Home Ballina Edin Smailović

Edin Smailović

1225
0

Kënga e udhëtarit

Ngjyra e tokës hyri
Në fytyën e mikut
Tonë
Dhe dje e përcollëm
Tabutin duke e ngritur me llërë
Lartë kah qielli
Duke kundërshtuar fundit
Të pashmangshëm
Për herë të fundit

Me secilën ikje
Të ardhme
Zvoglohej bota jonë
E mbidheshme

Ne e dinim se kur një ditë
Edhe ne atje do
të shkojmë
Nuk do të jemi
Të huaj

Fati

E pyeta njëherë
Dajën H.
Kur ke qenë më
I lumtur?

Në luftë, më pëshpëriti,
Turp më vjen haptaz
Ta them
Në luftë birë, çdo ditë
Të rrethimit të Sarajevës
Isha i tejlumtur
Se isha
I gjallë.

Privilegji i së ligës

Kohët e liga janë privilegj
Nëse di të shikosh

Do ta shohësh vijë e mprehtë
E cila ndan dritën prej errësirës

Dhe duhet ta zgjedhësh
Cilën anë do mbash

Dhe për dallim nga të verbërit
Ti nuk do të mund të thuash

Nuk e kam ditur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here