Home Ballina Ilir Shaqiri- Kosovo

Ilir Shaqiri- Kosovo

4516
0

Jetëshkrim

Ilir SHAQIRI u lind më 06. 12.1960 në Burojë të Drenicës.
Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren.
Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë.
Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”.

Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë.
Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë.
Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar.

Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë:
“Djem petrita ka rritë Drenica” (1986). “Luma e kuqe ka lidhë besë” (1987). “Falë të qoftë gjaku Kosovë” (1988). “Fjalët e qiririt” (1989). “Plisat udhëtojnë kah dielli”, video-projekt (1990). “Prite – prite” (1990). “Këngë e rrallë” (1991). “Kthehu”, video-projekt (1991). “Këtu kam folenë” (1992). “Liri” (1993). “Liri”, video-projekt (1993). “E nesërmja lindë sot” (1994). “Unë jam këtu e këtu do të jem” (1995). “Ta shoh blerimin në sy” (1996). “Tingujt e zjarrtë” (1997). “AD – Vite të rëndësishme”, film artistik (1997). “Kushtrimi i Drenicës” (1997). “Ringjallje” (1998). “Zëri i kryengritësve” (1999). “Çlirimtari” (1999). “Thirrja e shpirtrave” (1999). “Nderi i Dardanisë” (2000). “Garda e Kosovës” (2000). “Këngët e përndritjes” (2001). “Bota e rinisë” (2002). “Lugina e dashurisë” (2003). “Kujdes lirinë” (2004). “Dridhe Shkup e Shkodër” (2005). “E di një këngë për ty” (2006). “Pranë diellit” (2007). “Kudo emrin ta shkruaj” (2008). “100% SHQIP” (2010). “Heroizëm dhe dashuri” (2012) – 100 këngë të përzgjedhura në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës” Prishtinë, 2014.
Ka botuar romanin “Tan Temali”, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2014.
Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2016.
Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë” RTK, 2014.
Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare” RTK, 2017.
Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet” Kinematografia e Kosovës, Prishtinë, 2016 – 2017.
Autor i libretit për kantatën “I miri i motrës” të kompozitorit Korab Shaqiri, 2018.
Ka botuar poemën me 1200 vargje “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 2018.
Ka botuar vëllimin poetik “ITH”, Shtëpia botuese Toena, Tiranë 2019.

Ka interpretuar në filmin artistik “Vite të rëndësishme” 1997.
Ka interpretuar mijëra këngë shqipe, nëpër mijëra koncerte (shumica prej tyre humanitare), nëpër shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarët: në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi, Turqi, Bosnje, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Çekosllovaki, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë, Danimarkë, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA, Kanada dhe Australi.

Ka qenë drejtues dhe udhëheqës artistik i ansamblit “Drenica” 1983 – 1990.
Në vitin 1998, ka mbajtur 109 koncerte nëpër Evropë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në vitin 1999, gjatë luftës çlirimtare është anëtar i Trupës Ushtarake – Artistike, themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Është pjesëmarrës i shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe letërsisë, si: “Festivali i folklorit burimor” Drenicë 1983, 1987. “Festivali i Shoqërive Kulturore” Kaqanik 1984 dhe në Therandë 1985. “Fest-Arb” Shkup 1992. “Festivali i këngës në RTSH” 1992, 1993, 1994. Festivali “Special avard folkmoot USA” Karolinë e Veriut 1994. Festivali “Kënga shqiptare” Prishtinë 1995. “Festivali ballkanik i këngës” Bruksel 2000. “Polifest” Prishtinë 2000. “Nota-Fest” Shkup 2002. “Oda dibrane” Dibër 2002, 2004, 2005. Festivali “Kënga arbëreshe” Kalabri 2017. “Festivali i këngës lirike – epike” Mat 2016, 2018. “Festivali ndërkombëtar i poezisë” Kosovë 2018. “Ditët e Letërsisë Shqipe” SHBA 2016, 2018.

