Home Portali Art & Kulturë Agim Hushi

Agim Hushi

5154
0

After his university studies for literature and psychology in Tirana, Agim Hushi was noted for his tenor voice. He studied at the Albanian Academy of Arts in Tirana from which he graduated in 1991.

From 1991-1992 he was principal tenor with the Albanian State Opera, where he performed in Tosca, Cavalleria Rusticana and Il Trovatore. From 1992-1995 he continued his postgraduate studies at the Franz Liszt Academy of Music in Budapest where, in parallel with vocal studies, he specialized in pedagogy of singing.

In 1995 he was appointed principal tenor at the Hungarian State Opera where he performed major roles ranging in operas including Manon Lescout, Turandot, Il Tabarro, Il Lombardi and Purgacov.

In 1997, he moved to Australia after having been invited to perform the role of Des Grieux in Puccini’s Manon Lescaut, for the South Australian State Opera in Adelaide under the baton of maestro Richard Bonynge who was noted as saying: “In my entire experience working with Agim Hushi has been a wonderful discovery. Agim Hushi and Laura Niculescu are the best cast in the world today”.

He then sang in the same opera for Opera Australia. Some critics compared him to the legendary tenor Beniamino Gigli.[citation needed]

Hushi continued to sing around Asia, New Zealand and USA. In 1999 with an Australian government grant he went for a belcanto experience in Milan with Franco Corelli, who wrote of him: “Agim Hushi’s voice is strong and beautiful and he deserve an International career”.

Hushi has performed in Australia, New Zealand, China, The United States, Malaysia, Singapore, Brunei, Dubai, Hungary, Germany, Russia, Slovenia, Macedonia, Kosovo, Croatia, Czech Republic, Romania, Bulgaria, France, Greece, Cyprus, Denmark, Italy, Spain, UK, Switzerland, Albania and Austria.

His primary roles are those of Cavaradosi, Calaf, Des Grieux, Radames, Manrico, Luigi, Canio and Turiddu.

In 2010 Agim Hushi recorded with Albanian soprano Inva Mula for EMI her new CD, Il Bel Sogno with operatic arias supported by Zagreb Philharmonic Orchestra. In October 2012 Agim Hushi recorded his first solo album AMORE GRANDE with the most famous tenor songs under the baton of A. Pavlic and NEW EUROPE SYMPHONIC ORCHESTRA. This CD was regarded from Deutsche Grammophon and critics as one of the best CD since Di Stefanos best days in all tenors recordings.

Hushi is currently the Head of the Opera Department at the Vienna Conservatorium. He is now Profesor of Classical Singing at AMPA, Academy of Music and Performing Arts in Sydney, Australia!

https://youtu.be/jhvgNsx-EBM

https://youtu.be/I8VhkMJN1sI

https://youtu.be/KAZYdC_wfxM

https://youtu.be/hteFHXN9zfA

https://youtu.be/cKer0hou7Jc

https://youtu.be/RNS-zW8KNUo

Lirika :

 

Me kot…

Me kot u lodha duke te dashur
Gjithe keto vite ne pritje me kot
Dhe vete guri do kishte plasur
Pluhuri i pritjes do ishte fshire sot

Me kot i mblodha yjet neteve
Dhe mushtin e tyre ta solla ne gote
Me mua pije, me te tjere deheshe
Une si skllav shpresoja, me kot!

Me kot, me jargavanet te beja roje
Neteve kur shtriheshe nen hene
Me vargjet e mija, te tjere enderroje
Me mua luaje si me barin nen kembe…

Me kot te desha aq shume, pa faj
Gjithcka qe te fala, nuk kthehen dot
Dhe lotet i sosa; jargavani po qau
Une do ti lutem, te mos qaj me kot!

Kur ty gjumi te kete zene

Kur ty gjumi te kete zene
Une deren e endrrave do te hap
(Ti deren hapur do keshe lene)
Nje flete te bardhe permbi dollap.

Penen do ngjyej neper yje
Do te shkruaj mbi trupin tend
Ulur mbi qerpiket e syve
Do te te puth si askend.

Do te largohem lehte pastaj
Si puhiz a polen ne ere
Do mbijne endrra ne cdo skaj
Sdo jene me endrra por pranvere

Kur te zgjohesh do cuditesh
Si princeshe mbi jargavane
Mes trendafilave do vertitesh
Do shohesh rrotull: cndodhi valle?

Dhe mbase kurre sdo ta dishe
Se endrrat hyjne pa pasaporte
Lene pas vegime mrekullishe
Qe si nderton dot asnje dore…

Kur ty gjumi te kete zene
Une ne endrra do te vij
Do kthehem prap nese me perze
Atje ku vec endrrat shkelin dhe ti…

Me duhet te te harroj e dashur

Me duhet te te harroj e dashur, te arratisem larg
Pertej kesaj bote, me brengat e mia
Pa asnje enderr, qofte dhe me nje varg
Te te harroj si nje murg, i harruar nga vetmia.

Si nje ylle i larget te venitem ne kete shkretetire
E ne nje qivur ti mbyll, gjithcka qe ne patem
Premtimet mes puthjesh duke psheretire
Cmendurite qe njeri tjetrit nuk ia falem

Dhe ta varros kujtimin tend perjete
Thelle nen token e ftohte, nen nje qiparis
Si pllake te mermerte ti ve henen e zbehte
Ish nje here nje dashuri, e perjetshme nuk ish.

Me duhet te te harroj ty sonte e dashur
Une me yjet diku larg do shkoj te fle
E nese nje emer kjo harrese do kish pasur
Une emrin tend patjeter do ti ve.

Me dhemb kujtimi yt

Si nje hije muzgu vertitem i heshtur
Nen ballkonin tend si te Xhulietes dikur
Atje tek ndaleshim si zogj te vjedhur
Dhe arratine ne mes na e priste nje mure.

Shkelqen sot kjo shtepi me femije te lumtur
Dhe skujton asgje nga koha jone
Diku ne erresire si Drakula rrine strukur
Fati yne i zi qe flene pergjithmone

Me trishton neteve, ne cdo koh ky ballkon
Nga fluturojne kujtimet si lakuriqe nate
Krejt ndryshe nga bota qe e ka zakon
Ballkoneve tu kendoje me tinguj serenate.

Me dhemb kujtimi yt kjo shtepize
Dhe lulet me helmojne ne ate ballkon
Si fryma e Drakules, vrasese kjo puhize
Serenate e permortshme kete nate te vone.

Murgu i vjeter

Diku larg ne nje monastir
Nje murg i vjeter, conte jeten
Mes lutjesh t’shenjta e qirinjsh
Shenjtori plak me Zotin i vetem..

Larg botes e syve, i harruar
Lidhur shpirtin me nje kryq
I lumtur ish, a i pikelluar?
A rrugetar ne nje udhekryq!

I panjohur, murgu i vjeter
Mbuluar me veladon te zi
Peshen e botes hedhur mbi vete,
Botes te ciles i fshihej ai..

Murg pa emer, cfat ty te solli
Te mbyllesh vitet e tua keshtu
Mes henes se larget e shtratit te ftohte
Kryqi dhe bibla te vetmit miq te tu.

Murg i vjeter, ti shenjtor
Cforce te kete valle shpirti yt
Cmagji fsheh ti, c’vullnet hyjnor
Je ti mekat apo virtyt?

Murg i vjeter, perjet ngujuar
Tretur ne lutje, virtyt a mekat
Me boten gjith, ti i dashuruar
Nen veladonin..fillikat!

Melodi e trishtuar

Mbi tela ti sonte loz i vetmuar
Nje melodi te trishtuar e plot vaj
Keshtu kjo bote per ne e gatuar
Dikush te gezohet e nje tjeter te qaje.

