Home Ballina Bee Buzz, Salmon Leap- Knut Ødegård

Bee Buzz, Salmon Leap- Knut Ødegård

1927
0

knut

Gumëzhimi i bletës,

Kërcimi i salmonit

Poezi norvegjeze nga

Knut Ødegård (Knut Odegard)

Nga gjuha Nynorsk në gjuhën Angleze
George Johnston

Përktheu nga gjuha angleze

Fahredin Shehu

Informacionet gjenerale

“Gumëzhimi i bletës, Kërcimi i salmonit”
Knut Ødegård (Knut Odegard)
Botimi i parë: Mars, 2012
Ky botim është i mbrojtur me të drejtën autoriale, si “libër autorial I autorit Norvegjez Knut Ødegård (Knut Odegard)”. Të gjitha të drejtat i takojnë Autorit, si
pronë intelektuale individuale. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të kopjohet,
transformohet në cilëndo formë, pa pëlqimin ME SHKRIM të Autorit apo edhe
përfaqësuesit të tij ligjor për Kosovë; Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi- FEKT
Cila do kërkesë lidhur me këtë botim duhet t’i adresohet botuesit të këtij publikimi.
Të dhënat e botuesit:
Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi- FEKT
E- mail: fekt.fceh@gmail.com
Telefon: +386 (0)49 160 868
Ky publikim është i mbrojtur me ligjet e aplikueshme të Kosovës
Copyright: © FEKT, Prill 2016
© Fahredin Shehu

PUNËTORËT E ZYREVE TË VOGLA

Punëtorët e zyreve të vogla, qytetet e vogla-
burra e gra: zemrat e tyre
janë po ashtu të kuqe, të mbushura me gjak
që pulson nëpër arteriet
në mallimin e madh
që të lulëzojnë në lumturi
nën diell dhe yje.

Punëtorët e zyreve të vogla, ata gërmuqen
rreth planeve të tyre për jetë dhe vdekje
dhe me dy gishta kapin
makinat e shkrimit: regjistrojnë fjalë
për rreshtat e tensionit të lartë, për kanalet
e fuqishme të ujit nën këmbët tuaja,
për varrimet e muajit të kaluar
dhe për mbrritjet e reja në Tellus (këtu
mes nesh!) dhe për rrugët
të cilat duhet mbyllur: Shih

punëtorët e zyreve të vogla, zemrat e tyre
aq të plota që të pëlcasin nga gjaku
dhe ëndrrat e tokës dhe yjeve!

Çukas! Godas!, thonë gishtat
e daktilografit: Shumë plane, shumë
që lindin e vdesin. Çukas. Godas. Çukas.
Godas. Dhe ata shënojnë vetën
nën qiellin e dhjetorit, i qëndisur me yje: Shih

Punëtorët e zyreve të vogla, ai i cili vallëzon në shtëpi
me tingëllimën e yje-këmbanave, tani
ai heq dhe fluturon mbi kodrën e qytetit. Në shtëpi
te blloku i tij, te fanari atje
buzë qiellit të pakufishëm. Ngadal
gishtat e daktilografistit heqin fotografinë
nga muri, dhe ai puth xhamin
mbi kokën e sajë e cila iku nga toka
dhe lëvizi atje në hapësirë, yje-mbjellur.

KATËR POEZI

I (Fotografia)

Janë vendosur ashtu
Në urë:
Qeni, dy burra, një grua.
Barka e lidhur e palëvizshme.

Pas tyre: Katedralja. Zembereku duke punuar
Fillon të lëviz, e pavërejtur
Dhe papritmas: gjuhëza
Humb vetën në bronzë

Derisa gruaja e tërheq
Kah një, mer dorën e tij:
Ik andej, derisa zilet shënojnë
Thyerje mes këmbëve të tyre. Jashtë

Dhe njeriu me qenin
Akoma qëndrojnë në urë, sheh
Barkën që bëhet gati të lëviz
Mes valësh. Shkon te poshtë
Shkallët e urës dhe barka

Lundrojnë nëpër detin e lartë: së shpejti
Një pikë në fotografi.
Pastaj papritmas: akrepat ndalen.
Asgjë. Qeni
Shtrihet i palëvizshëm.

II( Zërat, himnet)

A je ti i dashuri im, gjithëçkaja ime
pyet ajo: je ti
i cili më quan pëllumb dhe zambak
në ëndrrat e mia të ëmbla mjaltë, gjatë natës
kur doreza e derës pikëlon
me vajërat aromatik,
i cili i ngjitet maleve dhe depërton nëpër porta
nën hënë
dhe shikon nëpër dritaren time?

