Fadil Hasani

Fadil Hasani

978
0
SHARE

Prof.Assoc.Dr.Sc.Fadil Hasani ka lindur më 6 shtator të vitit 1968 në fshatin Vërban, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Bujanoc. Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi i Kimisë në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasdiplomike në drejtimin Kimi Analitike dhe Kimi e Mjedisit i mbaroi në vitin 2008, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2010 regjistroi doktoratën dhe në vitin 2013 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ndërsa hulumtimet e disertacionit i zhvilloi në Institutin për Fizikë Bërthamore të Zbatuar në Tiranë, nën udhëheqjen e Prof.Dr.Konstantin Dollani, me temë “Vlerësimi i Ndotjes Mjedisore Radioaktive”.

Nga viti Akademik 2011/2012 është ligjërues në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “ALMA MATER EUROPA CAMPUS – REZONANCA” në Prishtinë dhe më tutje vazhdon të punojë.

Punon në Zyrën e Kryeministrit, në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore në pozitën e Inspektorit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, me një përvojë mbi 12 vjeçare nga kjo fushë. Është ekspert për “Mbrojtje nga Rrezatimi Jonizues” i njohur nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga  Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.

Deri tani ka të botuara mbi 40 punime shkencore në revistat më prestigjioze të vendit dhe ato ndërkombëtare, si: Shqipëri, Itali, Hungari, Rumani, Austri, Gjermani, Britani e Madhe, SHBA, Turqi, etj. Në vitin 2014 ka botuar librin Universitar “Radiokimia” me dy bashkautor nga Tirana, libër i parë në gjuhën shqipe nga kjo fushë. Ka marrë pjesë në shumë  konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Ka realizuar dhe ka qenë pjesëmarrës i disa projekteve nga fusha e radioaktivitetit dhe mbrojtjes nga rrezatimi. Gjithashtu ka marrë pjesë në një numër të madh të trajnimeve kryesisht nga fusha e Sigurisë Bërthamore dhe Mbrojtjes nga Rrezatimi.

LEAVE A REPLY