Mbi tela ty sonte ca lot po te bien
Dhe zeri te dridhet ndryshe kete nate
Pran teje ca zogj te trembur ngrihen
I pafajshem ti por dhe keta trumcake.

Mbi tela ti sonte nje dhimbje po luan
Zogj te plagosur gishterinjt e tu
Ne zerin e dridhur dhe lotet u shtuan
U ngriten trumcaket neper nate kuturu…

Mbi tela ti sonte i lodhur vare koken
Dhe kenga pushoi e mbytur me ngasherim
Trumcaket si postjere yjeve ia percollen
Kengen e keputur, ne mes, me  trishtim…

Grekes

I ri kur kam qene, plot hov guximtar
Nje greke te vogel kam dash me e marre…
Ti pi e defrehu cifuti me tha
Por grekja e vogel ty shkoi, e te la
          Pushkin

Dikur ne nje ishull
Buze detit Egje
Nje greke e desha
Mbi cdo gje mbi dhe

Me puthje e mbeshtolla
Me te shpirtit flake
Po grekja ma ktheu
Fatin ne shuplake..

U enda pas saj
Me fatin tim te zi
E kerkova greken
Ne cdo breg e gji….

Qava e vajtova
Ne ate ishull n’Egje
Ku greken e desha
Mbi cdo gje mbi dhe

Me thiken qe mbaja
Si trofe ne brez
Desha ta vrisja
Tradhetaren e pabese.

Por thika nuk ishte
Aspak e vertet
Vecse nje sajim
I te vrarit poet…

Asgje me shume
Se sa dashuri
Qe rridhte si lum
Me gjakun e zi

E kerkova me kot
Greken e re
Qe e desha aq shume
Ne detin Egje

 

 

