Gumëzhimi i bletës, Kërcimi i salmonit

Gumëzhimi i bletës, Kërcimi i salmonit

1968
0
SHARE

Poezi norvegjeze
nga
Knut Ødegård (Knut Odegard)

Nga gjuha Nynorsk në gjuhën Angleze
George Johnston

Përktheu nga gjuha angleze

Fahredin Shehu

Knut Odegard (Knut Ødegård), është emër i shquar i poezisë botërore, laureat i shumë çmimeve për letërsi dhe kontribut intelektual. Është njëri nga poetët më të përkthyer norvegjez, i cili është i përkthyer në më se 25 gjuhë botërore.

Është hera e parë që lexuesit shqiptar i ofrohet poezia e Knut Odegard (Knut Ødegård), e cila përmban notën dominante shpirtërore më një ndërthyrje me banalen, që nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, pra Banalja me Religjiozitetin. Ai është një poet me një shije të stërrholluar dhe dimension të thellë njohës.

Poezia JEZUI shfaqet relacioni i tij me religjiozitetin

Ne nuk kemi parë me fytyrën e Jezuit.
Por ne dimë për dritat e mëdha në errësirë.
Dhe shiu veror, i cili i lë livadhet tona të gjelbërta.
Dhe zemrat, zemrat e mbushura me mall
pas shiut dhe erës dhe dritës.

Te poezia LOPËT DHE BRESHKAT, shfaq reminishencat fëmijërore dhe banalia psh.“bagla taze”:

Lopët e mëdhaja po lëkunden
nga fëmijëria ime. Sytë e lopës, bishtat godasin
mizat e kuajve dhe mizat e kokës. Bagla taze e lopës. Ngrohtësia e qëndrueshme
në mbrëmje. Lopë të mëdhaja

Goldie, Rosie, Whiteface. Disi të ngathëta ato vijnë
të tundura në qiellin e hapur dhe thonë:
-Nuk është aq neveritshëm, Knut, merre pak me
avash. Mendo pakëz më shumë
rreth barit dhe qumështit. Le të vijën fëmijët e tu
të vegjël këndej tek ne, këtu në fëmijërinë tënde!

Në poemthën katërpjesëshe THORA DHE REGNAR, ai me një narracion elokunet shfaq të kaluarën nordike, kthehet me reminishenca, në mitologjinë e begatshme nordike në trajtën poetike dhe më një mjeshtri të rrallë.

“Në poezinë e Ødegård e bukura dhe e neveritshmja shpesh nuk janë aq larg të mënjanuar nga njëra tjetra”, Shkruan Mischa Andriessen për poetryonlineweb.

Natyrisht nuk ka qenë i lëhtë përkthimi i poezisë së Ødegård, e cila të bartë si valë nga një cep në cepin tjetër të detit. Kam qenë në korrespondencë të rregullt me autorin që t’i qëndroj besnik përkthimit, në mënyrë që të jetë sa më autentik, pavarësisht vështirësive të shumëta, sepse ka edhe fjalë që i farëkëtoi vet si: “Biblefingers” ose gishtat të cilat vazhdimisht e shfletojnë Biblën, apo përodimi i emrave bimësh të panjohura për ne si “White Olaf Crook Plant”, një lule e vaçantë me ngjyrë të bardhë, e cila rritet në pyejt e Norvegjisë, etj.
Nëse sot ekziston një opus poetik që duhet vlerësuar me çmimin më të lartë botëror, atë të Nobel, atëherë konsideroj është pikërisht kjo poezi.

Uroj që lexusit shqiptar, ky libër t’i shërbej si një urë e përafërimit me kulturën norvegjeze.

Fahredin Shehu

nenshkrimi
Shkurt 2016, Rahovec, Kosovë

GUMËZHIMI I BLETËS, KËRCIMI I SALMONIT

I flakët, ah sa i flakët unë
erdha me vrap në verë
me gumëzhimën e bletës në flokë të mi: Ah
vasha, vasha, unë bllokohem
në virgjerinë tuaj
endëse
unë
thej vegjën e grabujës
dhe biej në flokë, në mullarin e sanës; aq i flakët për
asgjë, për të qenë pesëmbedhjetvjeçar, për gumëzhimën e bletës
në kokën time, Më ndihmo Zot, ajo
më sëmbon dhe thumbon, ajo
djeg
si kofshë e vashës unë
tërheq klithmën me vete
në pickim, nën sfurkën e gjyshit
tim atje lart duke e tundur vetën
drejt diellit, unë vrapoj
me entuziazëm,
digjem
përrteth gungave në fushë drithërash
në drejtim të fjordit , hedh trupin tim
në të, rrëeshqas në sergjen: unë zhytem
duke gurgulluar në thellësi, dhe si një
kërcim Salmoni pëlcas nga erësira
e peshkut, rrymave, urgjent me spermë
ah
çurgë- vrrullshëm, në hark eliptik
Unë vi, goca, duke thyer tërthoras
Fytyrën e ujit, unë shkoj nëpër leshterik dhe yje deti
Rrëshqas nëpër bari ngjalash dhe gurëve të rrubullakët,
të rrafshtë: tundem i lirë nëpër ajër, vajza!
Ku insektet gumëzhijnë kah unë: bletët, grerëzat.

