Draško Došljak, Mali i Zi
Draško Došljak. I lindur më 1966 në Berane, Mali i Zi, ku mbaroi shkollën e fillore dhe të mesmen. Diplomoi në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Është doktor i shkencave filologjike. Profesor në Fakultetin Filologjik në Nikšić dhe shef i programi studentor për Letërsi Malazeze dhe Jugosllave. Është autor i pesë librave në fushën linguistikës dhe onomastikës dhe rreth 300 punimeve shkencore, ese, prezantime dhe vështrime. Pjesëmarrës në shumë takime vendore dhe ndërkombëtare. Është anëtar i redaksive në shumë revista në fushën e shkëncës dhe të letërsisë.
Poezinë e boton në revista dhe gazeta gjithandej nëpër rajon.
FËMIJËRIA
Gjithmonë ishim mjaftueshëm
Për lojë
Shkollë
Dhe krejt të tjerat
Nga babai pritëm çdogjë
Nga nëna edhe ushqimin
Kishte ujë
Dhe gëzime
Po deri diku
Qielli ishte i lartë
Na priste
udhëtojmë
jo bash me rend.
Jo bash…
NJERIU
Si të kuptoj ku është Njeriu
Ta gjej
Të takohemi
Kjo është kohë kërkimesh
Të Njeriut
I cili u humb
Nëse e tkaon
lajmëro
ndoshta Ai na kërkon neve
i vetmuari më lehtë gjen
Dikush ka humbur udhën
Të gjithë të humbur jemi
Kolonat
Që kërkojnë.
LIMI
Ai nuk është lum
Lumenjtë rrjedhin
Kanë ujë
Ai ka kujtimet
Shtratin e vet
Nga kodra në kodër të kujtimeve
Pret peshakarët
Të palindur ende
Ai flet
Këshillon
Dashurinë
Ai harron kohën
Të gjitha burimet janë të tij
çdo pikë nga qielli
Në prehrin e tij
Kujtimet rreziten.