Takim ne stepe

Tregim

Avioni u ul me nje vrull jo te zakonshem ne aeroportin e mbuluar dhe te zbardhur nga bora, te Moskes.
Betoni i ngrire sikur e kthente frenimin e avioneve ne nje vallzim mjelmash ne pisten e akullt!
Ernesti sapo vuri kemben ne shkallaren e hekurt te aeroportit, ndjeu eren e akullt tia priste fytyren. Mbuloi shpejt me kujdes me shallin e madh e te leshte qafen e zbuluar dhe u kujtua se kishte ardhur ne nje nga vendet me te ftohta te botes se qyteteruar per te kenduar !
Ishte hera e pare qe vinte ne Moske!
Ishte ftuar te kendonte ne nje festival boteror te operas, qe mbahej diku larg ne republiken chuvashe, ne Cheboksari.
Me pas do te kendonte, ne kthim, ne Balshoi Teater te Moskes ne nje koncert Gala te madh, me kengetaret me te mire ruse, ku e kishin njoftuar se do ta celte dhe mbyllte ai koncertin me ariet e tije!
Ndjehej i lumtur qe do vizitonte kete vend te madh, me kulture te madhe,  ku kishin jetuar dhe krijuar artistet e tije favorite; Pushkini, Chehovi, Tolstoi, Kuprini, Esenini, Glinka, Rahmaninovi,  Cajkovski…
Pasi kaloi kontrollet rutine te kufirit, ne hollin e aeroportit e priste Madam Karpova me nje tufe lule ne duar,  me emrin e tij.
U ndje keq per nje moment qe nje zonje po e priste me lule!
Mirsevjen ne Moske e perqafoi ajo gjithe dashuri duke e puthur lehte ne faqe!
Si te shkoi udhetimi? e pyeti Madam Karpova  me nje anglishte te paster, pa ate akcentin e njohur rus!
Mire faleminderit, iu pergjigj Ernesti i mahnitur me paraqitjen e hijshme te Ludmilles, qe menaxheri e kishte porositur ta therriste Madam Karpova, e cila dikur kishte qene nje opera star, nje soprano e njohur ne bote, tashme ne pension!
Floket e arte kuruar me kujdes, syte blu te thelle dhe ato buze te skuqura nga te ftohtit, i jepnin asaj nje pamje magjepsese bashke me lekuren e lemuar si mendafsh i bardhe!
Ehh, renkoi gati me vete. Jo me kot ne kete vend jane krijuar disa nga kryeveprat e botes! Bukuri te tilla jane muza te verteta, mendoi gati me trishtim!
U futen ne nje makine benz te argjendte dhe Ernesti ndjeu ngrohtesin e nje ambienti te pergatitur me kujdes!
Po errej dhe makine po cante rrugen e akullt me shpejtesi.
Befas syte i ndeshen ca drunj te medhej ne ngjyre te zeze, te kryqezuar.
Kan mbetur ketu qe nga lufta e dyte boterore, i shpjegoi Madam Karpova. Jane objekte ushtarake te rrethimit te Moskes nga gjermanet.
Ato objekte monstruoze lufte i ngjallen trishtim Ernestit,  me ato forma te vjetra te nje kohe te eger, te paarsyeshme.
Une i humba te dy prinderit ne rethimin e Moskes.
Me vdiqen te dy, nga urija.
Une shpetova.
Me shpetoi Ushtria e Kuqe. Ne ruset kemi vuajtur shume per Evropen tha ajo me nje ton te indinjuar….
Po binte mbremja.
Para tyre, ne qiellin e ulet shkelqente refleksi i dritave te ndezura te Moskes.
Kaluan neper Kremlinin e ndricuar mrekullisht dhe me pas u futen ne nje rruge buze lumit Vollga!
Befas makina beri nje kthese dhe ndaloi ne nje shesh te bukur .
Ky eshte hoteli yt per sonte…!
Neser ne oren 11 do fluturosh per ne Cheboksari. Fli mire dhe kujdesu per veten- i tha prere Madam Karpova dhe e puthi lehte ne faqe.
Ne mengjes nga ora tete e gjysme do vij te te  dergoj ne aeroport.
Kujdes zerin, la ajo porosine e fundit dhe u tret me dritat e rruges diku neper naten e ftohte…
Mirsevini zoteri, iu  afrua portieri i hotelit Ernestit dhe pa e pyetur i mori valixhen nga duart!
U fut ne dhomen e ngrohte dhe luksoze dhe mori fryme thelle…
U shtri me shpine ne krevatin e madh dhe nga mendja nuk i shqitej fytyra e bukur e Ludmilla Karpoves…. Imagjinoi Cajkovskin apo Esninin ne vend te tije…
Valle ckrijime magjike mund ti kushtonin kesaj gruaje te mrekullueshme?
Me ato mendime u ngrit,  hapi perdet e renda dhe befas dalloi se dhoma e tij binte perballe Vollges, pamjen magjepsese te se ciles, ai mund ta sodiste nga afer.
U tundua nga ai ballkon i madh i dhomes se tije dhe vendosi te sfidoi te ftohtin e acarte dhe ngricen qe ia skuqte fytyren. Doli jasht dhe po sodiste ca te rinj qe po benin ski mbi lumin e ngrire. Ndricimi i rruges ishte aq i mrekullueshem sa dukej si nje skene e vertet, nje piste e ndricuar sportive ku beheshin gara te mirorganizuara..
Per nje moment i pati zili ata te rinj te lumtur moskovite qe shijonin mbremjen e bardhe, mbeshtjelle me arin e dritave dhe perlave te shndritshme, te ngrira te bores.
Te qeshurat dhe thirrjet e lumtura te tyre thyenin ajrin e ngrire te nates!
Ernesti u fut mbrenda dhe vendosi te bente nje dush te nxehte…
Por ne fillim hapi nje shampanje dhe as vete nuk e kuptoi pse i erdhi te ngrinte nje dolli:
Nazdarovje Ludmilla Karpova dhe gjithe vajzat e bukura ruse, uroi ai me ze…
Pas dushit dhe pasi e boshatisi shishen e shampanjes e zuri gjumi thelle, i lodhur dhe nga udhetimi i gjate…
Papritmas u zgjua nga zilja e telefonit.. Koken e kishte te renduar nga shampanja e darkes por u kthjellua kur degjoi zerin kumbues te Ludmilles!
Mirmengjes e pershendeti ajo.
Kuptoi se kishte fjetur pa u permendur fare dhe se kish ardhur ora e zgjimit. Papritmas e kapi nje panik se mos ishte vone. Por Ludmilla Karpova sikur ta kish kuptuar nga ana tjeter e telefonit e qetesoi.
Mos u bej merak.
Sot avioni eshte anulluar se ka stuhi ne Cheboksari…
Por do te udhetosh me nje tren me dhome fjetje personale..Do jete bukur dhe rruga zgjat vetem 12 ore.
Do vij per nje ore te te marr. Treni niset ne mesdite.
Pasi pine kafe dhe hengren nje mengjes te lehte me biskota dhe mjalte Ernesti u gjet ne stacionin e stermadh te Moskes qe me se shumti i ngjante nje galerie artesh. Muret e vizatuara, llampadaret gjigande dhe harqet klasike te tavaneve te pikturuara ne stilin e renesanses i jepnin nje hije te rende megjithe zhurmen qe shkaktonin zerat e njerezve te panumert. Ernestit si kishin zene syte kurre nje stacion kaq te madh se ky. Pasi kerkuan per pak koh korsine e duhur te trenit per ne Cheboksari me se fundmi Ernesti  u fut ne dhomen e tij.
Madam Karpova e shoqeroi derisa u sigurua se dhoma ishte e duhura.
Pasi i la disa porosi kujdestarit te vagonit dhe pasi u pershendet duke e perqafuar Ernestin zbriti gjithe finese duke lene pas mahnitjen e tij dhe aromen e nje parfumi te lehte por luksoz…
Ernesti mori fryme lehte dhe e shoqeroi me sy derisa ajo u tret ne turmen e pafundme te njerzve…
