Home Ballina Ditar Kabashi

Ditar Kabashi

3337
0

Ditar Kabashi lindi më 13 mars 1990 në Prizren. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i kreu në vendlindje. Studimet themelore për drejtësi dhe ato master në drejtimin Kushtetues-Administrativ i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Aktualisht vijon studimet e doktoratës në departamentin e të Drejtës Publike në Universitetin “Gazi” në Ankara. 

Përveç studimeve të rregullta juridike, Ditar Kabashi merret edhe me shkrimin e analizave juridike, politike e sociale, të publikuara në gazeta dhe revista në Kosovë dhe në rajon.

Krahas këtyre, ai shquhet edhe për organizime dhe pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme kulturore e sociale, veçmas ato të cilat në fokus kanë librin. Tash e një dekadë është aktiv në organizimin e Panairit të Librit në Prizren dhe udhëheq programin kulturor e letrar në kuadër të këtij panairi. Ditar Kabashi ka qenë i angazhuar edhe në projekte të disa organizatave joqeveritare vendore.

Ai ka kryer praktikën tremujore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe praktikën njëvjeçare të avokatisë. Po ashtu, ka marrë pjesë në trajnime, seminare dhe simpoziume të organizuara brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2016 ka botuar librin monografik “Pozita e Kreut të Shtetit gjatë zhvillimit kushtetues në Republikën e Turqisë – shqyrtime krahasuese” (temë masteri), ndërsa në vitin 2018 ka botuar librin me përmbledhje opinionesh “Komeditë serioze”.

Gjithashtu, në vitin 2018, në Revistën Shkencore Ndërkombëtare “Centrum”, ka publikuar punimin me titull “Modeli turk i sistemit presidencial – risitë, veçoritë dalluese dhe sfidat e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2017 në Republikën e Turqisë”.

Njeh gjuhët: turke, serbo-kroate, boshnjake dhe angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here