Home Festivali ndërkombëtar i poezisë Ediconi 1 Ibrahim Berjashi- Montenegro

Ibrahim Berjashi- Montenegro

2221
0

TAKOHEMI N` ËNDRRA T`BARDHA
Jemi zhvendosur me ceremoni breshëri
Edhe vapë zeniti në shpirt
Fortesa pagane u bë gërmadhë
Iku aroma e rozmarinës
Nga duart e djersitura
Ka mbetur bensedini engjëll
N` k` të pyll krizantemash
Kryepersonazhet mungojnë
Sa nostalgji e trishtë
Nuk ka art ky teatër vjeshte
Vera s` ul dot perdet
Natë hamletiane
A mund t` kthehet e humbura
Ofeli, a mund t` kthehet
Shekulli i munguar
Dua t`them diçka n` vesh
Takohemi n` ëndrra t`bardha
Që t` lindim përseri

TE ULLIRI I MOÇËM

Po pi me fund kupat e vetmisë,
Duart tua të mendafshta
Nuk i zgjat dot,
Mbi trupin tim të djersitur,
As pas tremijë shekujve.
Kafeja ekspress ka shije ulliri,
Edhe aromën e puthjeve
Ulërimë
Shpirti është mbuluar me gjethet tua
Vreshta qenka zverdhur e tëra
Herë godet e trishtë
Herë ngushëllon me zjarr
Pemë e zverdhur ,
Princesha ime deri në amëshim
Në limanin e pritjeve
Vijnë liburna ilire kokëgjarpëri
Edhe dehemi nostlagji mitike
Mungon ti edhe taverna verore

P U H I Z Ë
Bëhem xheloz i çmendur,
Me hipokrizinë e detit,
Që vrapon pas hijes sate…
Ti vjen butë,
Miklon shpirtin tim të trazuar.
Njëmijë herë më qorton:
-Përse mërzitesh si bebush?
Derisa më fundos të tërin,
Qengj me ninulla molle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here