Ishte dhjetor dhe kurre nuk e kishte menduar se nje dite si ne tregimet e Chehovit apo vargjet e Eseninit do cante mes per mes stepave te ngrira…
“Nen hije bjerozash me zhurme”, iu kujtua nje varg i poetit te madh…
U ul prane dritares se madhe te veshur me avull dhe u shtri duke u rehatuar ne kulltukun e bollshem.
Jasht kishte filluar bora, fjollezat e medha te se ciles silleshin rrotull nga era e forte si nje grup balerinash ne skenen e baletit Liqeni i Mjelmave
E bukur por e frikshme mendoi …
Papritur treni levizi dhe filloi te fitoi shpejtesi…
Moska po zhvendosej me shpejtesi para tij.
Nje qytet me konture te medha  gri qe tymoste si ne nje pergjumje kozmike.
Papritur u ndje larg, i vetmuar. Iu duk vetja si nje udhetar qe kish humbur rrugen ne nje bote te frikshme, te bardhe, te ftohte, te ngrire, stepash…
Befas pamjet e ndertesave te qytetit zune te rralloheshin derisa humben fare ne bardhesine e horizontit.
Treni ishte futur ne zonen e stepave. Syri te zinte vetem peme dhe fusha te ngrira se ne nje bote fantazmash. Rralle ne ate bardhesi si te vdekjes shfaqej dhe zhdukej me te shpejte ndonje shtepi druri fshati e vetmuar qe nxirrte nga oxhaku tym te zi si per te sinjalizuar se aty kishte jete.
Papritmas dera trokiti.
Hyr u pergjigj Ernesti ne anglisht.
Ishte nje burr i madh, me mjeker te kuqe qe i mbajti nje ligjerate te pakuptueshme ne rusisht.
Tamam muzhik, mendoi Ernesti.
Ja nje znaju paruski, iu pergjigj si i zene ne faj..
Ah, iu pergjigj rusi me buze ne gaz. Adin moment, ( nje minut) dhe u largua.
Pas pak ai erdhi me nje person tjeter qe e pershendeti me nje anglishte te cale por i kenaqur qe mund te komunikonte me nje te huaj dhe te futej ne boten e nje te panjohuri ndryshe nga miku i tij qe sdinte asnje fjale pervec rusishtes.
Konduktori kerkon te kontrolloj bileten dhe deshiron te te pyesi nese do porosisni per te ngrene apo per te pire dicka…
Patjeter iu pergjigj Ernesti dhe i nxorri bileten…
Sa per te ngrene, a mund te me sillni menune?iu drejtua “perkthyesit”.
Une jam Aliosha i zgjati doren duke u prezantuar ky i fundit….
Pas pak, pasi  konduktori dhe perkthyesi komunikuan me njeri tjetrin ne rusisht dolen; per tu kthyer perseri i vetem Aliosha me nje menu ne rusisht ne duar.
Ketu ka plot ushqime qe gatuhen ne restorantin e trenit…
Ndjese se e kam te veshtire ti perkthej u zu ngushte ai.
Mos u bej merak iu pergjigj Ernesti Shpresoj te gjejme dicka te shijshme.
Nga jeni e pyeti befas Aliosha i ngazellyer qe me se fundmi gjeti nje menyre qe mund ti sugjeronte nje ushqim qe te perkonte me origjinen e udhetarit te huaj
Shqiptar iu pergjigj menjehere Ernesti…
Cfare?
Papritmas syte e Alioshes ngelen te hapur nga dicka e pakuptueshme qe e tronditi…
Cfare perseriti dhe fytyra iu zbardh.
Shqiptare? pershperiti perseri me nje ze gati te shuar… papritur ndjeu ti keputeshin gjunjet dhe u ul…
Me fal iu drejtua Ernestit, skam asgje me ty…!
Ernesti po e shikonte i cuditur pa kuptuar asgje. Treni cante me shpejtesi hapsiren e ngrire dhe stepat tashme i ngjanin nje dekori te dhimshem qe pasqyrohej ne fytyren e trishtuar te Alioshes.
Me thuaj, i foli me te bute Ernesti…
Ti je gjaku im iu drejtua befas Aliosha …
Une kam gjak shqiptar, e perforcoi zerin dhe i dha vetes force te rrinte ndenjur pa u mbeshtetur…
Spo te kuptoj iu kthye Ernesti…
Papritur Alioshes i rrodhen lotet!
I zuri doren Ernestit dhe ia shterngoi me force!
Po, ne jemi te nje gjaku…
Se mendoja kurre se do te ndodhte nje dite keshtu…
Papritmas vuri kryet mes gjunjeve dhe nisi te qaje…
Ernesti hodhi syte pertej xhamit te ngrire te dritares.
Deget e perkulura te meshteknave i dukeshin sikur ishin renduar nga nje dhimbje e madhe pertej te ftohtit!
Cka ndodhur e pyeti me gjysme zeri dhe i vuri doren me dhimbje ne sup…
Ka shume vite… se kam njohur kurre zuri te qante me ngasherim Aliosha…
Ai iku e na la te dyve… kam vetem nje fotografi te tije…
Duket i bukur , i qeshur…!
Na braktisi pa kthyer kurre kryet pas.
Une su mesova kurre pa ate, megjithse nuk e njoha kurre. Isha vetem nje vjec kur na la. Nena ime qe e deshi aq shume nuk u martua kurre dhe me mesoi ta dua dhe ta pres.
Ajo akoma beson se ai jeton, se nuk e ka harruar dhe se nje dite do te kthehet tek ajo, tek mua, biri i tije.
Une jam shqiptar!
Ernestit spo i besohej e gjitha kjo!
Spo e kuptonte plotesisht Alioshen dhe historine e tije qe dukej si nje braktisje klasike, ikje pa kthim…
Jo jo. Ata duheshin dhe u lidhen me synim te krijonin familje perjete, nderhyri Aliosha sikur ta kishte kuptuar paqartesine e Ernestit.
Te lutem me ndihmo ta gjej babain tim, iu drejtua papritur Aliosha Ernestit qe u shtang nga kjo kerkese e befte e bashkebiseduesit.
Ai gjendet ne Shqiperi. Ka studjuar mjekesi ne Moske…
Eshte doktor kardiolog…
Cfare , iu mbajt goja Ernestit?
Cfare? Zemra zuri ti rrihte me shpejtesi dhe fryma gati po i zihej!
Je i sigurte?
Si quhej?
Ia din emrin? E pyeti me ngulm dhe kersheri Ernesti.
Natyrisht, ia di… eshte babai im!
Kam nje jete qe dua ta takoj…
Befas Ernesti ndjeu nje keputje…
Para syve po i cfaqej i jati dhe vargjet e Eseninit qe ai gjithmone i recitonte me trishtim…
“Mbaj mend kur me thoshje po treten
Dhe netet e kaltra o shpirte
Por ti do te duash nje tjeter
Dhe sdo te me kujtosh me nje dite…”
Ne gryke ndjeu nje lemsh qe spo e kaperdinte dot…
I jati i tregonte per aktin kriminal te diktatures komuniste qe kishte ndare shume cifte studentesh shqiptare qe ishin lidhur apo martuar me vajza ruse. Te pakte kishin qene ato qe i kishin shpetuar tragjedise se dashurise se tyre,
Baba, ste kam kuptuar deri me sot, mendoi si i zene ne faj Ernesti dhe nga syte i shpetuan lotet!
Aliosha sikur e mori veten por u cudit tek i pa lot ne sy…
Cke, deshi ta pyeste Ernestin.
Po , iu pergjigj Ernesti dhe iu hodh ne qafe teksa po e perqafonte me denese…
Babai yt dhe i imi eshte Bernardi…
Vellai im i mire…!!!
Si, cfare???
Alioshes iu mbajt goja!!!
Cfare???
Bernardi babai yt ?
Pra ne jemi vellezer…???
Meshteknat ne stepa e kishin perkulur trupin  akoma me shume nga bora e dendur qe ste linte te shikoje me asgje..
Si syte e zene nga perdet e loteve…
Veshtire ta besonte kush ne ate tren se ckishte ndodhur!
Aq shume ishte ngarkuar me mall dhe lot ai  udhetim permes stepave, ne zemer te rusise, ate dhjetor!
Borija e trenit i ngjante nje klithme te zvargur si vargjet e trishta te Eseninit

