Editoriali 2021

Editoriali 2021

197
0
SHARE

Në këtë edicion të 7-të të Festivalit, do të mund t’i mbledhim edhe 20 poetë, poetë të rinj të cilët do të vijnë në Kosovë për herë të parë. Do të mund t’i sjellim këta poetë dhe të krijojmë lidhje më njëri-tjetrin. Çdo vit, kemi poetë të rinj sepse duam të kemi më shumë miq në Botë, t’i botojmë veprat e tyre në gjuhën shqipe dhe poetët tanë të botohen në gjuhët botërore.

Poetë Botërorë të shquar erdhën dhe lanë gjurmë me origjinalitetin e tyre dhe performancën e jashtëzakonshme. Ata na nderuan neve njëlloj siç po na nderoni ju me prezencën tuaj, përderisa neve na mbetet detyra dhe përpjekja për të mirëmbajtur dhe përmirësuar qëllimin tonë të kremtimit të fjalës së bukur, miqësisë së mirë, paqes, shkëmbimit të përvojave e kulturës dhe vëllazërisë njerëzore.

Përvoja të cilën e fituam në edicionet e kaluara na ka bërë të mundur që gjithmonë të sjellim risi të kulturave dhe trashëgimive unike. Jemi të përkushtuar ndaj Festivalit që të ruajmë kriterin thelbësor i cili është të sjellim poetët më autentikë e më origjinalë të botës së sotme. Ata përfaqësojnë Kulturën dhe në veçanti Poezinë e tyre, si akte jashtëzakonisht intime dhe individuale të krijimit të cilat i bënë emrat e tyre të njohur jo vetëm në vendet prej nga ata vijnë por edhe përtej kufijve në një Arenë të Artit Botëror, respektivisht.

Do t’i promovojmë autorët përmes Video Arkivës gjithashtu; do të publikojmë në www.fekt.org dhe të gjitha platformat tjera, si dhe në TV ALB, që shikohet në Suedi!

Ju dëshirojmë momente të këndshme gjatë Festivalit dhe fitoni përvojën më të bukur njerëzore duke promovuar bukurinë e diversitetit, paqes, tolerancës, kreativitetit, dhe të promovoni vlerat tona të përbashkëta njerëzore. 

Fahredin Shehu,

Gusht 2021

LEAVE A REPLY