Home Ballina Eldar Akhadov- Russia

Eldar Akhadov- Russia

1642
0

Eldar Akhadov u lind në Baku më 1960. Ai jeton në Krasnojarsk. Është anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Rusisë dhe organizatave të tjera të shkrimtarëve në Rusi, Ukrainë, Azerbajxhan, pjesë e Shoqërisë Gjeografike të Rusisë, zv. Kryetar i Këshillit të Letërsisë të Asamblesë së Njerëzve të Evroazisë, pjesëtar i Klubit të Shkrimtarëve Botëror (PEN). Autor i 65 librave me poezi dhe prozë. Laureat për Çmimin Shtetëror për Letërsi të distriktit autonom të Yamal-Nenets, laureat për Çmimin Kombëtar “Penda e Argjendtë e Rusisë”, “Për të Mirën e Botës”, “Veriu është Vend pa Kufij”, fitues i medaljes së argjendtë të Festivalit të IV-t i të gjithë Festivaleve të Letërsisë së Rusisë dhe fitues i medaljes së argjendtë të IV-t i të gjithë Festivaleve të Letërsisë së Evroazisë. 

PEMA

Të shtëna artilerie. Tinguj të fokstrotit.

Fshatra dhe dorëshkrime antike të djegura.

Dhe vetëm një pemë jashtë dritares po pret.

Saherë që ia hedh shikimin.

Mendja errësohet. Akulli thërrmohet.

Një hënë e zjarrtë shfaqet.

Dhe vetëm një pemë jashtë dritares po pret.

Saherë që ia hedh shikimin.

Sillesh rrotull për ditë të tëra.

Mure para teje. Mure prapa teje.

Asgjë s’ka vlerë.

Dhe vetëm një pemë jashtë dritares po pret.

Saherë që ia hedh shikimin.

Jehonat shndërrohen në humnerë prej uji.

Koha kolapsohet dhe zhduket.

Dhe vetëm një pemë jashtë dritares po pret.

Saherë që ia hedh shikimin.

Ti kthehesh në borë që bie.

Në një pëshpëritje në errësirë.

Por pema jashtë dritares vazhdon të të pres

Se kjo pemë është njëjtë si ti.

PËRVEÇ TEJE…

I grisa të gjitha fotografitë e tua.

Por nuk më ndihmoi. M’u kujtove ti.

Shkova larg dhe nuk u ktheva.

Por nuk më ndihmoi. M’u kujtove ti.

U takova me të tjerë dhe më donin.

Por nuk më ndihmoi. M’u kujtove ti.

U deha – sikur i vdekur, si një këpucar, si një endacak, si krijesa e fundit.

Por nuk më ndihmoi. M’u kujtove ti.

U martova, bëra fëmijë, u bëra burrë.

Por nuk më ndihmoi. M’u kujtove ti.

Po plakem. Gjithçka po gërryhet në memorie.

Gjithçka. Përveç teje.

SHPRESË

Mos e kërko Tempullin tënd në tokë ose në qiell.

Tempulli yt është brenda teje.

Jo çdokush di për tempullin e tyre.

Jo çdo njeri që di e sheh dritën e tij.

Jo çdokush që sheh dritë do të arrijë tempullin.

Por secili ka shpresë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here