Mbaj mend kur me thoshje po treten
Dhe netet e kaltra o shpirte
Por ti do te duash nje tjeter
Dhe sdo te ime kujtosh me nje dite…

Ato te dy kishin mbetur te perqafuar ne ate udhetim te bardhe stepash qe dukej i pafund.
Si nje pafundesi malli dhe dhimbjeje…

Shtepia e engjujve

Tregim

Kjo eshte nje nga ato historite e rralla qe ne jeten e njeriut lene gjurme te thell.
Edhe me te thella se ato qe lene mbi lekure prerjet apo plaget e djegjes, pavaresisht materies eterike  te shpirtit.
Ato mbeten aty ne nje forme gati mistike, te shenjte e te perjeteshme.
Udhetoja nga Stambolli per ne Bangkok dhe ne avionin e tejmbushur me pasagjere ishte e papritur qe katershja e sediljeve ku do te ulesha une, te ishte bosh.
Si gjithmone, kisha zgjedhur anen e dritares, qe ne nje udhetim si ky, prej mbi 13 ore, me ndihmonte te harrohesha me pamjet e qiellit, yjeve, ndricimeve te mistershme te gjithesise, te harrohesha me mendimet e mia teksa koha ecte aq ngadale atje ne ate lartesi, prej mijra metrash mbi toke.
Pasi u rregullova mire ne sediljen time dhe mora nje pozicion qe me lejonte te ndjehesha disi komfort per nje fluturim nderkontinental, me kembet te shtrira dhe shpinen te mbeshtetur plotesisht, me se fundmi isha gati per ato ore te gjata por gati magjike qe do me merrnin nga qyteti i fundit i Europes dhe do te me zbrisnin ne zemer te Azise..
Mendova se isha i vetem ne radhen time te sediljeve dhe mbylla syte me nje fare kenaqsie se do te shijoja nje udhetim te tille, i patrazuar nga askush.
Por shume shpejt kjo ndjesi egoiste perfundoi kur nga sedilja ime u afrua silueta e  nje personi qe ashtu bute, me manieren e tij aziatike, bashkoi duart siper kokes dhe u perul gjithe miresi.
Ishte nje murg i veshur me rroben e tij tradicionale te portokallte, me koken te rruar qe i shkelqente nga shendeti dhe pastertia, rreth te pesedhjetave,
Pasi hoqi nga supi nje cante te thjeshte pelhure dhe e vuri ne mbajtesen e bagazheve siper kokes, u ul me kujdes ne sediljen e tije, ne ane te korridorit te avionit.
Pas pak motorrat uturuan dhe avioni Boing 747, si nje gjigand i hekurt levizi neper pisten e gjate te aeroportit dhe u ngrit me shpejtesi ne qiellin e ndricuar nga  minaret dhe dritat e Bosforit,
Pas disa minutash qyteti i madh mbeti pas ne erresiren e nates dhe avioni doli mbi re ne lartesine e tije te kuotave nderkontinentale te flurimit.
Filloi ajo rutine qe do te zgjaste per shume ore, per te zbritur me pas ne nje bote krejt tjeter nga ngjyrat, ajri, temperatura, njerzit, ushqimet, pothuaj gjithcka.
Per ku udhetoni,  degjova papritur bashkeudhetarin tim te me pyeste me nje nje ze te bute, miqesor.
Ah larg, i thash duke iu pergjigjur me kenaqsine se mund te shkembeja edhe ndonje bisede me bashkuedhtarin tim mistik ne kete fluturim te gjate.
Ne  Sydney, e plotesova pas pak pergjigjen,
Qytet i bukur, me tha. Kam shume miq atje, dhe shume nxenesa te mije, monks te devotshem.
Oh sa mire, iu pergjigja per mirsjellje pa e ditur ne fakt saktesisht se cduhej te thoja..
Une jam Ajahn Brahm, shtoi ai, Udhetoj ne Bangkok e me pas ne Nepal.
Nice to meet you, kenaqsi qe takohemi i thash pasi iu prezantova dhe une me emer…
Pas nje pauze te shkurter my kthye dhe me pyeti perseri: cpune ben?
Kendoja dikur opera i thashe, Verdi, Pucin, kurse`tani jap mesim ne universitet dhe kam plot plane te medha perpara.
Oh e shoh, me tha me nje qetesi dhe siguri qe me trembi disi.
Bestytnive si kam besuar kurre dhe njerzit e fese me shume se me respekt i kam pare me keqardhje si qenie te kufizuar ne limitet e besimit te tyre.
Natyrisht qe kur jane perpjekur te me bindin me historite e tyre te besimeve perkatese u jam pergjigjur jo pa nervozizem me argumentet e Njutonit, Kopernikut dhe te Hygoit.
Gjithsesi dukej se bashkebiseduesi im kishte deshire te fliste me ate anglishten e tij me akcent te embel aziatik!
Po kthehem ne manastirin tim, pas nje muaji. Me mungon shume. Kur njeriu mesohet ne nje vend dhe dashuron ate qe ben e ka te veshtire te pershtatet edhe ne pallatet princerore.
Edhe po mos te doja te futesha ne bisede, ai nisi te fliste me nje deshire te dukshme per te vazhduar…
Me zor po pres te takoj engjujt e mije….
Ai ndaloi per nje moment dhe u gelltit nga nje emocion qe u duk sikur iu ngrit nga fundi i barkut dhe e zuri ne gryke. Syte iu veshen me nje tis te holle lotesh…
Fillova te behesha kurioz dhe u ktheva nga ai.
Ato jane jeta ime, qellimi dhe gezimi i jetes time.
Ai ktheu syte e mencur ne forme bajameje nga une dhe me shikoi
me nje veshtrim ngulmues sikur donte te provonte nese e kisha seriozisht interesin qe po tregoja per ta degjuar.
Sic duket u bind dhe pasi ferkoi syte me pellembet e duarve, mori fryme thelle dhe mu drejtua:
Faleminderit qe po me degjon.
Me ka marre malli dhe kam nevoje te flas per engjujt e mi.
Sic duket e mori me mend se spo e merja vesht se per cfare engjujsh po fliste dhe beri nje shenje me dore si per te me qetsuar dhe tha:
Do te tregoj historine time dhe per engjujt e mije.
Nderkoh isha bere kurioz dhe po prisja i intriguar se chistori do te me tregonte.
Vec te mos jete nga ato perrallat e lodhshme mijera vjecare qe jemi mesuar te degjojme rendom nga fanatiket e feve qe slene rast pa promovuar shenjtoret e tyre te preferuar.
Une kam lindur ne nje fshat te thelle ne malet e Nepalit- filloi ai historine e tije te cilen tashme mezi po prisja ta degjoja.
Une erdha ne kete bote si nje femije i padeshiruar. Ai mori fryme thelle dhe nje trishtim i dukshem ia pushtoi pamjen paqesore dhe gjithe mirsi.
Keto fjale me theren ne stomak.
Nuk ishte perralle por nje histori e vertete.
Kureshtja me kish pushtuar per te mesuar historine e ketij njeriu nga nje bote e larget.
Nena ime ishte vetem 17 vjece kur linda une.
Ai u duk sikur e mori veten dhe e shtroi zerin e tij tashme kumbues dhe te bute si te nje shenjti.
Im ate ishte nje shites ambulant qe i premtoi dashuri, besnikeri dhe martese.
Nena ime ra ne dashuri me ate djale te bukur kinez, 20 vjecar, qe shiste perla dhe sende te arta ne ato fshatra te thella malore.
Ajo e besoi dhe e dashuroi si e cmendur.
Skish dashuruar kurre, skish puthur kurre nje djale me pare dhe iu dha me gjithe shpirte atij djali te veshur bukur nga qyteti, qe te mahniste me fjalet, diturite  dhe paraqitjen e tij.
Por nje dite ai iku… per tu mos u kthyer me kurre.
Ime me u mbyll ne shtepi dhe qante nate e dite.
U tret si qiri nga dashuria dhe nga dhimbja qe ai iku dhe e la.
Por me e keqja skish ardhur akoma.
Ndersa ishte dobesuar dhe jetonte vetem me nje gote qumesht dhije ne dite asaj filloi ti rritej barku.
U mbyll ne dhomen e saj  jo vetem qe mos  ta merrte vesh fshati por edhe familja  e saj qe mund ta mohonte si vajze dhe ta perzinin nga shtepia.
Nderkoh qe une rritesha mbrenda trupit te saje ajo qante dhe me kendonte nje kenge qe une e ndjeje akoma edhe sot  ne trupin tim, ne gjithe qenien time:
