Home Portali Art & Kulturë Fernando Arrabal

Fernando Arrabal

2331
0

Saint–Valentin, le 14 février.
« Clitoris » (thjeshtë pafajshëm) by Fernando Arrabal
in Albanian Language by Fahredin Shehu,
Prishtina, Kosovo.
S. Lafleur, valet, le 20 Geules de l’Ère ‘Pataphysique)

Dritare e detit për stuhinë dhe valët e sajë.
Dielli i bajamtë për thumbin dhe burinë e tij.
Muzgu hënor për banalitetin dhe mallimine tij.
Paftyrësia e mishëruar për epshet dhe stuhinë e tyre.
konkubina pubike për burrin dhe poshtërsinë e tij.
Mulliri i piperit të lëngëzimit për strehën dhe tigreshat e saja.
Harmonia vertikale për mishngrënësin dhe thithjen e tij.
Vula sperme për Krijuesin dhe maninë e tij.
Stringël orgasme për Pikolo dhe vrimat e tij.
Shtatëzëni ekzistenciale për intimitet dhe ritualet e tij.
Punëtori adhurimi për martirin dhe qymyrët e tij djegës.
Zemra e vrrullshme për zbrazje dhe buzët e saja.
Bulë çmendie për sadistin dhe kafshimet e tij.
Mulliri i ambrozies për alltinë dhe të qëlluarat e tij.
Margaritë erotike për epsharakun dhe dëshirën e flaktë të tij.
Kandil enigmatik për topin dhe hedhje e tij vetëtuese.
Feromone adhuruese për vrrushkullin dhe festivalet e tij.
Pullë ngjitëse për Priapin dhe epshin e tij.
Trëndafili i puthjeve për adhuruesin dhe cigaret e tij.
Kontrapunkt i çmendur për çnderuesin dhe dëfrimet e tij.
Guaskat epshndjellëse për llafazanin dhe vishnjet e tij.
Stema e tërbuar për bilbilin dhe gremçët e tij.
Xhufkë e zjarrtë për monstrat dhe rozetat e tyre.
Mandolinë e përflakur për shigjetën dhe intrigat e sajë.
Luleshtrydhe të ulura për delir dhe të dridhurat e tij.
Fole sakramenti për Kontin dhe marrëdhëniet e tij.
Sirtar erektil për dromcat dhe epshet e tyre.
Jakë magjepsëse për këllëçin dhe grisjet e tij.
Thesar ethesh për fallusin dhe zmerilimin e tij.
Skeptri i zjarrtë për ceremoninë dhe çmenduritë e saj.

Fernando Arrabal, Monte Carmelo 2007,
Albanian Language by Fahredin Shehu (Prishtina-Kosovo)

« Clitoris » by Arrabal (in Albanian by Fahredin Shehu)

http://www.arrabal.org/cure.html

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here