Në Dubai botohen poezitë e poetit Fahredin Shehu

Në Dubai botohen poezitë e poetit Fahredin Shehu

1159
0
SHARE

Antologjia Poetry Tree, ose Pema Poetike, botohet në Dubai

Antologjia Poetry Tree, e edituar nga poeti, kompozitori dhe gazetari Adel Khozam nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është një përmbledhje voluminoze e poezisë bashkëkohore botërore, ku janë përfshirë edhe poezitë e poetit Kosovar, Fahredin Shehu.

Antologjia është e lidhur me projektin gjigant DUBAI EXPO 2020 ku janë përfshirë poetët e shquar, ndër ta edhe të nominuar për çmimin Nobel.

Kjo antologji është projekt më i madh letrar që ndonjëherë është shfaq në ndonjë Panair inovacioni.
Tema e Antologjisë është: ” Bashkimi i mendjeve, ndërtim i ardhmërisë”, ku përfshihen 400 poetë nga 192 shtete.

Edituesi z. Khozam, është figurë e shquar e kulturës dhe medieve, ai ka fituar çmime për komponime muzikore, letërsi dhe aktualisht ësht drejtor i TV Dubai Media Incorporated dhe shkruan kolumne javore me gazetën “El Ittihad” ne Dubai që do të thotë se kjo Antologji do të ketë edhe mbulesë të shkëlqyeshme mediale.

Sipas Shehut, është vërtet privilegj jo vetëm për atë, por edhe për faktin se me ftesen nga Emiratet, Kosova nuk është anashkaluar dhe se poezia jonë është pjesë integrale e poezisë botërore.

https://telegrafi.com/ne-dubai-botohen-poezite-e-poetit-fahredin-shehu/

LEAVE A REPLY