Tihomir Jançovski: O, ti
Përkthim nga gjuha maqedone: Arjan Axhi Ballanca
Zgjedhje te poezive : Nora Taravari
Pikëllimi
Ndonjëherë mbetesh vetëm
edhe pse ka shumë njerëz përreth teje
thjeshtë je i vetmuar
si shtëpi e vjetër
si njeri më i moshuar
mencuria (e panevojshme) e të cilit endet
në ndonjë shekull të kaluar
A është aq e rëndë
të kuptohet
e vërteta e thjeshtë
se ato që i do
gjithmonë ikin
në qoftë se nuk të duhen
Pikëllimi është aq i kotë
po aq i nevojshëm
Pikëllimi është bukuri o mik
Rruga
Para teje qëndron rrugë
e cila nuk është e pakalueshme
por është e pa ecur
rrugë e mbuluar me hi
me pluhur
dhe me dhëmbë
E di që duhet të ecet
nëpër atë rrugë
ngase tjetër nuk ka
Ai të ka zgjedhur dhe ti je këtu
Hapëron nëpër të
edhe pse i zbathur je
Ajri dendësohet dhe rrallohet
njëtrajtësisht
e ndjek ritmin e frymës tënde
Ti ec dhe sheh
Ec dhe kërkon
Dhe gjaku të zhytet në sytë e verbëta
Rreth teje zile, merimanga, mendime
pamje të cilat njëlloj të mundojnë
ose të gëzojnë
Ti ec dhe sheh
ec dhe kërkon
Terrin dhe Dritën
që ndryshojnë
dhe ti gjithnjë e më pak e kupton
lojën e tyre
Të duket sikur pamjet
ngjajnë njëra me tjetrën
përsëriten
dhe ti ndalon
edhe pse ka dhe shumë për të ecur
frikësohesh mos vallë i sheh
para teje
gjurmët tua
Shputat tua
që janë shëndruar në thundra
dhe ti pyetesh KUR?
Mbyll sytë dhe hesht e lutesh
vazhdon të hapërosh
por dëgjon:
ndonjë qen e leh
emrin tënd të vërtetë
Prania e saj
Kur shikon
nga sytë i lind dielli
Kur frymon
fryjnë erëra të ngrohta
Kur flet
rrjedhin ujëvara
Kur qeshet
lulëzon gjithësia
Kur hesht
mbizotëron qetësia
Kur lëviz me duart
fluturojnë zogj
Kur ecën
vrapojnë drenushat
Kur prek
lëshohen urat
Gjithandej e shoh
praninë e saj
Fëmija
Fëmija ujiste lulediellin
I thash mjaft, cka bën?
U jap jetë, tha.
Shumë ujë mundet ti mbysë,
shtoi e ëma
por fëmija këtë nuk e kuptoi
Vjeshta
Vjeshta nuk është në ngjyrën e gjetheve
që zverdhen dhe skuqen
as në frytet e pjekura për vjelje
as në shiun e imët, nuk është atje
Vjeshta është forcë në ajrin dhe kohën
që hutohet dhe shprish
diku jep frymë
diku e merr
Tomruk
Unë jam njeri i mrrolur, tomruk
si heroi kryesor
nga filmat historik bardhë e zi
me vetulla të kthyera
dhe dy rrudha të thella në ballë
Kjo është maska ime
Kur në mendime coj drejtësi
Ose thjesht, dua të më pyesin
c kam ose pse jam i tillë?
Arusha martohet
Shi bie, dielli ngroh
rrezet hedhin valle me mjegullat
shmizllet gërmojnë në arë
(ara gëzohet)
Falimentuesit ngrohen në saunë
(sauna habitet)
Fëmijët bëjnë politikë
Pensionistët lundrojnë në internet
Nëpër kafenetë nuk pihet duhan
Populli pinë naftë
Dhe ngasin makina të lira
Analfabetët shkruajnë doktoratura
Gjysmë analfabetët- elaborate
E sikur të isha hidraulik
Ose të paktën murator
Nëse shkoj
Nëse shkoj larg për një kohë
a thua do të kthehem?
ose do të kthehet dikush tjetër në trupin tim
e unë me mendimet dhe jetën time
do të jem qirexhij i tij
largësia i ndryshon njerëzit
dhe ca prej tyre nuk i ngjajnë më vetes
guri i rëndon vetëm vendit
dhe së fundmi kush do të mi vadisë lulet
përderisa nuk jam?
