Home Portali Filozofi Assimil i shpirtnisë së pashkruar shqip

Assimil i shpirtnisë së pashkruar shqip

2532
0

Mbi përkthimin e së vërtetës në gjuhën e kuptueshme

Neve na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore
Autor:Fahredin Shehu

Për herë të parë vetën e citova në librin tim të dytë Shumësi e Padukshme, kur isha në një krizë për gjetjen e terminologjisë adekuate për ta shkruar heshtjen në gjuhën e kuptueshme.
Duke kontempluar më tutje, dita ditës kjo krizë rritej e shtohej andaj nuk jam në gjendje t’I shmangem citimit të Fahredin Shehu-ut.
E di se nuk jam emër, nuk jam emër në letërsinë shqipe për shumë arsye. Më shumë më lexojnë të tjerët se sa shqiptaret, ndasht. Shpesh më dhemb këmba e shqiptarit të rëndë dhe e ndjej vetën si bimë e cila është ilaë për atë që më shkele këtë fare duke e kmos ditur. Ndasht. Sepse Fahredin Shehu është mësuar të doj dhe e ka vështirë të ë’mësohet.
Pse më lexojnë të tjerët?
Sepse konceptet që I zhvilloj ata I kanë të njour, e konceptin që po e kultivoj nuk është zbulim I flakës e të frikohen nga ndonjë fis most a na vjedh.
Konceptinm të cilin e kultivoj nuk është patent I imi më tepër është një Arbor Vitae ( pemë e jetës) dhe vaktile e kam quajtur Dashuria sepse u ka munguar vokabulari.
Zgjimi I vertëtë I vetëdijes ndodh atëherë kur dashurojnë dhe kur në të tretemi unifikohemi me Krijuesin me Absolutin atëherë jemi pika e cila iu bashkangjit oqeanit.
Në shkrimet e më herëshme e kam përmend shkollën Induse të Bhaktës, Shkolla e dashurisë për realizimin- vetrealizimin nëpërmjet dashurisë, si do që ta quajmë këtë, Bhakta (Sanskrit), Amor (Latinisht), Agape (Greqisht), Muahaba (Arabisht), Divine Love ( Anglisht).

Arsu\yeja e dytë pse e citoj vetën është dashuria ndaj VETVETISË. ( Vetvetia- concept I cili dallon nga Vetvetja në aspektin cilësor dhe sasior- Vetvetia ka ngjyrime sublime kosmike nga Vetvetja Egoiste. Ndaj Vetvetisë së filtruar nëpër prizmin kosmik duke defraktuar rrezen e pastër në disa ngjyra me cilësi të ndryshme optike dhe emocionale.
Kjo është UN-I, egoja e pastruar, e zhveshur nga oportunizmi, por UN-i I filtruar nëpër flakën- afshin e dashurisë dhe unifikimit me Absolutin.
Deuke e dashur Vetvetinë e vet. Unifikohesh me Qenien Absolute Divine.
Dashuria këtu shërben si urë, Kinvat- I përmendur në Avestën e lashtë iraniane, Zoroastriane, Sirat Qypri, si urë e zbuluar në tokë e cila të lidh me qiellin sepse e do Vetvetinë, krijesën e avancuar të Absolutit.

Arsyeja e tretë pse e citoj vetën është se kështu e stimuloj dertlinë( ai I cili ka brengën e vetës, pastrimit të sajë, kultivimit të vetës) për të kërkuar shqip atë që nuk mund ta lexoj, mësoj, dëgjoj në ndonjë gjuhë që nuk e njeh.
Kështu që kjo I shërben si short cut( rrugë e shkurt), në desktopin e kompjuterit, tënd.
Më poshtë do të jap disa short cuts për ata që kanë interesim të kuptojnë kodet e një realiteti të cilin po e sajoj në gjuhën shqipe.

1. nëse dëshiron të kuptosh rreth Rebelimit, kërko në Shumësi e Padukshme- mbi lulen dhe degën.
2. nëse dëshiron të kuptosh për atëdhetarinë tonë, respektivisht mentalitetit antic dhe mesjetar, lexo bisedën e Flamurit me Jovanën në Nektarina.
3. nëse dëshiron të kuptosh për mbivlerësiin e vetës në ambientin e ngusht të jetës, lexo bisdenë e Troftës dhe të Ngjalës në librin Elemental 99.
4. nëse dëshiron të kuptosh domethënien e Masotherisë ( mësimit të mesit) konceptin e Aristotelit- Terminus Medius, të Buddha-s – Majjim Nikhaja, të Muhamedit- Ëasat-ul Tariq, lexoje komplet Shumësi e Padukshmë se është tipik mësim Mesotherik.
5. nëse dëshiron të kuptosh burimin dhe prejardhjen e shkrimit si dhe krejt Matriksin e krijimtarisë së Fahredin Shehu-t lexo poezinë Pas heshtjes së gjatë, në librin Nun.

Arsyeja pse Vetvetia ime ofron short cuts, është respekti ndaj lexuesit, dashuria ndaj tij dhe vet hapja e këtillë ofron dëshmi të mjaftueshme për këtë, sepse një entitet I formuar njerëzor në këtë mënyrë dëshiron të jap.( më vonë do të flas për dhënien).
Pasi që jetojmë në jë kohë të ngutshme dhe lexuesi në aeroplan nuk do që të humb kohë së lexuari 40 faqe përshkrim të kasit të kalit apo shikoj filam 160 minutëshe ku plot 100 minuta bie shiu.

E dyta arsye është se short cuts dhe fjalët e pakëta tregojnë poashtu respect për nivelin e pjekurisë së lexuesit I cili nuk do që të ofendohet me përshkrime banale dhe primitive sepse poe e zëmë një Nano-poezi e botuar në Nun
POEZIA
Farë
E tejkalon metrin e haikut, stilin dhe dhe destinimin, ajo I dedikohet lexuesit Metanoia-ik( shpirtërisht të pjekur) I cili kupton se Poezia është vepër artistike në vetë, nbjë e vetme poezi është roman në vetë, e ruan kodin gjenetik të jë krijese të tërë letrare, ashtu si fara e ruan kodin gjenetik të krejt bimës.
Në farë ruhet misteri dhe imazhi I bimës. Nga fara shumë e imët rritet ekuoja gjigante, bima me e madhe e njohur në planetin tonë.

Secilin liber që o ta shkruaj do të jetë Poezi-farë, për të cilat duhet të përkujdesen gjeneratat e ardhëshme, për ta kultivuar e rritur si një Sekuo.
Secili libër e ka kahjen/ drejtimin, hap shtegun, tregon rrugën për kënaqësi të reja në krijimtarinë e të shkruarit, sepse të shkruarit është dashuri e sojit të veëantë, është mënyra më e mirë për të ruajtur gjurmën e identitetit të entitetit të caktuar etnik, fetar, politik apo ndonjë tjetër

E vërteta kalon nëpër tre faza thotë Schopenhauer:
1. së pari është e përqeshur
2. pastaj është vrazhdësisht e refuzuar
3. pranohet si e qartë

Ora tani është 03.00 pas mesnate dhe shkruesi tani duhet të pushoj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here