…e si bëhet e mundur që e njëjta
ngrohësi e dashurisë të mos ftohet
pas kaq vitesh mbase plot trazira
plot përpjekje të pavullnetshme për t’u
shuar. Vetëshuar. Kur më pështillte
erëdheja, kur binin shirat çurga
pluhur duke trandur prej dheut shkrumë.
E ti “në-dukje-njeri”, sikur ke rregulluar
vetën e bota të mbeti e vetmja brengë
…dhe si bëhet e mundur që ne shpirtngjizur
të jetojmë në mes-botë ku vera të deh
e luleve u vie era kurmë- njeriu.
I lig shikimi shirën në uthëll e shndërron
E ligë zemra gjakun në vena e ngjizë
I lig qëllimi fetusin ngrin, femijë guri për të lindur.