Unë jam njëri nga të dyjat që i takove,
tha ajo: e ndritshmja, ti more
dorën time dhe më dhè (jepe) të pijë
bulët e mjaltit nga buzët tua

dhe qumështi nga nëngjuha jote, por unë
nuk iu ngjita maleve dhe nuk kalova nëpër porta
dhe nuk kam shkikuar nën hënë.
e errëta, me emrin e një vaji aromatik,
të cilin ei e flake kur më zgjodhe mua.

Unë jam një i errët dhe një i ndritshëm,
tha ai: ti e flake të errëtin
tej. Andaj unë jam buall i siellit dhe zemrës
me ije të shkëlqyeshme krah teje,
Unë them: dhëmbët e tua janë si delet
E sapo- qethura që shllapurisin
Nëpër lumenjë.
Por i errëti është ai i cili u ngjitet maleve
dhe hap portat për ëndrrat e tua.

Për të doreza jote pikëlon
Vajra aromatik, për të ti hap gurat e blokuara, puset
e fajit, të të atit vrasës, të mallimeve
të fshehta pas një fytyre
tjetër në pasqyrë, ku ti i kreh fokëartat tua.
-Ai i cili zhytet në thellësi
të oqeanit të fuqishëm, si balenë e lënduar, si
iceberg që pjell? Thotë ajo

-e cila i flak ëndrrat kur i
o prek ato? Ai i cili është gjak
dhe fuqi dhe buron nëpër
oqeanin e errët e të pafund tej dritës përndritëse
kah qiellu, kah dielli dhe yjet?
Po, ai është, ai i cili u ngjitet maleve
dhe thyen portat dhe sheh fytyrëne tij
në puset e mia krah-hapur gjatë natës.

III (Fotografia, zëri)

Qeni shtrihet i palëvizshëm
Në urë. Zembereku
Në katedrale fillon të lëvizë
Ngadal: letra
Fillon të fëshfërijë

Njeriu me mjerimin
e madh ngjitet lartë
kalon nga barka
dhe deti. Zembereku,
fillon ngadal. Qeni

sheh njeriun
që del nga deti: ngre
kokën e tij, fort. Letra
fryen duke shushuritur në drejti mtë tij, duke shkruar
nga katedralja

nëpër erë papritmas
godet gjuhëza godet, këmbanat
në kokën e qenit, kundruall
tëmthit të njeriut: Qeni
vë putrën e tij në letër, kafshon

Mary, Mary, Mary
qan me njeriun, këmba e tij
tundet, noton në pikëllim të thellë
kah katedralja. Qeni
i palëvizshëm jashtë.

IV (Mary)

Gjarpëri në pizhame. Këmbët
që janë tërhequr më thellë në sqotë.
Duart të cilat notojnë rërë thithëse
ose trupi i cili endet me rrymat
e errëta në fundin e detit, ngadal
me hapa breshke: Ah Mary, virgjerëshë
e shenjtë

ai lutet aty ky fuqishëm gjunjëzohet
në katedrale: pikëllimi më ka mbërthyer
në tokë, derinë det. Jam i etshëm, unë mërdhihem, unë
nuk mund të lëvizë për pikëllimin! Ai erdhi
si kokë-gharpëri, më mbërtheu gjat natës, unë lëkundem
përrerth në baltë gjatë ditës, zhytem

zhytem. Ah shërbyese e bekuar dhe nënë, Mary, ti
e cila kalove aq lehtas në pelerinën tëndë bojë-blu
në erë, kalove mbi humnerë, shkëmbinjë: ftohe

ballin tim, freskove gjuhën time, mbështolle pelerinën
tënde përreth meje! Gjinjtë e tua janë si rrushi, të ëmbla
në vjeshtë, duar tua janë si pomadë. Dashuria ime
është e fortë si vdekja. Mary, ti e cila

vajtove kryqin, e cila ndjeve gozhdat
tek shpnin zemrën tënde kur ato hodhën
çekiqin: e pe goditjen e tij
aq të fuqishme në ajër, gozhdoi
të birin tënd në kryq. Ti dite pikëllimin. Mjegulla e lotëve
dhe gjakut, ah Mary Nënë e Zotit, ylli
që na udhëhoqi të sigurtë mes thellësishë të oqeanit
të pikëllimit, të mëkatit.

Merr këtë pikëllim nga unë, ai lutet
dhe qëndron si thyerjet e katedralës
në këngë. Ai ngre kokën. Është
sikur pikëllimi grumbullohet, mendon ai: lart
kah kupat dhe majat, ngjitet lart
nga sqota dhe deti i errët. Sytë e tij lëvizin
përgjatë skulpturave antike, kërkon fytyrat e tyre, të plasaritura

si në pasqyrat e vjetra: Ai prehjen e pikëllimit- rrënues
gjen në to! I humbor në këmbinin e këmbanave
ato shuhen: tutje lart ajo ec por siur nga mjegullnaja, sikur
shkkëlqen lartë nga deti- Mary, Yll Deti, ajo hap
pelerinën për të: Gjinjtë e sajë si rrushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here