“Fli princi im
Rritu princi im
Nena jote do vuaj
Deri sa ti te behesh burre
Dhe kur ti te behesh burre
Ti do kerkosh babain tend
Do ta gjeshe dhe do ti thuash
se nena jote e pret gjithmone
Sic e ka pritur gjithe jeten
Dhe duaje babain tend
Ai eshte nje princ i arratisur…”
Nga syte e murgut, ne nje menyre fare te papritur rane dy pika te medha lotesh, ndersa fytyra vazhdonte ti ruante ate pamjen e qete prej shenjti.
Historia e tij po me kujtonte Cio Cio Sanin nga Madam Baterflaj.
Ka nje opera te ngjashme me kete histori- i thash. E ka shkruar Puccini
Po, mu pergjigj murgu, e dij. E kam degjuar dhe me ka pelqyer shume.
Por Puccini ka shkruar fare pak nga historia ime.
Nenen e zbuluan se kishte mbetur shtatzene- vazhdoi ai.
Im gjysh kerkoi ta perzinin po gjyshja ime i tha se po qe keshtu do largohej dhe ajo me vajzen e saj shtazene.
Dhe keshtu gjysherit e pranuan nenen sic ishte.
Une u linda ne nje nate dimri.
Te gjithe qane, gjyshrit, nena, une, dajo. Askush nuk iu gezua lindjes time.
Nena ime me ushqente me gjirin e saje dhe lotet e saje me binin ne buze gjithashtu, duke mu bashkuar me qumeshtin e saj.
U rrita i rrethuar nga trishtimi; me qumesht dhe me lote.
Dhe me nje soj dashurie qe sishte dashuri por nje urrejtje e heshtur.
Skuptoja asgje por vetem qaja dhe grindesha me vehten.
Kisha nje dhimbje qe se kuptoja nga me vinte, nje urrejtje qe po me behej cdo dite e me e madhe por qe se dija se kujt tia drejtoja.
Qaja dhe bertisja pa shkak.
Te vetmet qe me qetsonin ishin fajet qe beja. Thyeja sendet e shtepise me radhe…
Nje dite thera cjapin e tufes….
Nuk me donte me askush pervec nenes time, qe me merrte ne gji e me shterngonte fort.
Vetem aty ne gjirin e saje qetesohesha dhe me zinte gjumi. Aroma e trupit te saj me dehte dhe shihja endrra te bukura… isha gjasht vjec kur keto endrra mu nderprene pergjithmone.
Kur u ngrita nje mengjes e kerkova kudo por se gjeta me kurre. E kam kerkuar cdo dite te jetes se smund ta besoja qe ajo nuk do te ishte me ne kete bote.
Murgu mori fryme thelle dhe me shikoi drejte ne sy.
E kuptoi se me kish krijuar nje perde lotesh me historine e tije.
Tashme avioni kishte arritur ne piken me te larte te fluturimit dhe nga dritaret e vogla ndrisnin yjet si per ta bere kete histori me magjepse.
Zhurma e motoreve i ngjante feshferimes se nje pylli ne nje nate dimri me ere.
Shume e trishte – i thash.
Me vjen shume keq, e ngushellova me pas.
Pa nenen jeta ime u be nje ferr, vazhdoi ai.
Sme donte askush
Sme ngushellonte askush, pervec gjyshes qe ishte ndare ne dy pjese; pjesa qe i dhimbesha dhe pjesa qe me urrente sepse une isha shkaku i shkaterrimit dhe turpit te familjes.
Kete se kuptova kurre atehere por vone kur u rrita
Kur u bera 13 vjec erdhi dita me e veshtire e jetes time.
Isha bere i keq, me paudhesite e mia, i padurueshem jo vetem per gjysherit e mije por per gjithe fshatin i cili u mblodh nje dite dhe mori vendimin te me perzinin fare, pergjithmone nga fshati.
Qava me sa fuqi qe pata naten e fundit ne shtepine ku u linda, theva ckishte mbetur pa thyer nga shtepia dhe ne mengjes erdhi nje grup fshataresh qe me shternguan duart dhe me nje litar tjeter me lidhen pas nje kali mbi te cilin kishte hipur nje bashkefshatar qe do me terhiqte nga pas per te me degdisur sa me larg; qe te mos mundesha me kurre te kthehesha.
Shikoja nga gjyshja qe kishte ulur syte dhe qante, gjyshi qe kishte kthyer shpinen, fshataret qe me shikonin si nje qen te terbuar qe po e largonin me force. Me dhimbte ne shpirte e gjitha dhe spo kuptoja asgje se cpo ndodhte dhe se cfare kisha bere qe te me denonin aq shume….
Nuk e di sa ore kam ecur i lidhur pas kalit. As sa pyje dhe perrenj kam kaluar…
Por mbaj mend se kam ardhur ne vehte ashtu i cfilitur ne kembe sic isha vetem kur kam degjuar nje bisede burrash.
Nje grup murgjerish i dolen kalit perpara dhe e pyeten bashkefshatarin tim se per ku po shkonim ashtu dhe cishte ky djalosh i lidhur pas kalit.
Bashkefshatari im i tha se isha dobic dhe se isha i padeshiruar per fshatin dhe gjysherit qe me rriten, se sillesha keq, vidhja bacet, demtoja te mbjellat, godisja dhe vrisja gjene e gjalle.
Njeri nga murgjerit, ai me i vjetri, me kujtohet qe mu afrua dhe me perqafoi.
Ka sy te zgjuar dhe zemer te mire djali, tha.
Do ta marrim ne, ne manastirin tone.
Bashkefshatari im zgurdulloi syte mbi kale dhe iu drejtua murgut plak:
Do te pendohesh!
Por pa mbaruar ai fjalen akoma, mua mi zgjidhen duart dhe ma hoqen litarin qe me mbante lidhur pas kalit.
Ato momente kur i ndjeva duart e lira mu duk sikur isha ne nje  bote tjeter dhe linda serish prej se verteti; rrethuar me dashurine qe meriton cdo krijese e gjalle, cdo femije i sapolindur.
Deri ne ato caste kisha qene ne nje burg te erret rrethuar nga dhimbjet, fatkeqesite, perbuzja, urrejtja.
Te merzita me duket, mu drejtua bashkebiseduesi im kur vuri re se historia e tij me kishte cfytyruar.
Nuk mund ta besoja se ne nje fluturim si ky pervec mrekullise se universit qiellor te nje nate vere, do te kisha kaq prane personazhin e nje historie te tille.
Skishim vene re as stjuardesat qe na kishin afruar pije dhe kafe, por tashme ishin larguar ne radhet e pasme te avionit.
Jo! Aspak, iu pergjigja me sinqeritet.
Eshte nje histori e jashtezakonshme! Bile dhe ne libra zor ti gjeshe.
Ai buzeqeshi lehte i kenaqur nga pergjigja ime dhe vazhdoi:
Diku lart mes maleve, ne Nepal, buze nje lumi te rrjedhshem dhe i rrethuar nga nje pylle shekullor gjendet nje monastir i lashte. Ne sheshin e monastirit ngrihet nje statuje e madhe e Budes.
Aty une u rrita dhe mesova shume gjera mbi Buden, jeten, filozofine, por mbi te gjitha si ta kthej urrejtjen ne dashuri.
Aty fillova te kuptoj boten duke qene aq larg botes, Zotin.
E shikova pak me cudi nga kthesa qe i dha bisedes por ai e kuptoi menjehere dhe me tha:
Jo, skam mbaruar.
E kuptoj qe besojme te njejten gje por nga pika te ndryshme- shtoi menjehere sic duket nga meraku se mos e paragjykoja apo se mos me zhgenjente.
Edhe une besoj ne Zot i thash, por ne Zotin tim, ne lidhjen time me te, ne mardheniet e mia dhe te jetes time me te. Une smund te ulem e te degjoj dike te me tregoje si eshte dhe kush eshte Zoti- iu pergjigja me pasion sic bej gjithmone kur bie fjala per kete topik.
Ke te drejte, me plotesoi.
Dhe keshtu kaluan vite-vazhdoi ai.
Une u rrita, ndryshova dhe u bera gati te dilja ne jete.
Monku plak qe me shpetoi jeten, me thirri nje dite kur mbusha 24 vjec ne dhomen e tij dhe me tha:
Biri im. Tani je burre dhe i zoti i vetes.
Cke deshire te besh. Une jam plak dhe dua te te shoh te lumtur e te rregulluar para se te vdes!
Gjysh, iu pergjigja. Dua te kthehem ne fshat, te takoj nenen time, gjyshen, gjyshin, dajon
