Ja çfarë mrekulli bën Poezia
Një mysafire shumë të veçantë në ambasadën e Kosovës, znj. Gili Haimovich e cila rishtazi vizitoi Kosovën dhe mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec. Zonja Haimovich tregoi për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen unike të kosovarëve gjatë gjithë vizitës së saj. Krenare që mikpritja është pjesë e traditës dhe kulturës së vjetër të shqiptarëve.
E përgëzoj z. Fahredin Shehu dhe të gjithë ekipin për këtë organizim, duke i lidhur të dy vendet përmes poezisë. Poezia është një nga mjetet më të mira për të krijuar lidhje shoqërore midis njerëzve.
Ambasada jone është e përkushtuar për t’i dhënë një rëndësi të veçantë të gjithë artistëve të Kosovës. Faleminderit për dhuratën shumë të çmuar Gili 🇽🇰 🇮🇱