Agim i gjelbërt
Agim i gjelbërt
livadh i thatë pa lule
në muret e ndërtesave të larta
ka shumë qelq dhe celik
ngadalë ngrehet mjegulla mbi vareza
të vdekurit prehen nën tokë
e të gjallët jetojnë nën qiellin
kush kujt ia ka zilinë?
Lexuesi
Kur fëmija i verbër
e recitonte poezinë
për shkëlqimin e kullosës
më erdhi ashtu
sic që u vjen
njerëzve me shpirt të zbrazur
kur qajnë duke parë film indian
pak u shqetësova
e shumica mu atëherë
u fshehën në koridor
për ti fshirë
lotët e vërteta
Të shoh
Ndonjëherë të shoh
krejtësisht të pastër
si rreze ose fëmijë
më vjen mirë ashtu të të shoh
Ndonjëherë të shoh
edhe ndaj githë asaj të shenjtë që është në ty
është ngjitur gjëmbi
lëvozhga dhe korube
sikur ta kenë mbuluar jetën
e cila nën to qëndron
Ndonjëherë të shoh
dhe më duket
se unë gjithcka shpif
atë unë për vete e flas
e kurrë nuk kam aritur të prek
tek ajo në ty
Ndoshta është më e mirë
të ndërpres të të shoh
Gruaja
Vetëm gruaja i jep
dimension jetës
(thotë Koneski)
por dhe ia merr
(do të shtoja unë)
Por përsëri
ato janë të tepruara
sepse jeta është jetë
e gruaja-grua
O, ti
Me cdo takim të ri
asesi të ndalojë
ajo ndjenjë
se më mungon
sikur të pi ujë
nga e cila mund të ngrihesh
dhe gjithnjë sërish e mbush
dhe e dua cdo gllënkë
Nëse nuk ka përjetshmëri
gjithcka është e pakuptimtë
Milingonat
Ato kanë durim dhe rend
të rreshtojnë shtet
që do të mbijetojë
deri në fund të kohës
Ato kanë forcë dhe këmbëngulje
të ngrejnë pesha
dhe ti shtyjnë para tyre
deri në cak
Sikur të mendojnë
nga ato të kuptojmë
se nuk ka kohë të gabuar
as më pak kohë të rëndë
Të mbyllur pashpresë
Disa majmunë të vjetër
që gjatë kohë janë në kafaz
nuk dalin nga hekurat
kur do tu hapet dera
e as më pak kur i tërë kafazi
do të zhvendoset
majmunët përsëri
nuk lëvizin jashtë
nga kufiri
i burgut që nuk egziston
D.D.
Ajo gjithmonë vjen në kohë
dhe ulet e kthyer kah lindja
e sytë i ka të errta arabe
shikimi këmbëngulës e serioz
Ajo gjithmonë di c të thotë
dhe cka të heshtë
e unë atë e shpjegoj
si mencuri gruaje
Jeta e saj kaluar
i ngjan arnës
nga qytete, njerëz dhe caste
në fotografi dhe fjalë
Ajo ka emër, mbiemër dhe nofkë
cokollatë në cantë
shtetësi të dyfishtë
dëshirë të ndihmoj
dhe shqetësim në shpirt
I uroj të zë rrënjë
dhe ajo zhytet në mendime
Ja iku
E përlotur dhe e frikësuar
nga bukuria e mundshme
e më e mundimshmja e gjithë saj është ajo
që e dije cka bëje
por përsëri e bëre
përzgjedhjen tënde
ngase mendimi yt ishte
sëmundjen ta vuash
që të shohësh si është
e jo ta përvuash
tu desh sëmundja
e sëmurë dhe mendje sëmurë
Natyrë e rënë
Ne kemi natyrë të rënë
dhe unë këtu nuk jam ndryshe
dhe e imja është po e njejtë
e bëjmë më lehtë
dhe e trashëgojmë
atë që është lehtë dhe e shpejtë
njëkohësisht e keqe dhe e shëmtuar
e për gjithcka të bukur dhe të mirë
duhet dhe të vuajmë
e nga kjo ikim
dhe kështu e presim
degën në të cilën jemi të ulur
Natën vonë….