Te takoj fshataret dhe tu kerkoj te falur te gjitheve qe kam bere aq shume prapsira dhe i kam merzitur aq shume kur isha i vogel!
Dua ti bind se tani une jam nje fshatar i mire, i denje per tu kthyer perseri ne fshat dhe prane njerzve te mije…
Monku plak me mori ne gjoks dhe dha urdher te me benin gati kalin, ushqime dhe te nesermen ne mengjes te nisesha me nje shoqerues per te mos humbur rrugen dhe per te mu gjendur prane per gjithcka.
Te nesermen pasi udhetuam gjithe diten, gati ne te perenduar arritem ne fshatin tim te femijerise.
E njoha fshatin qe nuk kishte ndryshuar fare, shtepine e vjeter dhe pasi zbrita nga kali rashe ne gjunje dhe putha pragun e deres.
Sme behej te ngrihesha dhe lotet me rridhnin pa ndalur.
Mendoja se ne ate prag nena ime kishte shkelur cdo dite dhe sngopesha duke e puthur!
Cohu me tha shoqeruesi.
Behu burre!
Me lotet ne fytyre akoma,  i rashe deres me pellembe duke thirrur i papermbajtur: Nene! Nene…jam une …
Papritur dera u hap dhe dikush, nje i panjohur qendronte perballe i cuditur por dhe me nje shikim te ftohte….
Une shtanga dhe gjaku mu rendua nga dhimbja e kesaj te papriture.
Goja mu mor dhe ndjeva se gjunjet po me keputeshin.
Shoqeruesi im me vuri duart nen krah menjehere per mos tu rrezuar.
Kan ikur!
Ka vite qe jane larguar qe ketej tha i panjohuri
Gjysherit e tu vdiqen ate vit qe ike ti.
Dajo yt iku ne Kathmandu per nje jete tjeter pas nje viti
Kurse ketu, tha ai dhe u fut paksa mbrenda shtepise, kam nje amanet per ty…
Hajdeni futuni na tha ai dhe ne zume vend ne minderin e vjeter te dikurshem.
Pas pak i zoti i shtepise u kthye me nje vazo porcelani.
Zemra me lozi nga vendi dhe e ndjeva me te keqen: ketu eshte hiri i nenes tende. Ajo vari veten kur ti ishe 6 vjec…
E mora vazon e hirit te nenes dhe duke e puthur e lava ne lot!
Kur isha i vogel gjyshja me pati thene nje here ne fshehtesi se nena
kishte  shkuar te takoje babain dhe se nje dite do kthehen mbase te dy te lumtur per te me takuar.
Sa shume e kisha enderruar dhe pritur kete mrekulli!
Udhetuam tere naten per tu kthyer ne monastir; me gjithe kembenguljen e te zotit te ri te shtepise per te fjetur ate nate aty.
Te nesermen ne mengjes kur mberritem ne monastir bota para meje kishte ndryshuar e gjitha.
Mu permbysen mesimet e shenjta te Budes, mesimet e vjetra te fese.
I bera pyetje vetes me gjithe ze:
Zot ku jeee?
Sic duket po cmendesha se monku plak qe une e therrisja gjysh me ra lehte ne faqe me shuplake dhe me tha:
Ti sapo e gjete Zotin bir!
Me vjen keq per ata qe jetojne nje jete dhe se gjejne dot.
Keto fjale me shtangen, mi ndaluan lotet dhe nje drite e shenjte ndricoi shpirtin tim..
Me iken dhimbjet, mu cfaq nena e buzeqeshur me bukurin e saje te rralle dhe babai qe se kisha njohur kurre qe hapi krahet dhe me perqafoi fort.
Gjyshi dhe gjyshja me ferkonin supet me dashuri, me ndjenjen e fajit ndersa bashkefshataret me perkuleshin te gjithe me nje nderim qe shprehte me shume respekt se sa nje mije here te me kerkonin falje…
Ishte nje ndjesi kaq e vertet sa smund ta besoja se ishte nje gjendje imagjinare.
Gjysh iu drejtova monkut plak, cpo ndodh me mua!
Ke gjetur Zotin biri im, mu pergjigj
I kalove te gjitha vuatjet dhe dole i fituar.
Zoti eshte i vertet!
Foli dhe degjoje Zotin!
Gjysh tani e di se cdua te bej- i thash me ze te larte triumfues.
Tani e di se cdua dhe cfare kerkoj!
Dhe kjo do te na beje te lumtur te dyve!
Monku plak po me veshtronte ngadhenjyes:
Do iki larg, do ngrej nje shtepi me engjuj.
Kjo bote ka nevoje per engjuj te vertet, per shpetimtare te vertet, qe kane veshe te vertete, qe mund te vene drejtesi ne kete bote.
Qe i bejne realitet lutjet e njerzve, te pastreheve, te pashpreseve, te semureve, te pafateve, te deshperuarve, te nenes time, te feminise time…
Ndersa avioni shkiste neper qiell permes yjeve te nates monku im bashkeudhetar po fliste me nje pasion gati hyjnor aq sa me zuri frika se mos ndodhesha ne nje gjendje transi te vertet!
Pime dicka, i thash si per tu qetsuar dhe per te marre vehten nga ky tregim sa tragjik aq edhe pothuaj hyjnor.
Stjuardesa na solli nga nje pije secilit; monkut nje caj jeshil kurse mua nje birre.
Monku filloi te pinte i menduar sic duket jo shume i kenaqur me pauzen e propozuar nga une.
Me trego per engjujt i thash, kesaj radhe me nje lloj bindje se do fliste si monk.
I kerkova gjyshit te me ndihmonte te me gjente nje shtepi te vjeter diku…
Kudo qe te ishte, filloi menjehere ai.
Do ta mbush me dashuri dhe femije qe kane nevoje per nje streh.
Sdo tu mesoj fene por si te gjejne Zotin
Fete po e largojne njeriun nga Zoti.
Do tu mesoj dashurine!
Fjala dhe fuqia e shenjte e Zotit eshte dashuria- i thash gjyshit, monkut plak qe mu pergjigj menjehere:
Ti e din se cben biri im, ti ke Zotin tend qe te udheheq.
Interesant, peshperita une si per ti thene, kjo nuk eshte me histori por predikim.
E dij, u pergjigj monku sikur te kish degjuar  mendimin tim.
Keshtu gjeta nje shtepi te vjeter te braktisur-vijoi ai
I rregullova catine, i vura dyer e dritare, e leva me gelqere, ndertova nje gardh te madh, hapa dhe nje kopesht per zarzavate dhe luleshtrydhe, mblodha disa dele dhe dhi dhe nisa kerkimin e engjejve te mi…
Nje nate isha mysafir ne nje fshat te larget.
Diku prane degjova te qarat e nje vajze te vogel.
Ceshte ky femije qe qane,  i pyeta te zotet e shtepise.
Eshte Tashu mu pergjigjen.
Nje femije i keq. Fshati nuk e don. Eshte djall!
Nje vajze qe nena i vdiq me kancer dhe e la dy vjece, babai eshte i alkolizuar por ne burg.
Ajo sqas njeri prane;  edhe kukullave qe i falin ua pret koken…
Te nesermen e mora Tashun me vehte.
U miqsua me mua shpejt.
Por kur mendova se ishim bere miq me futi duart ne fyt dhe donte te me mbyste…
I dyti qe erdhi ne shtepine e engjujve ishte Tao, nje djale 5 vjec qe kuptonte, shkruante por i mbahej goja.
Pinderit i ishin ndane dhe e kishin braktisur te dy…
I treti ishte Wu.
Prinderit i ishin vrare te dy ne nje aksident dhe ai kishte mbetur rugeve…
E katerta ishte Guen nje vajze qe nena i kishte vdekur duke e lindur por babai ishte martuar dhe njerka i kishte vene si kusht: pa Guen…
E pesta ishte Wang me nene te sumure dhe pa baba.
5 femijet i rriste gjyshja por ajo vdiq dhe Gueni ngeli ne duart e motres se madhe vetem 7 vjece…
Keshtu u bene plot 60 engjuj…
Jeta me to ishte kaq e bukur; eshte si te jetosh ne oborrin e perendise.
Engjujt sdine te shtiren, sdine te genjejne edhe kur jane ne dhimbje.
Engjujt sdine te predikojne vecse me fatin dhe dhimbjet e tyre.
Engjujt skan fe; ata kane vetem Zot!
Teksa bashkeudhetari im fliste une kisha mbyllur syte dhe degjoja.
Lotet filluan te me zbrisnin nga syte duke menduar pafajsine e engjujve te tije, rrugen e mundimshme por te shndriteshme te takimit te tyre me Zotin.
Rrugen absolute te gjetjes se Zotit, te atij Zoti per te cilin kemi nevoje te gjithe ketu ne toke, per engjujt e tije…

