Home Ballina Osman Goranci

Osman Goranci

3156
0

Osman Goranci (1956), lindi dhe jeton në Prizren. Nga viti 1978, si student në Fakultetin Juridik – dega e gazetarisë, punoi si gazetar-bashkëpunëtor kulture në Rilindje. Në të njajtën kohë, nga viti 1980/91 dhe 1999/2004,profesionin e gazetarit, redaktorit dhe të kryeredaktorit e ushtroi edhe në Radio Prizren. Nga viti 2005, punon si gazetar i pavarur në TV Opinion.

 

 

POEZITË DHE TEKSTET PËR KËNGË

 

Nga viti 1972, është anëtar i Klubit letrar “Fan S. Noli“ – Prizren. Së bashku me anëtarët e tjerë të klubit, si; prof. Abdullah Thaqi, Ruzhdi Shusha, Selajdin Krasniqi, Skendetr Zogaj, i ndjeri Faik Beqaj, etj, ka marr pjesë në shumë orë letrare që ka organizuar klubi, në qytetin dhe rrethinën e Prizrenit, pastaj në Gjakovë, Pejë, Rahovec, Prishtinë, Kaçanik, Tetovë,  Dibër, etj. Ka të botuara mbi 50 poezi në ; Rilindje, Zëri i rinisë, Kosovarja, Flaka e Vëllazërimit në Shkup, në librin “Filigran” te klubit letrar “F. S. Noli” – Prizren, në Librin e Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” – Gjakovë. Ka dhjetra poezi të përkthyera në gjuhën turke dhe sërbokroate të botuara ne gazetën “Tan” dhe “Jedinstvo” në Prishtinë, “Nada” në Zagreb, “Reporter”, “Dvoje” në Beograd, etj.

 

Në bashkëpunim me kompozitorët, e njohur kosovar, si; Severin Kajtazi, Gjergj Kaçinari, Fikrim Emra, Andin Randobrava, etji. Goranci është edhe tekstshkrues i mbi 40 këngëve, të inerpretuara nga, Nexhmije Pagarusha, Liljana Qavolli, Bashkim Paçuku, Fatmir Bajraktari, Valentina Saraqini, Përparim Dushi, Menan Kiseri, Merita Spahiu, “Elonida”, etj. Shumë prej këngëve vite me radhë kanë qenë edhe hite, si; “Baladë mbi kohën”, N. Pagarusha, “Lulja ime” dhe “Më trego vogëlushe” Elonida, “Flej Zana” Menkis, “Baladë zjarresh” Përparim Dushi, etj.

 

 

SKENARET DHE TEATRI

 

Ka shkruar skenare dhe ka bërë regjine; “Fëmijët për fëmijë”  dhe ”BOTA JONË”, me 100, perkatësisht 150 fëmijë parashkollor të qytetit të Prizrenit, të realizuar në vitet 1980/1981.

 

Në vitin 1978, bënë regjinë e shfaqjes, “KUKULLAT”, me aktorët e vegjël të teatrit të qytetit në Prizren.

 

Në vitin 1979, bënë regjinë e dramës, “Hakmarrja”, të Jusuf Kelmendit, në interpretim te nxënësve të shkollës se mesme të mjeksisë në Prizren.

 

Në vitin 1981, bënë regjinë e dramës; “I BIRI I LUGATIT”, të Kristë Berishës, në interpretim të trupës së të rinjve të treatrit të qytetit në Prizren.

 

Në vitin 1984, (i nagazhuar nga drejtori i atëhershëm i enteve parashkollore, z. Ramiz Baraku), me 250 fëmijë parashkollor të qytetit të Gjakovës, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi“, realizon spektaklin; “KARNEVALI”. Të cilin e ka shfaqur edhe RTP-ja. Për këtë shfaqje autori si dhe Kopshti i fëmijëve në Gjakovë merr mirënjohje edhe nga UNESCO-ja.

2.

 

Në vitin 1993, shkruan skenarin dhe bën regjinë e videokasetës; “KAH DIELLI“, – me Yllka Jasiqin, katër vjeçe, finansuar nga SHKA  “Jusuf Gërvalla”, në Deçan.

 

Ka luajtur role të ndryshme në Teatrin e qytetit të Prizrenit, pastaj në filmin, “ERA DHE LISI“, si dhe vite me radhë ka qenë asistent i regjisë, të regjisorëve, Luljeta Çeku dhe Luan Daka.