Është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit me çmimet e jurisë dhe publikut si: “Fest-Arb” në Shkup 1992, “Kënga Shqiptare” në Prishtinë 1995, Festivali ndërkombëtar “Special avard folkmoot USA” në Karolinën e Veriut 1994, “Zambaku i Prizrenit” në Prizren 1996. “Këngëtari emblematik i Ballkanit” në Bruksel 2000.

Është nderuar me “Mirënjohje” nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1999. “Mirënjohje” nga Shoqatat e dala nga lufta e Kosovës 2000. “Mirënjohje” nga TMK – Trupat e Mbrojtjes të Kosovës 2002. “Nderi i Odës Dibrane” Dibër 2004. ”Nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve” Pukë 2009. Urdhri “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë 2011. “Mirënjohje” nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë 2014. “Medalje” nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë 2014. “Mirënjohje” nga shoqata letrare “Kuvendi” Michigan – SHBA 2016. “Mirënjohje” nga Kryepeshkopi kontinental i arbëreshëve, Ungro – Kalabri 2017. Titulli “Kalorësi i Skënderbeut” nga arbëreshët në Kalabri 2017. “Mirënjohje” nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës 2016. “Qytetar nderi i Bashkisë Mat” 2018. Titulli “Nderi i Republikës së Kosovës” nga Presidenca e Republikës së Kosovës 2019.

Titujt:
Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
Magjistër i Letërsisë
Kalorësi i Skënderbeut
Nderi i Republikës së Kosovës

Veprimtaria e tij kreative është përmbledhur në monografinë “Heroizëm dhe Dashuri” , me autor prof. dr. Kudusi Lama, botuar nga LSHK, 2012.
Është anëtar te “Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës”.
Biografia e tij është përfshirë në “Leksikonin Enciklopedik” të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, 2020.
Vokacioni i tij është muzika, proza dhe poezia moderne.
Aktualisht është “Mbikëqyrës artistik për programe të veçanta” në Radiotelevizionin e Kosovës.

STINË ALEGORIKE

Jo fort e kuptueshme kjo pranverë e njëzetës
Me rregulla t’rrepta, masa, shtrëngim
Dhe bota shprehet, thërret, nuk ndalet
Me të vetmen fjalë: vet izolim!

S’ka akullore në cep të sheshit,
As s’ka lypsarë në trotuar
Ka veç policë me goje t’mbullura,
Një gjendje e trishtë dhe e pangjarë.

Dhe humb shikimi përtej së dukshmes
I pafuqishmi mendim, humbak,
Një ambulancë merr kthesën fort
Para një lajmi që vjen pas pak…

Perde lëshuar, heshtim të ndrojtur
Të armatosur veç me durim
Dhe as kujtimi nuk vjen i shkoqur
Siç pas harrimit një përqafim!

Hapet kosishta mbi flokë të thinjur
Dhe numrat rritën ditë e përditë,
Çfarë është ky djall, tinëzar, i frikshëm
Që vjen papritur e na kositë?

Kush i dha leje të niset globit
Me hyrje-dalje pa pasaportë?
Apo, gjithçka s’është n’dorë të Zotit,
As n’dorë të shkencës qëkur u mposhtë.

Plot 70-vjet, atë e tkurren,
Brram…, në një qoshe, ia shthuren fijet
Dhe për pasojë i ngritën armët
Që të luftojnë, t’i pushtojnë yjet.

S’dimë ku ta hedhim peshën e fajit
Sa larg e lart të hedhim gurë,
Ka pasur të zeza e vite të mbrapshta
Por koha e tyre nuk është bërë kurrë.

Teksa të betuarit e Hipokratit
Kësaj batërdie po i rrinë në ballë
Me mund Sizifi, të pa dorëzueshëm,
Engjëj, heronj i kemi shpallë!

Kush do e zbuloi një ditë të re
Që jetët tona, kot t’mos mërgojnë?
Nëse e nesërmja shthurur do ngryset
Zogjtë zoologë do t’na gërmojnë…

Këndej të vetmit ata do mbesin
Ato që i bëmë keq, shpejt do t’i prishin
Në degë ullinjsh do të ligjërojnë:
Njerëzit e Planetit të paditur ishin…

Dhe dikur lodhëm, paksa dremitëm,
Qetësisht qepallat ngadalë i mbyll
Ca ëndrra e zhgjëndrra bashkë lebetiten
Për kartëmortoret të varura n’shtyllë.