Natën vonë
na mundon
ana e keqe
edhe ajo e kërkon
pjesën e saj
Në asnjëfarë kohe, të rraskapitur
para agimit na zë gjumi
i lëshojmë mëngjezet
dhe ditën e bardhë
Gjithcka që më duhej…
Gjithcka që më duhej ishte prania jote
dhe frymëmarja, të folurit dhe ëndrra
dhe pse na duhej gjithë ai shtrëngim dhe puthje
dhe prekje me trup e duar,
vetëm të na kujtoj se edhe ti po dhe unë
me të tjerë kemi qenë shpesh herë
dhe se ti në të fjetur nuk i thyen këmbët
si dashuria ime e vjetër
ose unë nuk lëshoj zëra si burri yt i dikurshëm
dhe se përvec dashurisë fëmijërore
ndryshe ne nuk mundemi të dashurohemi,
ngase tepër kemi kaluar
edhe pse nuk deshëm
Maja vinte
Maja vinte vetëm
me ngrohtësi mbi gishtat
dhe ftohtësi në hundën
ndonjëherë
Maja vinte vetëm
me vrull në bluzën
dhe pantallona të gjera
njëherë
Maja vinte vetëm
dhe vetëm sytë
i shkëlqenin gjithmonë
njëlloj
I pathënë
Dicka e fortë më tërheq drejt teje
gjithashtu aq e fortë nga ti më shtyn
dhe asesi, as njëra e as tjetra
tërësisht të mbizotërojë
dhe unë ekzistoj kështu i pathënë
dhe mundoj veten dhe ty
Vrimë e zezë
U rrokullisa nga mbrenda
barku mu kthye
dhe u shndërrua
në një pikë të vogël të zezë
të rëndë, të dendur
dhe nga atëherë kuptova
se e njëjta gjë ndodh
se edhe me vrimat e zeza të gjithësisë
dhe këto janë gjurme
nga dëshpërimi
tunele të zeza nga të cilat papritur
arrihet nga njëra botë në tjetrën
sikur udhëtohet nga e vërteta në
të vërtetë
përmes një gënjeshtre të madhe
Bar i vogël në fushën…
A vlen jeta ime më shumë
se ajo e qenit në oborr
që e lëpin këmbën e vet?
Ose nga jeta e kumbullës
e cila në dimër e në pranverë vishet me gjethe?
Dhe si ndjehen bimët
kur mbi gjethet bie shi,
mos vallë gëzohen?
