RIDVAN DIBRA

RIDVAN DIBRA

680
0
SHARE

RIDVAN DIBRA ka lindur në Shkodër më 9 janar 1959. Është rritur e shkolluar në qytetin e lindjes, ku u diplomua për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Ka punuar arsimtar në Kukës (‘82 – ‘87) e gazetar në Shkodër (’88 – ’94). Aktualisht është pedagog i Letërsisë Post-moderne në Universitetin e Shkodrës. Ka botuar këto vëllime: – THJESHT, poezi, 1989. Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë. – PROSTITUTA E VIRGJËR, tregime, 1994. Sh. B. “Idromeno”, Shkodër. – EKLIPSI I SHPIRTIT, tregime, 1994. Sh. B. “Gjergj Fishta”, Shkodër. – NUDO, roman, 1995. Sh. B. “MçM Çabej”, Tiranë. – VETMIA E DIELLIT, parabola, 1995. Sh. B. “Rilindja”, Tiranë. – MJERIMI I GJYSMËS, novela, 1996. Sh. B. “Fi&Ga”, Maqedoni. – KURTHET E DRITËS, roman, 1997. Sh. B. “Onufri”, Tiranë. – TRIUMFI I GJERGJ ELEZ ALISË, roman, 1999. Sh. B. “Onufri”, Tiranë. – STINA E UJKUT, roman, 2000. Sh. B. “Camaj&Pipa”, Shkodër. – TË LIRË DHE TË BURGOSUR, roman, 2000. Sh. B. “Buzuku”, Prishtinë. – VËLLA ME CENTAURËT, parabola, 2002. Sh. B. “Buzuku”, Prishtinë. – TRIUMFI I DYTË I GJERGJ ELEZ ALISË, roman, 2002. Sh. B. “Buzuku”, Prishtinë. – EMAIL, roman, 2003. Sh. B. “Sejko”, Tiranë. – KUMTE DASHURIE, roman 2004. Sh. B. “Dudaj”, Tiranë. – LETRA NGA PROVINCA, tregime 2004. Sh. B. “Vatra”, Maqedoni. – RREFIM PËR PLAKUN E MIRË DHE VAJZËN E BUKUR (Italo Zvevo), përkthim nga origjinali në italisht 2004. Sh. B. “Buzuku”, Prishtinë. – DEKALOGU I TURPIT, esse 2005. Sh. B. “Ombra GVG”, Tirane. – SESILJA OSE SEXONIX, roman 2005. Sh. B. “Ombra GVG”, Tirane. – STINA E MACEVE, roman 2006. Sh. B. “Buzuku”, Prishtinë. – FRANC KAFKA I SHKRUAN TE BIRIT, roman, 2007. Sh. B. “Toena”, Tirane. – NJE LOJE ME EMRIN POSTMODERNIZEM, studim, 2007. Sh. B. “Albas”, Tiranë. – UNE, FRANC KAFKA DHE KARTA E BOLONJES, tregime, 2009. “Onufri”, Tiranë. – NE KERKIM TE FEMIJES SE HUMBUR, prozë, 2010. “Onufri”, Tiranë. – PLAGET E MOISIUT, poemë (shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht), 2010. “Camaj-Pipa”, Shkodër. – KANUNI I LEKES SE VOGEL, roman, 2011. “Buzuku”, Prishtinë. – NA, TE BIRTE E SHEKULLIT TE RI, dramë, 2011. (Vënë në skenë në Kosovë, Tiranë, Shkodër). – LEGJENDA E VETMISE, roman, 2012. “Onufri”, Tiranë; 2013 “KOHA”, Prishtinë. – GJUMI MBI BORE, roman, 2016. “Onufri”, Tiranë. – TRENI I MUZGUT, roman, 2017, OM, Prishtinë. – DASHURITE E VIRGJERESHES MADALENE, roman, 2018. “Onufri”, Tiranë. – GRUAJA QE DESHE, roman, 2021. “Onufri”, Tiranë. – PER ROMANIN DHE ROMANET, ese, 2021. “Bard Books”, Prishtinë. – HISTORI TE THJESHTA, KREJT TE THJESHTA, prozë, 2022. “Onufri”, Tiranë. – Pjesë nga kjo krijimtari janë përkthyer në gjuhët: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, maqedonisht, serbisht, boshnjake, malaziase etj. – Poema “Plagët e Moisiut”, përveçse në shqip, u botua në vitin 2010 në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht dhe më vonë, në vitin 2016, në gjuhë malaziase. – Romani “Stina e ujkut” u përkthye në gjuhën malaziase dhe u botua në Cetinë në vitin 2016. – Romani “Legjenda e vetmisë” u përkthye në frëngjisht dhe u botua në Paris (2018), duke marrë