 

 

 

DOKUMENTARËT

 

Në vitin 2009, në bashkëpunim me TV Opinion në Prizren, pasi e fitoi grantin e AREX-it, i reralizoi pesë (5), dokumentar, “URAT”,  kushtuar personave me nevoja të veçanta.

 

 

 

DRAMAT/KOMEDITË E INSKENUARA

 

 

1 – “KUIZI O, HO, HO”  – Komedi /viti 1997, Teatri i qytetit të Prizrenit, në regji të Luan kryeziut. Në muajin gusht të po këtij viti, kjo komedi mori pjesë edhe në Festivalin veror “Ulqini 1997”.    

 

2 – “GRUAJA E DREJTORIT”, Komedi /viti 2012, Teatri i qytetit të Prizrenit në regji të Luan kryeziut.  Shfaqja u shpall më e mira në Festivalin kombëtar të komedisë në Mitrovicë, për vitin 2012, (mori katër shpërblime). Kjo komedi, u shfaq edhe në Festivalin veror, “Ulqini 2012” 

 

3 – “AUFWIEDERSEHEN”, Komedi / viti 2013, Teatri i qytetit “Hasan Prishtina” – Vushtri isë ; në regji të Fazli Muharremit. Shfaqja u shpall më e mira në Festivalin kombëtar të komedisë në Mitrovicë, për vitin 2013, ndërsa në shtator mori pjesë edhe në Festivalin tradicional të Komedisë, “Komediafest 2013” në Gjakovë.

 

4 – “ZONJA ME MASKË, –  Tragjedi / viti 2014, Teatri Profesionist i qytetit të Gjilanit, në regji të Fatmir Hysenit.

 

5 – “N’SHKOLË ME CELULAR”, Komedi për të rinjë / viti 2014, TRQ – Teatri i të Rinjve të Qytetit –  Prishtinë, në regji të Xhemi Lutës, me të cilën morën pjesë në dy festivale të shfaqjeve për fëmijë, në Drenas dhe në Gjakovë.

 

6 – MUAJI i MJALTIT”, Komedi / viti 2015, Teatri Profesionist i Prizrenit, në regji të Ben Apollonit.

 

8  – MUAJI i MJALTIT”, Komedi / viti 2016, TRQ Teatri i të Rinjve të Qytretit – Prishtinë, në regji të Xhemi Llutës. Në muajin prill kjo komedi mori pjesë në Festivalin; “Lulëkuqet e prillit 2016” në Kamenicë, si dhe në Festivalin Kombëtar të Komedisë “Mitrovica 2016”.

 

3.

 

 

 

Ç M I M E T

 

ÇMIMI I PARË – Në konkursin – Për dramën më të mirë mbarëkombëtare; “BEQIR MUSLIU 2013” në Gjilan

 

“ZONJA ME MASKË”, Dramë

 

 

 

ÇMIMI I TRETË  – Për Dramë Kombëtare; “KATARINA JOSIPI 2014”

 

“E DI LULEBORA”, – Komedi

 

 

 

BOTIMET

 

– Në qershor të vitit 2011, në bashkëpunim me Shtëpinë botuese SAS në Prishtinë, botoi ;

 

– “IKËN ME ERRËSIRËN”  /Dramë.

– “KUR TRENI VONOHET” /Komedi.

 

 

Këto ditë priten të dalin nga shtypi dy komedi;

 

“GRUAJA E DREJTORIT”

“MUAJI I MJALTIT”

 

 

 

Librat

 

Shfaqjet

Mirenjohjet

 

Mediet

 

BOTA SOT

Përmbyllet Festivali i Komedisë në Mitrovi

Bota Sot | 09.06.2013 08:57

“Aufwiedersehen”, i autorit Osman Goranci, në regji të Fazli Muharremi, në interpetim të aktorëve të Teatrit “Hasan Prishtina”, nga Vushtria, u shpall shfaqja më e mirë i edicionit të pestë.

Me disa pika humoristike të prezantuar para publikut mitrovicas nga mjeshtrit e mëdhenj shqiptarë, shkodranët, Gëzim Kruja dhe Rajmonda Marku, të shtunën mbrëma në Mitrovicë është përmbyllur Festivali i Komedisë në të cilin për pesë ditë më radhë kanë marrë pjesë teatro të ndryshme nga vendi.

Hysni Syla, drejtor i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” dhe njëherësh organizator i këtij festivali ka thënë se ky festival gjatë ditëve kur është mbajtur ka ngjallur jetën kulturore në qytetin me problem të shumta duke bërë që qytetarët e Mitrovicës ta zbardhin për aq sa është e mundur zymtësinë e përditshmërisë së tyre.

