Khedija Gadhoum- Tunizi- SHBA

Khedija Gadhoum- Tunizi- SHBA

1449
0
SHARE

Khédija Gadhoum, (Tunizi-ShbA) është poete dhe përkthyese letrare. Ajo është autorja e celosías en celo (Spanjë 2013), más allá del mar: bibenes (Spanjë 2016), Oltre il mare: bibenes (Itali 2019). Përkthimet e saja përfshijnë: Voces desde Taiëan: Antología de poesía taiëanesa contemporánea (Spanjë 2017), Taiëán no es un nombre. 19 poetas taiwaneses contemporáneos (Kolumbi 2020)and Ditari i Jaseminave të Bardha: Antologji e Poezisë Moderne Tuniziane të Përkthyera (Taivan 2020). Ajo ka përkthyer nga gjuha spanjolle në anglisht, dhe nga arabishtja në gjuhët angleze dhe spanjolle, poetë nga Afrika, Evropa, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Azia Perëndimore. Ajo aktualisht po punon në përkthim të një antologjie të poezive nga Iraku, prej arabishtes në spanjisht. Ajo është finalist në  XXV Concurso Voces Nuevas de Poesía. Ajo ka marrë pjesë në lexime të poezive dhe festival në ShBA, Amerikë Latine, Evropë, Azi dhe Afrikë. Poezia e saj është përkthyer në disa gjuhë botërore. Ajo ka bashkëbunuar në disa revista letrare dhe poetike dhe gjithashtu në përkthime. Ajo mori titullin M.A dhe Ph.D. në letërsinë dhe kulturën moderne Amerikano-Latine nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, dhe së fundi është pensionuar nga Universiteti i Xhorxhias. Ajo është anëtare e PEN America.

BUQETË

  1. DEEP

kur virtyti bie

humnera na kujton të zgjedhim

emrat tanë përderisa

e heshtjen zhveshim

do të jesh i figuracioni i parë

dhe sigurisht jo i fundit mes

të pamurit dhe të qenurit i fshehtë

i panjohur për të kaluarën tënde të errët

do të rritesh

pa famë (zjarr) do të shndrisësh

mbi narracionin tënd do të flasin

por ti vazhdo të fluturosh lartë

si një top pambuku i lehtë e i vogël

duke shpalosur pergamenën e thellësisë

Ushqim Komod mes orës 10:30 deri në 2:00 pasdite

Merr frymë thellë, dëshiron të ulesh

Gati për të porositur në portë e një gjuhe të re

menyja e të hënës përfshin domate të ziera & bukë misri

           dhe pastaj

të martën servojmë pulë të fërguar me salcë dhe ti bëhesh

           lufta e vetme mes realitetit dhe dëshirës për të fituar derisa

perimet e së mërkurës me rrepë dhe fasule për stomaqet që gumëzhojnë

& e enjtja është dita jonë e gjelit të detit me mbushje bashkë me biseda të zbukuruara me ëmbëlsirë

           që duan të zbulojnë atë çfarë po përtypje nga shtëpia duke pritur

mustakun e së premtes me patate

entuziaste për mikpritjen Jugore

Plantation Buffet në Xhorxhian zemërgjerë.


2. PËRSËRI (kundër)

Në fillimet e shoqërisë, secila qenie është njeri

James Arthur Baldwin

Lëkura ime            përsëri            zhargoni im            zbatica rrezikon

           Anën e zezë            të fshirë nga          pjesëza           
të rëndomta            kush jemi ne                      lëvizje përsëri

Sisyphus i përmbysur

Vdekshmëria e gdhendur    është shkëmbi        

që nuk mund                       Të jetë                           në kurthe

Imiton            gërvishtjen            në analogji

Çfarë?

Dhe rrjedha boshe            do të jetë

Rruga e palodhshme   që refuzon

t’i dorëzohet gravitetit

Thanatos

Nuk është qëllimi yt.

—“Qëlloje kush po vjen për darkë?”

Një Grup i Madh Zezakësh i Mësuar me Kulturën e Pambukut NË SHITJE.

HANNIBAL, 24, karakter i mirë

PRINCI, 27, shofer

BETSY, 40, infermiere

FOSHNJET, 9 muajshe

TOTALI: $1,270           

Kushtet: Kesh. Ne shesim gjithçka pa kursim.

—“Si mund ta kuptojmë këtë marrëzi?”

           ne qeshim

           imitojmë të qeshurit

           kur zhvillohemi në terrorin

e keqkuptimit njerëzor.

—“Çfarë do të thotë të jesh i Zi në Amerikë?”

           Ne zgjedhim të banojmë në lëkurat tona

           e gdhendim elasticitetin tonë në ngjyrën e printimit 3d

           nuk na lejohet të ndryshojmë kodet.

—“Çfarë do të thuash?”

           Stinë quhem në Amerikë,

           Gjithmonë jam e lirë të luftoj, asnjëherë e lirë të pushoj

“Dhe përgjigjet e të gjithë pyetjeve tua janë”:

           Brenda vetes sonë

           Kundër sistemit

           Harresë e dukshme

”Në kujtim të viktimave të padrejtësisë racore dhe brutalitetit të policisë”.

#BLACK LIVES MATTER.

3. MISTIKA

Ata thanë: je bishë dhe një grua e rrezikshme. Unë po them të vërtetën. Dhe e vërteta është e rrezikshme.

Nawal El Saadawi

1.

Firdeusi gatoi, fshiu dhe u lut

një qeli ku dritaret dhe dera ishin të mbyllura ngushtë

e Toka jehonte atë çfarë po na vinte

ishte një aksident… apo s’ishte?

ajo nuk mundi të çlirohej herën e parë

e rrëmbyer nga burra të armatosur

plot urrejtje nën qiellin e zhveshur

trupi i saj i rrethuar po kërkonte prehjen

ajo është një ode në përsëritje

ajo është e lirë të bëjë çfarë të dojë, dhe e lirë
të mos bëjë… një iluzion që zhytet larg dhe humbet

lutje të përmbytura që rritën e zbehën

mistikën e saj por jo dhe Zotin.

2.

Nderi kërkonte shuma të mëdha parash për t’u mbrojtur

AI tha duke u ndjerë i pavlerë në labirintin e Evës

i ditur në rregullat fetare ai sundon

fantazi që s’e mbushin shpirtin kurrë

AI donte ta mposhte

dashurinë para se dashuria të vinte në qytet

Ai donte të pushtonte me një zar të ri

që ia vendos çmimin një trupi

që ajo s’e posedonte

AJO u përgjigj duke përpëlitur

a të pëlqejnë portokajtë apo mandarinat?…

ai gjuajti një monedhë mes gishtave (të saj)

Ishte sikur ai ta hiqte një mbulesë nga

sytë e saj dhe ajo po shihte për herë të parë.

çfarë në të vërtetë ndodhi nuk është ajo çfarë po mendoni.

SHARE
Previous articleAshraf Aboul-Yazid/ Egypt
Next articleEditoriali 2021

LEAVE A REPLY