vlerësime nga lexuesit e kritika dhe duke u përfshirë në listat e ngushta për disa çmime të rëndësishëm. – Janë në proces përkthimi e botimi këto vepra: NUDO (serbisht), LEGJENDA E VETMISE (italisht), DASHURITE E VIRGJERESHES MADALENE (frëngjisht), NUDO dhe LEGJENDA E VETMISE (kinezisht) etj. – Gjithashtu, pjesë të kësaj krijimtarie janë përfshirë në gjashtë antologji kombëtare e ndërkombëtare. – Disa nga veprat janë pjesë e programeve shkollore në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. – Me pjesë nga kjo krijimtari janë realizuar tema studimi nga studentët në nivele të ndryshëm: bachelor, master e doktoraturë. VLERESIME: – 1995: çmimi i parë kombëtar për vëllimin me tregime “Prostituta e Virgjër”. – 2000: çmimi i tretë mbarëkombëtar për romanin “Të lirë dhe të burgosur”. – 2002: çmimi i dytë mbarëkombëtar për romanin “Triumfi i dytë i Gjergj Elez Alisë”. – 2005: çmimi “Serembe” për gjithë veprën letrare. – 2006: çmimi i tretë mbarëkombëtar për romanin “Stina e maceve”. – 2010: çmimi i parë kombëtar për prozën e shkurtër “Në kërkim të fëmijërisë së humbur”. – 2011: çmimi i tretë mbarëkombëtar për dramën “Na, të birtë e shekullit të ri”. – 2012: çmimi “Rexhai Surroi” (Prishtinë) për romanin me të mirë shqiptar, “Legjenda e vetmisë”. – 2013: çmimi i parë mbarëkombëtar për dramën “Lufta e Tretë Botërore”. – 2016: çmimi “Shkrimtari i vitit”, PEN Albania, Tiranë. – 2018: finalist për çmimin “Ballkanika”, Bukuresht, Rumani. – 2022: çmimi i parë “Liburnia” për romanin “Gruaja që deshe” në Panairin e Librit, Ulqin. DISA KONSIDERATA: “Ridvan Dibra sjell në prozën shqipe, për herë të parë të asimiluar plotësisht, përvojën e prozës moderne të tipit të Kafkës e Kamysë, të pasuruar me elemente të prozës postmoderne si citati e pastishi. Beletrist i lindur, ai është zotërues i rrallë i teknikës së shkrimit postmodern…” Agim Vinca “…Dibra ka një dorëshkrim dhe mjeshtëri prozatori nga më brilantet në letrat shqipe”. Shkëlzen Maliqi “Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat – enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë”. Bashkim Shehu “Romanet dhe vëllimet me tregime, novela e parabola i kanë dhënë shkrimtarit Ridvan Dibra një vend të rëndësishëm në këtë zhanër letrar të shqipes… Lexuesi ka kënaqësinë që takon po atë prozator të talentuar, me mundësi të dallueshme epike, por njëherit edhe të ndryshëm, të përtërirë sidomos në rrafsh të idesë dhe teknikës narrative…”. Ali Aliu “…Dibra ka thyer tabutë tematike që e mbizotëronin realizmin socialist të letrave shqipe. Në këtë kontekst, mund të thuhet se ai është ndër ata që kanë rimëkëmbur vetëdijen krijuese se objekti tematik është i shumëngjyrshëm dhe me mundësi të pakufizuara qasjesh e përkufizimesh”. Kujtim Rrahmani “Ridvan Dibra e përsos gjithnjë e më tepër imazhin e tij si një prozator i zoti e skrupuloz, që vetes di t’i kërkojë më tepër se lexuesit. Vepra e tij s’ka nevojë për tjetër gjë përpos mirëkuptimit”. Shpëtim Këlmendi “Ridvan Dibra dëshmon se letërsi nuk mund të bëhet vetëm duke përpjekur kokën pas muresh të trashë temash e konfliktesh madhore, nacionale apo social – politike. Për të letërsia është