Në përmbyllje të këtij festivali i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, pastaj zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli si dhe personalitet te tjera të politikës, artit dhe kulturës.

Në fund të kësaj mbrëmjeje u ndanë nëntë çmime në mes të të cilave tri vendet e para ekipore të teatrove ndërkohë që dy artistët e njohur Gëzim Kruja dhe Rajmonda Marku u shpërblyen me mirënjohje speciale.

 

Zeri

“Gruaja e drejtorit”, komedia më e mirë

 Bekë Abazi | 04-06-2012 12:02 CET

Festivali i katërt tradicional i komedisë në Mitrovicë, që është mbajtur nga 28 maji e deri me dy qershor, ka përfunduar me sukses. Në katër mbrëmjet e edicionit është treguar nivel i kënaqshëm i shfaqjeve të pjesëmarrësve të festivalit. Këtë e kanë konfirmuar emra të njohur të aktorëve si Selman Lokaj, Nimon Muçaj, përfaqësues të teatrove të qyteteve të Kosovës dhe shikuesit nga Mitrovica, Vushtrria e Skënderaj.

Të gjitha shfaqjet i ka përcjellë juria profesionale e Festivalit, në përbërje Selman Jusufi, aktor e regjisor, Skënder Zogaj, kritik teatror dhe Sabit Idrizi, poet, të cilët në emër të jurisë së Festivalit, vendosën që në konkurrencën e shfaqjeve më të mira, juria kishte ca shtrëngime dhe dilema të vogla që u manifestuan meqenëse, për vendin e dytë dhe tretë kishte të nominuara 4 shfaqje vlerash të përafërta artistike.

Ai tha se juria kishte vendosur që çmimi i parë në Festivalin Tradicional të Komedisë, Mitrovica 2012, t’i ndahet Teatrit të Qytetit të Prizrenit, për shfaqjen e komedisë “Gruaja e drejtorit” të autorit Osman Goranci, në regji të Luan Kryeziut. Çmimi i dytë i takoi teatrit “Hasan Prishtina”, nga Vushtrria, për komedinë e shfaqur “Dhëndrri nga Parisi” të Driton Miftarit. Çmimin e tretë të Festivalit, juria ia ndau Teatrit të Qytetit të Prishtinës, për komedinë “I pangopuri”, me tekst të Nysret Simnicës, në  regji të Xhemaili Luta. Juria e Festivalit çmimin e regjisorit më të mirë ia dha Luan Kryeziut, për regjinë e komedisë “Gruaja e drejtorit”, shfaqur nga Teatri Qytetit të Prizrenit.

Ata vendosën që në kategorinë e roleve premtuese të femrave të zgjerojnë listën edhe me një mirënjohje, të cilën ua ndau 4 vajzave për variacionin e tyre shumë mbresëlënëse skenik, në komedinë “I pangopuri” të Teatrit të të Rinjve nga Prishtina, Amila Tirki, Dugu Zborça, Noor Al Khazali dhe Malbora Krasniqi.

2.Për veteranin më të suksesshëm juria vendosi çmimin t’i jep Hasim Iballit, për rolin e Sylë Therrës në komedinë “Gruaja e drejtorit”, të autorit Osman Goranci me regjisor Luan Kryeziun, të Teatrit të Qytetit të Prizrenit. Dashurim Saqipi me rolin e Mitatit, në shfaqjen “Miu në xhep” të Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Dardanës, ju dha çmimi për rolin premtues të mashkullit, kurse çmimin e Rolit Premtues të femrës, juria ia ndau Blerta Berishës, për rolin gruaja e ministrit, në komedinë “U hallakat një gjykatë”, të autores me regjisor Avni Qeriqin, të Teatrit “Ulpiana” të Lipjanit. Për rolin më të mirë të femrës, Juria vendosi ta nderojë çmimin për aktoren prizrenase Alma Lleshi, e cila me rolin e Tixhes, ofroi kreacionin më të mirë në shfaqjen “Gruaja e drejtorit”, por edhe personazhin që fuqishëm e provokoi publikun me lojë të mirëfilltë, të saktë e të pastër teatrore.

Musa Fejzullahu u nderua me çmimin e rolit më të mirë të mashkullit, për rolin e Kajtazit në shfaqjen e Teatrit “Hasan Prishtina” të Vushtrrisë, “Dhëndri nga Parisi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here