Faton Abdullahu

Arsimimi: Shkollën fillore dhe tё mesme – Prishtinë
Fakultetin Juridik (katër vjeçar) në
– Universitetin e Prishtinës -Hasan Prishtina
Master (MA) në shkencat juridiko – politike – Londër në

”University of London” (USL) “School of Slavonic and East European Studies – SSEES” “Contemporary study” – Londër – Britani të Madhe

I punësuar :

Aktualisht : ‘Këshilltar Politik’ në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës z. Isa Mustafa

Në ‘Kolegjin Riinvest’ (edhe në kohën kur ishte AAB- Riinvest) në Prishtinë punova shtatë vite si ligjërues. Për një vit akademik isha dekan ‘Udhëheqës i Departamentit të Fakultetit Juridik” ku ligjërova lëndët E drejta biznesore” “Në po këtë Kolegj ligjërova lëndën “Shkrim Akademik”. Aty udhehoqa edhe projekte te ndryshme bashke me studentet e kolegjit.
Gjithashtu si ligjerues në ‘Kolegjin Evropian Juridika’ në Prishtinë ku ligjëroj lëndët ‘E drejta Evropiane’ dhe ‘Negociatat dhe Lidershipi’ Po në këtë Kolegj jam edhe bashkëpunetor i revistës së saj shkencore “Juridica”.
Libra të botuar :
“Dimensionet e identitetit qytetërues –
kultura, feja, politika” Prishtinë 1998
recensent – Akademik Pajazit Nushi dhe Prof. Dr. Blerim Reka

“Rezistenca dhe e mundshmja shqiptare”
Përmbledhje esesh – Prishtinë 1996

“Kosova e protektoruar dhe legjitimiteti shtetëror”
Studim i gjatë i botuar si fejton ne ‘Koha Ditore’

Punime tjera më të gjata:
‘‘Identiteti qytetërues dhe mendimi politik”
“Nacionalizmat e Ballkanit dhe ballkandemokracia”

“Ideja jugosllave – shqiptarët dhe sllavet e jugut”

“Shqiptarët – identiteti qytetërues dhe rirreshtimet në islam”

“Multietniciteti dhe nacionalizmi në Kosovë”

’Rivaliteti global mbi energjinë dhe interesat tona në Ballkan”

“Busollë juridike për pavarësinë e Kosovës” – recenzion mbi veprën e Akademik Esat Stavilecit “Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës” –

“Identiteti ne levizje – a po ndryshojme me shume se qe duam”

“Creation of new identity – the Hashkalis”

Aktivitete :
Kam qenë themelues dhe udhëheqës i revistës së përjavshme “Albania” për dy vite e botuar në Londër në gjuhën shqipe dhe angleze. ku kam jetuar kohë të gjatë. Për një vit kam qenë edhe kryeredaktor i gazetës së përditshme “Prishtina Post” e cila botohej në Prishtinë.
Jam marrë dhe vazhdimisht merrem edhe me eseistikë. Kamë botuar shumë, ese dhe opinione të ndryshme në revista dhe gazetat e ndryshme. Kolumnist në disa gazeta, revista dhe portable në Kosovë dhe Shqipëri.

SHARE

LEAVE A REPLY