tekst i cili komunikon me anë sugjerimesh, që e braktis që në krye të herës denotacionin e fjalës, duke i ngritur përmendore konotacionit të saj. Ai ndjek, zhvillon dhe luan ndër çelësa të rinj lojën e dikurshme të fjalës së Ernest Koliqit me tregimet e tij të famshme të viteve ’30…” Stefan Çapaliku “… Te vepra e Dibrës, jehona narrative – ligjërimore sikur vjen nga “Ferma e kafshëve” e Xhorxh Oruellit apo nga proza e Xhojsit. Tek e fundit, letërsisë shqipe në Shqipëri i ka munguar një diskurs i tillë, modalitetet e tilla ligjërimore dhe transformimet e tilla narrative”. Prend Buzhala “Vepra letrare e Ridvan Dibrës është krijuar dhe botuar pas vitit 1990, dhe si e tillë asimilon përvojën më të mirë të letërsisë shqiptare të mëparshme, ndërsa kërkon dhe eksperimenton për mjete dhe nuanca të reja të shprehjes artistike letrare. Arben Prendi “Ridvan Dibra është një eksperimentalist i madh që përfaqëson një tip letërsie: letërsinë laboratorike, po të huazojmë një koncept të teatrit grotowskian. Nuk ka gjë nga e cila s’mund të bëhet letërsi interesante në laboratorin e Ridvan Dibrës i cili, në këtë mënyrë, aprovon mendimin e Shopenhauerit se detyra e shkrimtarit nuk është të tregojë ngjarje të mëdha, por të voglat t’i bëjë interesante”. Ag Apolloni “Librat e Dibrës, si në prozë ashtu dhe në poezi njilloj të introvertuem e të reflektuem, janë stilistikisht origjinalë pa i ndjekë gjithfarë modash a avangardizmash të hamendun. Poezitë e tij janë – dukuni kjo mjaft e rrallë në letërsinë shqipe – dhe art autonom i fjalës, art që thotë shumë sepse s’i shqipton të gjithat. Poezitë e tij shquhen nga magjia dhe sharmi që e kanë tekstet e çdo poeti të randësishëm: ritëm, tingull, tonalitet i pangatërrueshëm, freski, origjinalitet, pasuni imazhesh, bukuri, thellësi”. Hans-Joachim Lanksch “Ridvan Dibra, së bashku me Ismail Kadarenë, Rexhep Qosen, Fatos Kongolin dhe Bashkim Shehun, është njëri prej pesë shkrimtarëve më të mëdhenj të gjallë të Letërsisë Shqipe”. Adil Olluri “Në letërsie post-moderne shqiptare Ridvan Dibra zë një vend të rëndësishëm për kontributin e tij letrar, të veçantë në llojin e vet për nga gjetjet (formale dhe tematike). Dibra i përket kategorisë së shkrimtarëve seriozë, të cilët me veprat e tyre jo vetëm sjellin risi në ligjësitë e rrëfimit, por janë edhe ruajtës e pasurues të gjuhës shqipe”. Arjeta Ferlushkaj “Asnjë prozator bashkëkohor shqiptar nuk eksperimenton aq shumë me tingullin (shkronjën), me fjalën, me fjalinë, me sintaksën, me semiotikën… Ridvan Dibra është një aventurier i madh i gjuhës dhe ai shpesh i befason lexuesit me rrëfimet e veta, por edhe më shumë me mënyrat e rrëfimit”. Anton Gojçaj “Romanet e Ridvan Dibrës vazhdojnë të punojnë brenda nesh edhe mbas leximit, duke na nxitur të kërkojmë lidhjet e fshehura kuptimore, që zgjaten përtej romaneve dhe përtej autorit të tyre. E kjo nuk ndodh fort shpesh, madje mjaft rrallë me autorë dhe vepra të letërsisë sonë”. Ardian Marashi “Te vepra letrare e Dibrës ndodh që, në ndonjë rast, letërsia neutralizon realitetin e jashtëm, duke u fokusuar në realitetin e brendshëm, i cili është “i pakohë”…”. Valbona Karakaçi

LEAVE A REPLY