TË DEHURIT DHE GJYSMË- ESULLIT

Të degurit me emra aq madhështor
si Konrad ose Adolf rrinë
në skaje të qytetit Molde. Tani dhe sërish ata këndojnë
pervjedhur në erë kah ne; këngë të vjetra popullore
ose ungjij të zymtë për kryqin
dhe anën e përgjakshmë. Në periferi gjithashtu, bredhin
gjysmë- esullit, psh. Lundli, i cili njëherë
e kaloi shkollën e lartë: netëve ai coptonte
dhe priste pjesë të mëdha të drunjëve, tingujt latuan në rrugët e tyre
deri në gjumin tonë, ne fëmijët, të përzier me ëndrrat tona
të fluturimit mbi maje- kulmesh, ose duke tërhequr peshkun e madh
nga liqnei malor i cili përhershmërisht ishte errët thellë atje poshtë

Një ditë kryqi i tij ishte gati, Lundli ecte
ngadal në velën e tij të bardhë posht rrugës kryesore
me kryqin e fuqishëm në shpinën e tij.
Pas tij ecnin të dehurit, Konrad, Adolf
dhe të tjerët , dhe pastaj tufë fëmijësh: unë mbaja
fortë në xhep gështenjën e egër nga druri i oborit të kishës.
Lundli qante me një tenor të kthjellët dhe falsetto TI DUHET TA NGRISËSH LART
KRYQIN DHE TË MË NDJEKËSH MUA THA HYU! Fjalët e tij pushtoi
si zjarri Konradin dhe Adolfin, buzët e tyre
të trasha pijanece u përgjigjën: me ndjek, tha Hyu!
Dhe Hallellujah! Dhe Hallelluja! Duart e tyre të bardha
Vallëzuan si krih në ajër

Parada pendestare kalo Hotelin Aleksandra.
Në bar shkëlqenin fytyrat pembe të homoseksualëve
dhe të shkurorëzuarit e moshuar në dritare: i dehur, pederi i përhumbur
Jens në kat me katror të shitësit dhe me kravatë poshtë shkallëve
nga hoteli iu bashkangjit paradës. Hansen
teneqe-punues i vjetër, i shkurirëzuar para tridhjet vitesh, me zëmrën përplot
pështymë nga fëmijët e tij, erdhi duke rrëshqitur
ngadal mbrapa në kostumin teper të ngushtë
martesor dhe barkun e dridhur: ra në thembrat
të Lundlit gjysmë- esull, i cili këndonte MË NDJEK
MË NDJEK THA HYU SEPSE I SHËNDOSHI
NUK KA NËVOJË PËR MJEK POR ATA TQ CILËT JANË TË SËMURË
NË MËKAT EJANI EJANI TË GJITHË JU QË KËNI BË MËKATË
dhe jashtë nga
kalata erdhi kukulla e vjetër Karen, ashtë e lëkurë, e cila
tabaka e shitësit të birrës dhe e cila njihte
rajsfershluset e qytetit me mirë se cilado rrobaqepëse
gazmore : jashtë nga kasolla dhe kanalizimet e portit
ajo erdhi
duke u valëvitur në paradë.

Lundli gjysmë-esull ishte gati të zhburoset
nën kryqin e rëndë të cilin ai e kishte prerë
dhe zdrukthëtuar sëbashku në natën e errët dhe të gjatë, gozhdoi
shpejt me gozhda të ndryshkura, mbetjet Gjermane. Nga largësia
erdhën gjëmimet, rrufeja preu qiellin:
Tani
parada pushtoi sheshin dhe reja qëndroi shtrëngueshëm
mbi të dehurit dhe gjysmë-esullit, fëmijët, homoseksualët,
të shkurorëzuarit dhe zonjave të errëta të cilat qanin Hallellujah!
Lavdi Hyut! Me këtë rigat e para të shiut
spërkatën Lundlnin në skalpin e tij të bardhë. Prifti
i famullisë u takua, në të zeza, policia me të gjitha pajisjet
dhe infermieret në të bardha e mbanin Lundlin. Shpuan
gjilpërën në të derisa ai thërriti në mes të shiut dhe erës
LAVDI HYUT TË GJITHË MËKATARËT PËR KËTË HIRËSI MBI HIRËSI
MERRE KRYQIN TËND DHE NDIQ HYUN. Pastaj ai u zbeh,
iku në ambulancë derisa Konrad dhe Adolf
vazhduan ta mbajnë kryqin në stuhi në qytetin Molde

