Dr. Ali Dula

Dr. Ali Dula

3759
0
SHARE

SHËNIME BIOGRAFIKE

Ali Dula u lind më 21 Mars të vitit 1981 në Rahovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse në vitin 1999 atë të mesme – Medresenë “Alauddin” në Prizren.

Gjatë viteve 1999 – 2001, ndoqi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, e paralelisht i vazhdon edhe ato në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, në degën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, gjatë viteve akademike 2001 -2005, me çrast më 2005 mori titullin: Profesor i Diplomuar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Krahas studimeve, Ali Dula është marrë edhe me aktivitete tjera profesionale. Në këtë vazhdë që në vitin e parë si student, ai gjatë viteve 2002 – 2005 është prezentuar me shkrimet e tij publicistike, në faqet e gazetave të përditshme: “Koha Ditore”, “Express”, “Kosova sot”, “Zëri” dhe “Lajm”.

Duke trajtuar tema nga rrafshi kulturo – politik, prof. Aliu  paraqitet me publikime edhe në portale online, siq janë:

https://telegrafi.com/kultura-masive-dhe-media/
https://telegrafi.com/libri-leximi-dhe-panairi-i-tij/
https://telegrafi.com/komunikimi-politik-partia-dhe-qytetari/
https://telegrafi.com/injorimi-i-vetvetes-dhe-sakrifices-kombetare/
http://gazetaimpakt.com/idiotizmi-misionit-protestant-dhe-arbana-osmanit/

Rrjedhimisht, gjatë kësaj periudhe kohore, pra 2002 – 2005, ishte i angazhuar në Qendrën Rinore “Students Helping Life-Kosovo” në Rahovec, si: Organizues dhe Udhëheqës i Debateve Kulturore dhe Politike për Rini.

Pashmangshëm nga këto aktivitete profesionale, Ali Dula që nga viti 1997 e deri më tani, mirret edhe me ato të lira, kryesisht ato muzikore, si  traditë nga linja familjare. Fillimisht gjatë viteve 1997 – 2000, ishte anëtar i SHKA “Agimi” Prizren, si, – Solist i muzikës qytetare shqipe, për të vazhduar më pastaj si, – Solist i grupit muzikor “Liburnia”.

 Në vitin 2006, fillon punën e mësimdhënësit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në Shkollën e Mesme “Xhelal Hajda – Toni” Rahovec, ku pashkëputje punon edhe aktualisht.

Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë viteve 2008 – 2009, ishte i angazhuar në, – Radio START të qytetit të Rahovecit si dhe në televizionin TV OPINION të qytetit të Prizrenit ne emisione edukativo-informative. 

Është marrë dhe mirret edhe me krijime letrare, të cilat i botonte kohë pas kohë në revistat periodike, – ” Labirinti ” dhe ” Jehonë Anadrinie “. Ndërsa në vitin 2009, botoi përmbledhjen poetike, “Pëshpëritjet lirike”.

Në vazhdën e aktiviteve te lira artistike, me 2012 realizon albumin me këngë të vjetëra qytetare me doajenin e muzikës shqipe Ismet Peja. Ky bashkëpunim me Ismet Pejën u realizua edhe në projektin videor si, “Sofra Rahovecjane”  u prezantua edhe në Radio Televizionin e Kosovës.

Në Maj të 2013-tës mbrojti me sukses temën e studimeve te Masterit “ Menaxhimi medial gjatë fushatave zgjedhore” në programin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë pranë Universitetit AAB – Prishtinë, ku mori edhe titullin: Master (MSc) në Komunikim Masiv dhe Gazetari.  

Më 2015 në qytetin e Rahovecit, duke qenë bashkorganizator, me një grup bashkëpunëtorësh realizojnë idenë dhe projektin e poetit të mirënjohur Fahredin Shehu, organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, festival i cili tashmë organizohet çdo vit në Rahovec dhe ku performojnë poetët eminentë nga vendet e ndryshme të botës.

Me qëllim të profilizimit dhe avancimit shkencor për fushën e komunikologjisë dhe Marrëdhënieve me Publikun, nga Nëntori 2016, Aliu fiton bursë për studime doktorale PhD jashtë vendit nga qeveria e Turqisë, saktësisht në Stamboll të Turqisë pranë universitetit publik Marmara University. Deri më tani nga këto studime ka arritur të jetë candidate of PhD in Public Relations, për të vazhduar me përgatitjen projektit të disertacionit në sferën e komunikimit politik.

Ali Dula është njohës i gjuhëve të huaja: Serbo – Kroate (rrjedhshëm), Turke (rrjedhshëm) Angleze (shumë mirë), Arabe (solid)

SHARE
Previous articleFrederik Rreshpja
Next articleVasyl Makhno

LEAVE A REPLY