Niels Henrik Hooge, magjistër i Drejtësisë dhe magjistër i Arteve në Filozofi. Interesimi i tij i madh në ambient dhe qëndrueshmëri daton qysh para shumë kohës dhe ai këtë e manifeston në aktivizim, bashkëpunim me OJQ të ndryshme në Danimarkë dhe më gjerë, si dhe në shumë lloje të shkrimeve. Përveç shkrimeve editoriale në revista të mjedisit, ai ka publikuar disa libra, duke përfshirë romanin më të fundit të titulluar ”Kosova” (2016) dhe koleksionin e poezive “Grøn nation” (Green Nation, 2015), “Miljødigte” (Poezi për Mjedisin, 2018), “Miljødigte 2” (Environmental Poems 2, 2019) and “Miljødigte 3” (Environmental Poems 3, 2021).
Poezitë në vijim janë nga koleksioni “Grøn nation” (Green Nation, 2015), duke iu falënderuar shtëpisë botuese Mellemgaard.
Portret i aktivistit të gjelbër
Parodi e një CV-je:
Profesoni: Ndërtues i
Një bote te re.
Udhëtues në vetëdijen ekologjike.
Lloji: Klishe prej intelektuali.
Jo vetëm reflektues, po edhe burrë
Apo grua vepruese.
Vetpërshkrim: Fitues dhe lehtësues i progresit shoqëror.
Edukimi: Shkolla e goditjeve të rënda.
Ekspert në rritje dhe ulje.
Motivimi: Solidariteti me të dobëtin
dhe të shtypurin, biosferën dhe krijesat e gjalla.
Stabiliteti: Njëqind për qind.
Nuk mund të korruptohet apo bindet.
Forca shtyse: Indinjata (bashkë me një presion të brendshëm
konsiderueshëm).
Drejtimi: Ndjek principe
të pandryshueshme.
Interesat: Shpërfaq intriga
që zakonisht dështojnë.
Referenca: Tradita
revolucionare.
Shkon lartë në valën historike
Kur bota përmbytet.
Orari i punës: Aktiv më së shumti
Kur bota është në rrezik.
Por është i famshëm vetëm për kohë
Të shkurtër.
Rroga: Punon pa pagesë
dhe vazhdimisht.
Është i gatshëm të sakrifikojë jetën familjarë
si dhe çdo gjë tjetër.
Rrjeti: E gjithë bota.
Ambicia: Të fluturojë si raketë
Në qiell si shenjë e agimit të një kohe të re.
.
Përshkrimi metafizik i kombit të gjelbër
Kombi i gjelbër ka këto karakteristika:
Rrjedh nga nevoja për të filluar
dhe mirëmbajtur zhvillimin e qëndrueshëm
dhe përmban në vetvete rezultatin primar
të këtij zhvillimi .
Është njëkohësisht mundësi dhe realitet
dhe lëvizje që udhëhiqet nga mundësia
në realitet.
Tranzicioni i së gjelbrës botërore:
Si kauzë, është fillimisht – në lidhje
me vetveten – sepse përmban efektin
personal të saj.
Andaj, zhduket nëse është shkaqet ose pasojat
hiqen dhe materializohen dhe
njëra nga ta vjen në ekzistencë.
Kombi i gjelbër mund të ekzistoj apo të mos ekzistojë
si mundësi apo nevojë, mirëpo nuk mund
të ekzistojë si të dyja në të njëjtën kohë: Nëse nuk do
të ekzistonte, do ta kishte të pamundur të ekzistonte
këtu dhe tani dhe nëse vetëm do të ishte
e mundshme, nuk do të mund të ekzistonte në të ardhmen
përveç nëse do të ishte e nevojshme.
Sidoqoftë, ekziston apo jo domosdoshmërisht
nuk do të thotë se është një vlerë e shtuar për konceptin
i cili tashmë posedon të gjitha pronat
e nevojshme.