Kuptimi ynë dhe i tyre është i ndërthurrur
dhe cdonjeri prej nesh, fundja
është si një bar i vogël në fushë
i cili për shkak të vendit
dhe madhësisë së vet nuk mund
ta kuptojë tërë lëndinën
Dashuria vdes…
Dashuria vdes
sikur njeriu që vdes
sëmuret, shtiret, vuan, kërkon ilac
shpreson, cohet
dhe rrëzohet sërish
mund të sëmuret papritmas
ose sëmundja të zhvillohet ngadalë
dhe para fundit, zakonisht
drejtohet në këmbë dhe ndalon
të shkëlqejë me gjithë forcën
e kohërave të tij të bukura
duket se është ngjallur
që më pas, të vdes
përfundimisht të mos jetë
dhe më pas
njeriu që e ka mbajtur
e varros në vete
dhe e qan
Pothuajse cdonjëri prej nesh
mban në brendinë e barkut
varrezë të tillë
Kur do të kisha mundur…
Kur do të kisha mundur
ta zgjedh
mënyrën se si do të vdes
do të kisha dashur të më godasë rrufeja
dhe kjo të bëhet papritmas
që të mos e kuptoj se kam vdekur
Vite
Kur fillova të gjej
fije të bardha flokësh
fillova dhe të pyetem
vallë edhe sa do të jetoj
kuptova se
kohëve të fundit
jeta më është bërë
shumë më e rehatshme
dhe se vitet më ecin
shumë më shpejtë se më parë
kurse ditët dhe muajt
ngjiten njëri me tjetrin
dhe kalojnë njëri në tjetrin
si mjegulla të mbrëmjes
të cilat askush nuk i sheh
Tani, po të më zgjojë dikush
në asnjëfarë kohë
e të më pyes sa vjet i kam
sinqerisht
nuk do të di të them
Do të duhet të vetëdijësohem
dhe ti hedh një shikim kalendarit
cili vit jemi
e të bëj matematikë
me vitin e lindjes
E dini, këto janë punë
të cilat përpos meje
nuk prekin askënd tjetër
dhe kështu duhet edhe të ngel
Cmenduri e rëndomtë
Ti ishe fortë në tokë
unë lartë në ajër
kështu edhe duhet të jetë,
kurse mes nesh gjendej ajo
e cila na bashkon dhe bën
të mos dish kush është kush
dhe çka është çka,
vetëm ndjen se po të vjen mirë…
Dhe ishim bashkë pa ndërprerë
edhe kur uleshim dhe qëndronim njëri pranë njëri tjetrit
dhe kur ishim vet me vete
kur shkonim në punë, ose voziteshim me makinat
përsëri ishim bashkë (çudi, por ashtu është)
Hanim e pinim pak, ose fare
për një kohë të shkurtë filluam të ngjajmë
unë Robinsonit-ti aeroplanit
Rrugëve derisa shëtitnim
dhe nëpër kafenetë ku shkonim
kishte vetëm njerëz të mirë..
Ndërsa unë humba çdo ndjenjë për kohën
e djeshmja më ishte shumë e largët
kurse ajo që kurrë nuk ka qenë-tani
Të flisja për bisedën me lumin
po ti më shikoje çuditshëm
edhe pse e dije sa ditë saktë kanë kaluar
prej kohës kur dolëm bashkë(eh, çka domethënë grua)
Ashtu ishim ne, edhe mbi tokë edhe në tokë
unë i çuditshëm ti e habitur
dhe ndjeheshim mirë, vërtetë
Vetmi
Aq shumë u afrova me vetminë time
sa që ndalova ikjen nga ajo
dhe mu bë e dashur, si njeri i gjallë
apo kafshëzë memece
Herë herë më vjen
edhe të flas me të
por atë nuk e bëj
sepse ajo nuk do të përgjigjet
nuk mund të përgjigjet
nuk guxon të përgjigjet
sepse përndryshe nuk do të ishte vetmi
Ishim, kurse tani nuk jemi
Të mos ishe ti në jetën time
dhe unë nuk do isha unë
ajo që jam tani
të mos isha me ty
tërë këtë kohë
dhe ti do të ishe ndryshe
Ashtu sa dhe të duam
qoftë të shihemi
ose të mos ngihemi së pari
ne jemi pjesë nga tjetri
dhe unë nga ti dhe ti nga unë
dhe askush nuk na pyet
Megjithatë jeta është e bukur, e shqetësueshme
e ne, kështu siç jemi
në këta trupa të rënda
që hanë, pinë, pinë duhan,
flasin, ecin shkojnë, flenë
plaken dhe vdesin
pa fuqi që qartë të ndjejmë
ne do të na ngelë vetëm
ndonjëherë të habitemi
sepse ndonjë qen, pa ndonjë shkak të dukshëm,
vjen ta përkëdhelim
ose për shkak të ndonjë kënge të thjeshtë
(dhe pikërisht ajo)
trazohemi deri në të qarrë