Prifti i famullisë u ngrit me petkat e zeza të shërbesës
në kutinë e margarinit të Lundlit në qoshë: Ik në Shtëpi!
ai urdhëroi, kjo është budallaki, sëmundje, po
çmendi. Jesui nuk kishte menduar
literalisht me fjalimin e tij rreth kryqit, simbolika
është e tëra, të përsiatet, bërtiti prifti
nga kutia e gjysmë- zgjuarëve. Pastaj qiejtë u ndanë
mbi qytetin Molde dhe rrufeja preu errësirën sikur
shigjetë e përflakur dhe e goditi kullën e kishës: këmbanat
bën kaskadë të rrahurash, vet toka u dridh dhe sikur
vërshima e Noas
tani erdhi shiu. Unë me çizme të mëdha klitha kah shtëpia,
mora rrugën e shkurtë përmes oborrit të kishës, rrëmbeva
gështenjat e egra të cilat notonin në lëvozhgat e tyre të gjelbërta
nga varri në varr

Dhe pas bukës, margarinës dhe shurupit
nata erdhi me ëndrrat e saja për ne fëmijët
dhe gjysmë- esullit dhe mëkatarët: në fluturuam pa krih
mbi qytet, u ngjitëm në qoshe si tufë zogjësh
me Lundlin gjysmë- esull dhe kruqin e tij në avantazh, u ngjitëm
kah qielli ku peshku i madh notoi
nga thellësitë e pafundme të errësirës

PRANVERA

Pranvera! Fjalë e vjetër e mrekullueshme për
erërat e buta nga Jugu kur të gjitha ulluqet
në qytet kanë gurgulluar vetën të ngjirur me shi dhe baltën
e spërkatur deri në qiell (dhe në mua!) nga autobusët
e verdhë nëpër qytet:
ndrresat e poshtme të gjata dhe çarqafët e tërhequr si shiritat
triumfues në erë nga vija e nënës, fillimi
dhe digat që shpërthejnë, rrëkeja nxiton
poshtë përgjat limuiut Molde, derdhet atje në fjord
por si balenat që ngrisin erërat
në qiell dhe zhyten me zëmër të madhe
thellë në ujët e akullta. Ah, pranverë e fëmijërisë! Ti erdhe

me erërat e lehta në petkat e pastërta të nënës në vargje
dhe teshat e tërhequra jashtë sikur pullat e mëdha postare: të medha
të kuqe apo të gjelbërta nga Spanja të cilat qenë prerë
në qoshe, ku është koleksioni im i pullave të fëmijësirë?
Në papafingon e shtëpisë së vogël të nënës në pranverë, është atje lart
shkalëve lëkundëse, të ruajtura me ëndrrat
tjera të vjetra në atë papafingo të hollë dhe të errët: akuarelet
e mia, sharra ime dhe shperpllaka
dhe herbariumi im me Lulebardhe e Shën Olafit
që e gjeta në pyjet e pubertetit tim (dheu i lagur dhe fieri, gishtat e hollë nën
Fier). Tani

vjen në pranverën e plotë me ndjenjat e saja të forta! Zemra
rravguese (e madhe, ajo nga largësia) shkallët
rënëse që mpreht shtrihen dhe fërgëllojnë përpjet
kah papafingo e shtëpisë së fëmijërisë sime. Hap
dritaret e papafingos dhe errërat e buta nga jugu lëvizin
shkëlqejnë në ëndrrat e fëmijërisë sime. Zë bilbili depërton
dhe papritmas unë plas, si mështekën e vjetër
në kopësht, në ngazëllimin mendjelehtë jeshil

knut

Informacionet gjenerale

“Gumëzhimi i bletës, Kërcimi i salmonit”
Knut Ødegård (Knut Odegard)
Botimi i parë: Mars, 2012
Ky botim është i mbrojtur me të drejtën autoriale, si “libër autorial I autorit Norvegjez Knut Ødegård (Knut Odegard)”. Të gjitha të drejtat i takojnë Autorit, si
pronë intelektuale individuale. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të kopjohet,
transformohet në cilëndo formë, pa pëlqimin ME SHKRIM të Autorit apo edhe
përfaqësuesit të tij ligjor për Kosovë; Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi- FEKT
Cila do kërkesë lidhur me këtë botim duhet t’i adresohet botuesit të këtij publikimi.
Të dhënat e botuesit:
Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi- FEKT
E- mail: fekt.fceh@gmail.com
Telefon: +386 (0)49 150 868
Ky publikim është i mbrojtur me ligjet e aplikueshme të Kosovës
Copyright: © FEKT, Prill 2016
© Fahredin Shehu

SHARE
Previous articleClouds by Matsuo Basho
Next articleMarc Delouze- Francë

LEAVE A REPLY