Andaj edhe si mundësi, kombi i gjelbër
është i nevojshëm por edhe si joekzistent,
ai ekziston.
Edhe pse i nevojshëm, nevoja e tij është shkaktuar
nga diçka tjetër. Andaj, është edhe
objektive dhe shkak i një përfundimi.
Nevoja e tij rrjedh nga nevoja për
mbrojtje të mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm,
që përmban arsye, sepse është arsyeja e vetme efikase,
është gjithashtu qëllim në vetvete.
.
Si objektivë kryesore, kombi i gjelbër nuk
e justifikon asnjë mënyrë, vetëm ato të cilat
do të ishin të lejueshme, jo vetëm për
realizimin e kombit të gjelbër, por
edhe për çfarëdo qëllimi tjetër.
Në kapacitetin e saj si objektivë dhe mënyrë,
posedon të gjitha karakteristikat që duhen
për të pasur qëllim dhe mënyrë, p.sh. të njëjtat prona
mund të gjenden në qëllime e mënyra të tjera
por jo në të njëjtën masë.
Shembuj të këtyre pronave janë: Nevoja,
efikasitetit, integriteti, liria,
drejtësia, kohezioni, cilësia, cikli i gjatë jetësor,
mirësia, solidariteti, mëshira dhe
e vërteta.
Kombi i gjelbër mishëron përmbajtjen maksimale të këtyre pronësive në lidhje me pronat vetjake dhe të ekuilibrit të përbashkët.
.
Ky maksimum përmban
objektivin që të gjitha qëllimet e tjera
të ngjashme që aspirojnë të përmbushen
dhe standardin me të cilin e
matin veten.
P R A N D A J P R E T E N D O J M Ë:
Kombi i gjelbër është njëkohësisht
qëllim dhe mënyrë, shkak dhe pasojë,
mundësi, nevojë, lëvizje dhe
realitet.
Të jemi apo të mos jemi të gjelbër – kjo është pyetja
Të jemi apo të mos jemi të gjelbër –
kjo është pyetja
Të tejkalojmë dështime, durojmë
katastrofa, jetojmë mes tragjedive
dhe të ndërtojmë themelin e një bote
krejtësisht të re pa shikuar prapa ose pa
shikuar interesa vetjake.
Me të njëjtën masë të dedikimit
të jemi të parët apo të fundit, më të lartit
apo më të ulëtit, të luajmë të gjitha rolet, të konsiderojmë
të gjitha rreziqet, të heqim dorë nga gjitha të mirat
kjo do të thotë të jesh i gjelbër.
Të pastrosh rrugën për të tjerët,
t’ia zësh rrugën tjetrit në rreshtin e parë
apo të fundit duke mos bërë tjetër pyetje
përveçse ku është më e madhe dobia
e përpjekjeve të mia
Kjo do të thotë të jesh i gjelbër.
.
Vetëkënaqësia dhe ambicia personale janë vetëm kalimtare
hijet, borxhet e papaguara janë ato që rëndojnë votën.
Të përqeshesh, fyhesh, përgojohesh,
të kundërshtohesh e diskriminohesh dhe
përsëri të fokusohesh në të mirën e përgjithshme – çfarë
është me e mira për shoqërinë dhe biosferën
kjo është të jesh i gjelbër.
Pasiviteti, indiferenca nuk është opsion,
sfidat janë të ditura, përgjegjësia
e definuar mirë – detyra është
fanari që ndriçon rrugën drejt
qëllimit.
Të integrohesh në kombin e gjelbër,
të luftosh për ekuilibër, të jetosh në harmoni me
natyrën, të mendosh me zemër e mendja, të mbështesësh
zhvillimin e qëndrueshëm – kjo është të jesh
i gjelbër.
Jam i gjelbër sepse jam i gjelbër dhe kjo
e gjitha çfarë unë do të jem ndonjëherë: vetëmohim,
solidaritet, sakrificë, nocioni i një
bote më të mirë – kjo është të jesh
i gjelbër.