Rozafa Shpuza was born in Shkodër, the city known as the cradle of photography and the place that gave birth to the giants of Albanian literature, so it is no wonder that Rozafa’s favorite hobbies are poetry and photography. She publishes the book “Kohë ikonash” with poetic prose (2011), which is followed by the poetic volume “Anipse” (2013), “Grizhlat” (2016) and, finally, the poetic volume “Nana i qindiste kryq dimnat” (2020), all with poetries in Geg dialect.
The peculiarity of Rozafa’s creativity is that her poetry has an inevitable connection with photography, and we can honestly say that her photography has a lot of poetry and vice versa.
For more than 25 years, she has been seriously involved in photography. She is a participant in many international photography exhibitions, as well as the author of several personal exhibitions opened in Albania, Kosovo, North Macedonia, Italy, and Montenegro.
With great dedication and passion, she manages her art gallery “Oda”, which she opened in Shkodër, in her parents’ old backyard, where artists from many countries of the world come and open exhibitions.
Jetëshkrim manekinësh
Manekinët erdhën vonë në qytetin tem,
erdhën prajshëm
si trungjet që sjell dimnit Kiri
bri kamve të urës me harqe perfekte
njajtë me cicat imagjinare të Rozafës,
që joshin fantazinë e turistëve t’ardhun prej dikutek…
U shkarkuen tinëz syve t’kalimtarëve
prejse qenë krejt cullakë
me krahë t’shtrimë n’erë
gati me rrokë këdo që kalonte andejpari.
Shitësja u ngut me ua mbulue pjesët intime…
si duket u tut se joshja e drunjtë
kishte me e përpie ndër trille erotike.
Manekinët erdhën vonë në qytetin tem,
erdhën sfidues
si artistët e nji teatri rruge
që veshin tesha personazhesh mjeranë
mandej zdeshen prore
tue var’ do skonto absurde në qafë.
Manekinët erdhën vonë në qytetin tem,
për me u ngujue ndër vitrina,
e me i ba ballë epshit të fshesarve natorë,
që shkruejn mbi avullin e frymve të tyne
dëshira aq perverse
sa vetë buzagazi i manekinëve.
Anipse
manekinët erdhën vonë në qytetin tem,
mësuen me rrëfye për dashnitë jetëpaka
që lindin e desin përditë
si bryma që praron çdo ag kalldremin e pjacës
e fashitë mirfilli kaosin e afisheve ndër vitrina…
Jetëshkrim manekinësh
Manekinët erdhën vonë në qytetin tem,
erdhën prajshëm
si trungjet që sjell dimnit Kiri
bri kamve të urës me harqe perfekte
njajtë me cicat imagjinare të Rozafës,
që joshin fantazinë e turistëve t’ardhun prej dikutek…
U shkarkuen tinëz syve t’kalimtarëve
prejse qenë krejt cullakë
me krahë t’shtrimë n’erë
gati me rrokë këdo që kalonte andejpari.
Shitësja u ngut me ua mbulue pjesët intime…
si duket u tut se joshja e drunjtë
kishte me e përpie ndër trille erotike.
Manekinët erdhën vonë në qytetin tem,
erdhën sfidues
si artistët e nji teatri rruge
që veshin tesha personazhesh mjeranë
mandej zdeshen prore
tue var’ do skonto absurde në qafë.
Manekinët erdhën vonë në qytetin tem,
për me u ngujue ndër vitrina,
e me i ba ballë epshit të fshesarve natorë,
që shkruejn mbi avullin e frymve të tyne
dëshira aq perverse
sa vetë buzagazi i manekinëve.
Anipse
manekinët erdhën vonë në qytetin tem,
mësuen me rrëfye për dashnitë jetëpaka
që lindin e desin përditë
si bryma që praron çdo ag kalldremin e pjacës
e fashitë mirfilli kaosin e afisheve ndër vitrina…
Metamorfozë
Vajzat imcake të qytetit tem
shtegtuen pa cak
në kufijtë imagjinarë t’asaj botës shtremaluqe
vizatue me shkop mbi pluhnin e rrugicës…
Iken
tue lanë mirazhin e përhanun të shpisë
të përkundej prajshëm
nën ritëm degësh të krasituna
që gjyshja ua mbidhte lotin n’nji tas zinku
me plasa të ngatërrueme si flokë shtrigash.
Iken
pa pyet pse gjyshja i mblidhte ato lot…
Iken
tue i ndry fletoret e vjershave, të shndërrueme në ditar
e nisën me dashtë prore
burrat që frymonin ndryshe
e gjumin e banin pa andrra.
Iken
tue lanë të paluem çorçafat e qindisun të pajës
bashkë me jaret e pakëndueme të dasmave.
Vajzat imcake të qytetit tem
shtegtuen pa cak
e tash s’ka kush i mbledh ma lotët
e degëve të krasituna n’oborr…
Mesditë maji
Im atë luen shah n’oborr.
Me sy t’picrruem rreshton ushtarë drunit
mbi kuadratet e njeshun solemnisht si paradë maji.
Aty ku pikon truma
lugu asht birue si sy ciklopi,
e gjyshja s’pranë tue m’porositë
se trumës duhet me i qitë sipër pak ujë
sa me shpërla ndryshkun.
Im atë luen shah në oborr
në pamundësi me gjetë arsyen pse antena e radios
e lidhun për tandën me hardhi të krasituna
s’asht e zoja me kapë nji tjetër stacion,
përpos marshit solemn të paradës.
Jam veç 13
e sandalet e reja m’i shtërngojnë gishtat
teksa marshoj mbi kuadratet bardhezi…
Im atë luen shah në oborr
me shpresë se radioja ka me këndue një tjetër himn
e unë kam me nga’ zbathët n’nji fushë pa kuadrate…
Rrëfim n’vetë t’parë
N’jetë erdha at’ verën e rreshkun
që u njom prej ujnave të zgrip-lindjes
e u trand prej ulërimave amësore
të denja për nji arie perfekte.
Im atë m’njiti emën legjendash,
kurse nana m’dha cicë deri sa nisa me ndenjë taaa…
Anipse qava n’kupë t’qillit,
gjyshja kambënguli me m’lidhë n’shpërgaj
e kambët m’i zhyti n’sheqer kur lindi im vëlla.
U rrita me marsh paradash e brohorima t’mnershme
e për mbarësi më hodhen uje diten e parë të shkollës.
Çdo verë lava n’oborr qylymin me thakë t’grimë tejet
tue kërcye zbathët sipër tij
si n’ceremonitë pagane.
Ndër fletore matematike shkruva ditar
e për dashnorët naivë përdora iniciale
që tash kot lodhem me i çkodue…
Ju recitova poezi nxanësve t’nji shkolle ndër male
diku mes reales dhe absurdes
mandej i qindisa n’gjergjef tana dëshirat
si me dashtë me i ba zapt n’atë rreth t’tendosun
si nofllat para vajit…
Për ditëlindje nuk ndeza kurrë qira
prejse i druhesha joshjes se mirazheve
t’krijueme prej flakës së tyne t’rrejshme.
N’jetë edha at’ verën e rreshkun
njajtë me këtë t’simjetshmen
kur gjinkallat konkurrojnë me kangtaret e afisheve t’shkyme
e unë shuej etjen me krriklla kabahe birret
n’lokalin me nji shkronjë mangut n’tabelë…