Home Portali Art & Kulturë Gibran

Gibran

2737
0

Khalil Gibran

• I mjerë është ai popull, i cili nuk end atë që veshë, nuk mbjell atë që ha, dhe nuk shtrydh verën, që e pi;

• I mjerë është ai popull, i cili shkëlqimin e fituesit e sheh si përkryeshmëri të virtytit dhe në sytë e, të cilit shëmtia e fituesit është bukuri;

• I mjerë është ai popull, i cili lufton të ligat e veta vetëm në ëndërr, por i nënshtrohet së ligës kur është esëll;

• I mjerë është ai popull, i cili nuk e ngrit zërin përpos në funeral, i cili tregon respekt vetëm tek varri, i cili pret të rebelohet vetëm kur i vie shpata nën gushë;

• I mjerë është ai popull, politika e, të cilit është dinakëri, filozofia e, të cilit është vegim, industria e, të cilit është arnim;

• I mjerë është ai popull, i cili fituesin e pret me fyell dhe tupanë, pastaj i fishkëllen, për ta përshëndetur fituesin tjetër me këngë e buria;

• I mjerë është ai popull, i urti i, të cilit zë nuk ka, prijësi i, të cilit është i verbër, avokati i, të cilit është propagator;

• I mjerë është ai popull tek, i cili çdo fis dëshiron të jetë komb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here