohën e fillimit të studimit dhe të qëndrimit në Romë.
Ky fakt dhe sidomos besimi në fuqinë e diturisë e bën atë ëndërrimtaren e hershme për tejkalimin e prapambeturisë së vonë ku kishte ngecur atdheu i saj.
Vetëm duke qenë e tillë, ajo edhe pasi kishte mbaruar studimet dhe kishte bërë njëfarë përvoje jetësore nuk kishte qenë në gjendje të shkëputej nga vështirësitë e jetës së atdheut. Përcaktimi i saj që të merret me politikë dhe sidomos vendimi për të themeluar Partinë Socialdemokrate është treguesi më i mirë se asaj, jeta e studimeve në Itali, nuk ia kishte shkëputur fijet e lidhjeve me atdheun.

E vuajtura e panënshtruar

Koha e përfundimit të studimeve nga ana e saj e sidomos ajo që mund të llogaritet si fillim i moshës së pjekurisë kishte përkuar me ndryshime e tronditje të mëdha politike, ushtarake dhe shoqërore, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën. Në këtë kohë, zhvillimi dhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore ishte ngjarja më madhore, por edhe më e kobshme, që njerëzimi po provonte si në asnjë rast tjetër, më parë.
Kësisoj, pas fillimit të mbarë për një ëndërr që nuk do të kishte mbarim, papritmas, Musine Kokolari merr goditjet fatale për jetën e saj. E para ishte vrasja e dy vëllezërve të saj, ndërsa tjetra ishte arrestimi, gjykimi dhe dënimi i asaj vet.
Gjykimin dhe vuajtjen e dënimit do t’i përballojë me dinjitet. Me dinjitet dhe e pa thyer do të qëndrojë edhe gjatë kohës sa ishte e detyruar të jetonte në internim.
Që të bindemi për këtë, mjafton të shikojmë në tërësi jetën e saj me një sy analitik. Vetëm atëherë mund të vijmë te përfundimi se, pavarësisht nëpër kaluarin që ka qenë e detyruar ta përshkojë, Musine Kokolari, përgjatë gjithë jetës së vetë, ka ngelur një e vuajtur e përhershme që kurrë nuk u shndërrua në një të përvuajtur. Pathyeshmërinë e saj do ta dëshmojë edhe një raport i njërit prej përgjuesve të saj, i cili, pas lirimit nga detyra dëshmon për atë që ajo kishte thënë: Kur e nisa në këtë rrugë (rrugën që ajo përfaqësonte si alternativë e kjo ishte socialdemokracia-B. Z), e nisa me mënyrë të ndërgjegjshme. Unë humba dhe nuk arrita atë që ëndërroja, por prapë jam kryelartë.
Jeta e saj qe jetë me dinjitet. Vetëm si e tillë ajo kishte kuptim për Musine Kokolarin dhe të tillë e kishte përfunduar atë më, 13 gusht 1983.

Dashuria si ndjenjë njerëzore

Dimensioni i tretë jetësor i Musine Kokolarit, për mendimin tim është dashuria. Është kjo një ndjenjë shumë e pastër, nga e cila si duket, shpirti i saj varej krejtësisht. Ajo shfaqet si dashuri për familjen (në veçanti këtu vlen të kujtohet dashuria dhe kujdesi i saj për nipërit dhe mbesat), për kulturën shpirtërore të popullit të vet, gjë të cilën e manifeston si pasion për mbledhjen e letërsisë gojore dhe disa pjesëve tjera me vlerë etnografike dhe etnokulturore; për atdheun dhe për të mirën e njerëzimit në përgjithësi. Kur jemi te dashuria si ndjenjë njerëzore, për ta vënë në pah atë me tërë plotëninë e vet, nuk mund të mos e kujtojmë se në jetën e saj, siç e dëshmon vet ajo, kishte një kohë kur kishte provuar edhe dashurinë si ndjenjë erotike, por që ajo shoqërohet me dilema dhe kundërshti që në fund të fundit diktoheshin nga drama e kohës në të cilën po jetonte ajo dhe gjithë moshatarët e saj. Tangoja që kishte provuar ajo të luante me të riun italian, me inicialet P. T., qe fare e shkurtër. Përveç një pengese që i doli nga fakti se ai tani më ishte vënë nën armë, për të cilin ajo na rrëfen vet në librin e saj autobiografik, “Jeta ime universitare 1940-1942”, shkruar në gjuhën italiane, ishin dhe disa kufizime të tjera kulturore, të cilat do të ndikojnë në prishjen e asaj romance.
Derisa për ndjenjën sublime të saj që ka ushqyer për familjen, për kulturën shqiptare, për atdheun dhe për të mirën e njerëzimit mund të thuhet se ishte ndjejë e përhershme dhe ka ngelur e tillë pavarësisht sprovave të jetës nëpër të cilat ka kaluar Musineja, dashuria në kuptimin erotik ishte më jetëshkurtër dhe shumë e pafat.
Kur kemi parasysh këtë aspekt të jetës së Musine Kokolarit, po të vështrohet pak më me kujdes, nuk është e vështirë të hetohet se ajo në vete përmban atë kodin e filozofisë dhe etikes së Naim Frashërit, të cilat për bosht kryesor të vetin kanë: të Vërtetën, Zotin, Atdheun, Familjen dhe të Mirën e njerëzimit.
Pikërisht ngase është dashuri e mbështetur në këto kategori ajo është e qëndrueshme, e përhershme dhe ka ngelur e pastër, pavarësisht peripecive të shumta dhe nëpër të cilat ka kaluar Musine Kokolari.

Përfundim

Këtë fjalë timen dua ta përmbyll me një parafrazim të një thënieje të Ukshin Hotit e të cilën e kam dëgjuar në disa nga takimet e mia të shpeshta që kam pasur me të, derisa nuk e arrestuan, me 17 maj, 1994. Ka personalitete – thoshte ai- që nuk mund t’i nderojmë. Ato janë vet nderi! Të vetmin nderim që mund t’u bëjmë është vetëm nëse shkojmë rrugës së tyre.
E tillë, për mendimin tim, është edhe Musine Kokolari, e cila, si rrallëkush, në historinë tonë të re, iu përmbajt me besnikëri, deri në fund, një morali të qëndrueshëm e dinjitoz, që ushqehej në ndërgjegjen e saj, e të cilit, Luigj Gurakuqi, vite më parë, në kryeveprën e tij, “Qindresa”, i kishte kënduar:
Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue,
E zemrën ta forcon
Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshte
Mjer’ ai që nuk qindron!
Musine Kokolari, kishte qëndruar deri në fund, pa u ligështuar dhe dorëzuar, për asnjë çast.
Ajo kishte ngelur e vuajtura e përhershme pa shkel, asnjëherë pragun e shkallës së të përvuajturës.
Prandaj, s’mund të mos e tumirim stoicizmin e saj, po sipas formulës gurakuqiane: Lum si ajo që qëndroi!
Prishtinë, 2016
E panënshtruara përballë fatit- Musine Kokollari- Epoka e re

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here