 

Pata e arte

Dikur ne kineman e vjeter te qytetit tone cfaqej nje film qe e mbushte sallen gjithmone plot.
Quhej “Pata e arte”
Nje perrralle qe i terhiqte njerzit e varfer si me magji; tamam ashtu si vete puplat magjike te pates se arte ne film.
Ishin vitet 80 dhe qyteti ishte ne kulmin e varferise se tij dhe kinemaja e vjeter ishte si nje shprese ku njerzit mund te vrisnin monotonine dhe vogelsine e qytetit me nje rruge te vetme.
Ne filmat e vjeter dhe te sterperseritur njerzit harroheshin duke u perqendruar ne ekranin e arnuar,, shkrinin imagjinaten dhe stresin e tyre ne ato pamje aq te ndryshme nga qyteti i rendomte ku jeta i ngjante nje filmi te perseritur, te vjeter, me te njejtat ngjarje, personazhe dhe halle.
Une vete kisha gjetur edhe nje menyre tjeter per tiu larguar asaj perditshmerie vrasese dhe pothuaj pa asnje shprese; lexoja libra dhe jetoja ne boten e ngjarjeve e te personazheve te mije. Ndihesha si vizitor ne ate qytet te vogel dhe me njerez te mire por qe vogelsia e kishte kthyer ne nje qytet ku zienin thash e themet dhe meskiniteti.
Por shpesh kur ne kinemane e qytetit nuk shfaqej “Hamleti” apo “Zotnia R”. qe ishin filmat me te zakonshem, une ulesha ne radhen 5 per te ndjekur filmat a rralle qe jepeshin.
Dhe nje nga filmat e mije te preferuar ishte “Pata e arte”.
Jetoja ne nje shtepi perdhese buze rruges se makinave, rrethuar me gardh dhe trendafila.
Para deres se shtepise kishim nje pus me uje te ftohte e te kulluar, ku veres ftohnim dhe shalqinjte.
Disa metra me pas ishte nje rrekeze e vogel ku laheshin rosat e shtepise. Ishin rosa te buta e te mira qe une i doja shume, qysh kur ishin rika, zozgjt e vegjel te rosave qe une i merrja me kujdes ne krevat edhe kur flija …
Por ato rriteshin shpejt. Por gjithsesi une i doja fort edhe ashtu te rritura.
Por nje dite nena ime bleu nje zog pate.
Ishte me pupla te ndritur si bore te  bardha qe une e quajta ” Pata e arte”, sipas filmit qe kisha pare.
E ushqeja vete dhe kujdesesha per te me nje merak qe nuk ia besoja kujt.
U lidh aq shume me mua sa nuk e hante me ushqimin ne toke po te mos ishte ne doren time.
Me ndiqte neper kopesht dhe u miqsuam aq shume sa e merrja ne preher dhe pasi vinte sqepin ne supet e mije mbyllte syte ne dremitje.
Me lumturonte aq shume dashuria dhe miqesia e “Pates se arte” sa mund te rrija me ore pa levizur, duke lexuar ndonje liber, vetem qe mos tia prishja qetesine.
Zgjohej ne mengjes para meje dhe me priste tek dera e dhomes se gjumit.
Fillova ta merrja edhe me vete jasht shtepise dhe ta shetisja.
Prane rrugices tone kishim nje kanal qe shkonte diku larg fushave dhe perdorej per vaditje!
Pata e arte futej gjithe qefe, notonte dhe zhytej plot kenaqsi dhe sapo ngrihesha si per ti thene mjaft tani, rrihte krahet dhe dilte nga uji duke me ndjekur. Shpesh e merrja ne krahe duke ia puthur dhe perkedhelur gjoksin e bardhe e te shndritshem.
U beme aq miq sa nuk besoja se Paten e arte mund ta zevendesoja me ndonje nga shoket e me te feminise.
Me mungonte kur largohesha nga shtepia dhe mezi prisja ta shihja kur kthehesha. Dhe ajo rrinte e me priste, pas portes, rrihte krahet duke guasur gjith lumturi sapo vija kembet ne oborr.
E merrja ne krah dhe ajo mbyllte syte ne gjoksin tim.
E doja aq shume sa nje dite qe rrinte me koke varur dhe nuk e hengri buken e perzier me barishte te ziera nga duart e mia, u bera shume merak.
Ate dite piu vec uje dhe te nesermen rrinte ulur, e pafuqishme dhe nuk ecte.
Gjithe naten nuk vura gjume ne sy nga meraku. Asaj kohe sbehej fjale per ambulanca veterinare dhe me kursimet e mia bleva nje pako me tetracikline.
Ia dhashe te pinte nje cerek tablete dhe pas dy tre oresh u ngrit.
Po ate dite henger ne duart e mia dhe ma ktheu perseri lumturine me dashurine dhe gjallerine e saje.
Por erdhi nje dite qe sdo ta harroj kurre ne jeten time
Pata e arte ishte rritur dhe miqesia jone ishte forcuar akoma dhe me shume. Padyshim qe ajo ishte bere shoku im me i mire
Me ulej prane kur lexoja dhe koken kishte deshire ta mbeshteste ne supin tim. Dilnim shetitje te dy dhe gezohej duke rrahur krahet kur e coja te lahej.
Por kohet ndryshuan. Qeveria komuniste e asaj kohe nxorri nje urdher qe ne qytet, te hiqeshin gjithe shpendet apo gjeja e gjalle sic quheshin me gjuhen e shtetareve te asaj kohe.
Radiot dhe gazetat e kohes e paraqitnin si nje fushate kunder kapitalizmit dhe cdo kundershtim i ketij urdheri konsiderohej veprim armiqsor.
I am ate qe i kishte provuar nja dy tre gjygje si  “armik” i mundshem, qe kishte tendenca per pronen private nje nate foli gjith merak.
Duhet ti heqim pulat, rosat, nuk ia kemi ngene te shkojme neper gjygje .
Dhe Paten, me tha dhe shikoi nga mua gati me dhimbje.
Jo, thashe menjehere i vendosur.
Pata eshte shoku im. Do ta mbaje qofte dhe te mbyllur ne dhomen e gjumit.
Te nesermen filloi therja e pulave dhe rosave.
Ne fund te muajit sna mbeti me asgje ne oborr, pervec Pates se arte.
Shpesh komshijte tane qe vinin per ndonje kafe dhe muhabet, shihnin gjithe kersheri nese i kishim hequr te gjitha.
Por kur ime me u shpjegonte sa Paten e arte se trajtonim si shpend por si pjese te familjes, “shokun e djalit”, te gjithe benin cudi me kete kurajo per te kundershtuar ligjin e hekurt komunist.
Nje dite sapo isha kthyer nga shkolla degjova zera dhe thirrje njerzish ne rruge.
U tremba disi dhe se dija se cpo ndodhte!
Nena ime hapi porten e drunjte gjysme te kalbur dhe ne dere u duken dy civile dhe dy police.
Ai qe kryesonte dhe binte ne sy ishte vete kryetari i komitetit ekzekutiv.
Kemi ardhur per kontroll.
Partia ka dhene urdher te hiqet gjeja e gjalle nga cdo shtepi. Borgjezia dhe kapitalizmi nuk kan bringa. Armiku i klases kete kerkon, te mbyllim syte ne, filloi ai te recitonte nga parrullat klishe te kohes.
Ime me ishte zverdhur dhe sfoli asnje fjale.
Une sikur u permenda dhe mora menjehere Paten e arte ne krah dhe e futa fshehurazi ne dhumen e gjumit, poshte krevatit tim.
Policet dhe dy civilet u futen ne shtepi pa marre leje dhe po kontrollonin qorin sic i thonim ne ahurit, dhe dhomat me rradhe…
Kur e pane se sgjeten asgje iu drejtuan nenes time:
Keshtu ju duam, revolucionar!
Armiku eshte i keq dhe kerkon te na percaje mes nesh.
Ne na informuan se ju mbani pata e rosa….-shtoi kryetari.
Prit shef, tha nje polic qe e kisha pare dikur ne stadium tek u turrej tifozave duke i qelluar si bishe.
Dua ta laje merakun tha ai ndersa filloi te me shikonte me ngulm dhe me nje dashakeqesi qe te dritheronte.
U shtanga dhe zemra po me rrihte me force.
Mos e ngani Paten e arte. Sju ka bere asgje. Eshte shoku im-zuri te therriste qenia ime, thelle meje.
Polici mu afrua, me kapi per krahesh dhe duke me shtyre, me foli gjithe ligesi.
Cke qe dridhesh macok…
Cfare fsheh aty poshte krevatit…?
Joooo!
Sju le ta merrni paten time – uleriva me sa ze qe kisha….
Haha- ta tregoj une paten ty kelysh borgjezi, tha polici dhe pasi me shtyu perseri me force, ngriti mbulesen dhe zgjati duart diku poshte krevatit.
U degjua nje klithje gjithe dhimbje.
“Pata e arte”- thirra me sa fuqi qe kisha dhe nga syte me vershuan lotet kur pashe policin qe po i thyente krahet shpendit tim.
Mos ma merrni ju lutem- zura ti lutesha.
Qenke vertet kelysh borgjezi, mu hakerrua para fytyres kryetari i komitetit!
Po e zgjate do te marrim dhe ty me vehte e te ta gjejme vendin- me bertiti i  egersuar dhe shikoi nga policet.
Lereni djalin, thirri nena ime dhe per te me mbrojtur me doli perpara. me trupin e saj!
Per here te fundit pashe Paten e arte qe po perpiqej te ikte nga duart e policit i cili po ia shterngonte krahet me force teksa ajo klithte me dhimbje.
Ate dite mallkova me gjithe zemer ate sistem cnjerzor dhe kriminal te quajtur socializem.
Nuk do ti fal kurre ata njerez qe vrane shpirtin tim, ate miqesi te shenjte me “Paten e arte”.
Krahet e keputur te nje krijese te jashtezakonshme dhe te pafajshme!
Vitet kane kaluar dhe do te shkojne por Paten e arte une sdo ta harroj kurre!
As ate dashuri te shenjte qe u vra aq mizorisht, e cila do te vazhdoje te jetoje me perrallen e Pates se arte dhe fluturimin e shpirtit tim, edhe kur te mos jeme me ne kete bote!

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here