Kjo pikë e zezë nën hark të hënës
Si bebëza e syrit nën qerpik
Është shenjë e vlefshme për hatër t’këngës
Për hatër të ëndrrës me pak muzikë.

Kur t’i numërojmë vitet, shaluar,
Aromën shtarë në shteg të stinës,
Çfarë ishte malli në të munguar?
Mall i pathënë i Doruntinës…

Patjetër nesër do i zgjasim duart
Do ngjatjetohemi rishtazi moj mike
Do flasim urtë, me afsh t’purpurt
Për stinën – normë – alegorike…

E koha ecën…, e jeta rrjedhë…
Ditë pranverore, të tjera vijnë
Si para lajm, n’mes të universit
Dy akullore në buzë na shkrijnë!

Ilir SHAQIRI
4 prill, 2020, Prishtinë

ALLEGORIA DI UNA STAGIONE

Incomprensibile è questa primavera del venti,

con queste regole rigide, misure, coercizioni.

E il mondo parla, grida, non si ferma

davanti all’unica parola: autoisolamento!

Non ci sono gelati negli angoli della piazza,

nessun mendicante sul marciapiede,

solo poliziotti a bocca serrata,

tristezza e imprevedibilità.

E smarrisco lo sguardo oltre il visibile.

Pensiero impotente e sconfitto.

Un’autombulanza veloce svolta

prima che arrivi la notizia…

Tende dimesse, timidezza silenziosa,

armate solo di sofferenza.

Il ricordo giunge sgranato

come un abbraccio oltre l’oblio!

S’allarga la falce sui capelli grigi

e i numeri crescono di giorno in giorno.

Cos’è questo diavolo, insidioso, spaventoso,

che arriva all’improvviso e ci miete?

Chi gli ha dato il permesso di invadere il mondo

entrando e uscendo senza passaporto?

Non è forse tutto nelle mani di Dio?

Neppure in mano alla scienza sconfitta?

Da 70 anni è rimasta inascoltata.

Brram…, in un angolo, le hanno staccato i fili

e hanno alzato le armi

per combattere, per conquistare le stelle.

Non sappiamo a chi dare la colpa.

Fino a dove lanciare pietre.

Abbiamo conosciuto oscurità e anni bui,

ma il loro tempo non è giunto mai.

Così i fedeli di Ippocrate

che fronteggiano questa orda nemica,

come Sisifo, inarrendevoli, 

li abbiamo proclamati angeli ed eroi!

Chi mai renderà possibile un giorno nuovo

affinché le nostre vite non vadano perse

se il domani avanza così nuvoloso?

Gli uccelli come zoologi ci scopriranno…

Qui resteranno solo loro

a distruggere le malefatte.

Tra i rami d’ulivo terranno lezione:

le persone del pianeta erano ignoranti…

Ora sono stanco, un po’ addormentato

chiudo lentamente le palpebre.

Sogni e incubi s’intrecciano

tra gli annunci funebri attaccati al palo.

Questo punto nero sotto l’arco della luna

come pupilla d’occhio sotto la ciglia

è un valido segno per il bene della canzone,

per il bene del sogno con poca musica.

Quando conteremo gli anni passati,

il profumo fragrante di ogni stagione.

Di cosa avremo nostalgia?

Dell’amore indicibile di Jurendina!

Di certo tenderemo le nostre mani,

ci abbracceremo tra amici e amiche,

parleremo con saggezza, chiarezza e sicurezza 

di quella stagione – norma – allegorica…

Intanto il tempo passa…, la vita scorre…

Giorni primaverili, altri ne verranno

ad annunciare da lontano, dal centro dell’universo,

due gelati che si sciolgono sulle labbra!

Ilir Shaqiri, Kosovo

(Adattamento italiano di Pino Cacozza, Italia)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here