Home Ballina Fakete Rexha- Kosovo

Fakete Rexha- Kosovo

2186
0

Fakete REXHA u lind me 7.qershor.1958 në Gjakovë.
Studjoi Gazetarinë në Fak.Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Deri në vitin 1994 punoi në OPGB “Rilindja” – Prishtinë.
Është laureate e trefisht e Cmimit të Parë (1986, 1994, 1996) në Takimet e Poeteshave Shqiptare “Melihate Deda” në Vushtrri.
Në nëntor 2001 fitoi Cmimin e tretë në Festivalin e Poezisë dhe Muzikës, në Malmö (Suedi).
Në nëntor. 2014 fitoi Cmimin e dytë për Librin me tregime nga lufta, “Bota e vogël e Beri Lu” nga SHAK të Mërgatës, Koblenz (Gjermani).
Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 1990.
Prej vitit 1999 jeton dhe vepron në Paris (Francë).

Deri më tash iu botuan këto libra:

“Mal me frymë” (poezi)- Rilindja. Prishtinë. 1990

“Kthimi i Motrës” (proza poetike)- Renesansa. Prishtinë. 1993.

“Malli i trupit” (proza poetike) – Renesansa. Prishtinë. 1994.

“Vallja e fundit në Akeron” (roman).-Rilindja. Prishtinë. 1997.

“Gjëmimi i urës” (dramë). Festivali i Teatrove dhe Dramës. Bologne. (Itali). 1999.

“Shtëpia pa numër” (Prozë). Renesansa. Prishtinë. 2000

“Monografia Salih Lutolli-Agi. Renesansa. Prishtinë. 2001.

“Bota e vogël e Beri Lu”. Faik Konica. Prishtinë. 2013.

Është prezentuar në antologjitë në gjuhë huaja:

Antologie “Kosovo dans la nuit” – L’Aube. Saint Etienne. Francë. 1999

Antologie “Mothering and Motherhood” Nr.1. Summer. 1999

Antologie “Mothering and Motherhood”. Nr. 1/summer-automn. 1999. University of NEW York. USA.

Dessedences 1989-1999. Biennale 7 de Mitteleuropa. Schiltigheim. oct. 1999

Litterature en force. “Bleue”. ACA. Université Paris. 8; Paris (Francë).

“Poesie Premiere”. nr. 18. shkurt. 2001. Paris. Francë.

Vjetari i Poezisë dhe Poetëve të Val de Marnes. 2004. Paris. Francë.

Bienali Internacional i Shkrimtarëve. 2008. Paris. Francë.

KAM NJË THERRË QË 20 VJET

Gjithëçka fle përveq gojës e syve, që m’shkepen nga pagjumësia. Rri shtrirë bri shtrati, e lodhur lus gjumin që ma ka nxanë krejtë vendin, e lazdrohet tu mi hallakat mendimet rranjë flokëve. Kosovë. Vështimi i lumtur dashuror më mbeti në sy. Si margaritar mu var çepallave, ditës kur na u shkye nata. Trenave na gjuajtën plot me shi. E, n’Prishtinë më mbeti gjysma e gjysmës së jetës sime. Cfarë kuptimi marrin gjanat kur trupi fle, e sytë shkyhen nga lodhja e madhe….Kam palu dy duart nën kokë, e shtrirë anës sime të djathtë. Sakaq, ndjejë aromën e kuzhinës që më kishte ngel në trup. M’erdh si era e mirë e krahrorit, e duarve, prehnit që më njomi. E, s’mërrinë me m’pa tu u rritë. Ah, ato duar bojë lajthie të pjekur. Ai krahror i fildishtë si buka e bardhë e Kosovës. Ishin të nanës sime që kurrë s’u lodhën me dashuni tu na i ushqy ditët. Sa m’ka marrë malli….Për oborrin me dyert e mëdha, ku ditët e fëminisë shkrihen si sheqeri. Aq shumë nxehen e shkrihen derisa japin shpirt kur thyhen vonë pasdarke. M’ka marrë malli për shtëpinë që m’rriti. Dhomën e madhe, që e ndava me ma t’voglin vëlla. Rrugën. Lagjen e fëminisë. Gjakovën, që më mësoi t’mendoj si e madhe. Se m’rriti para kohe me derte, me halle. M’ka marrë malli me e ndez nji zjarr n’Erenik, ose n’Dri. Me ndejtë sa ma gjatë veq tu hangër peshk, e nga malli me u shkri. Vetëm n’Kosovë vetmia s’asht vetmi e vërtetê. Gjithmonë shkëlqen diqka. Njëfarë drite, si vështrimi engjëllor i një nane. Një dritë e bardhë, si dora e sime bijë, që m’zgjon nga gjumi me përkdheljen e ambël n’fytyrë. Kosovë. Dashuninë ekzili ma këputi përgjysmë rrugës deri këtu. N’dysh ma shkeu. Dashuninë që m’thërriste…Eja! Eja! Adresa yte jam unë. Shtëpia që t’pret hapur, pa trokit në derë. Si vatani njeriun e vet. Por, unë u këputa tu u ba lugë e sahan. S’jam n’tokë as n’qiell. Se s’di shtëpinë ku e kam. E huaj këtu, e huaj n’vend tem. Oh, Kosovë! Plaga ime ende pa vu dregëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here