Home Ballina Ganimete Pashoja- Myftiu

Ganimete Pashoja- Myftiu

266
0

UHURU, në gjuhën afrikane suahili do të thotë Pavarësi dhe Liri. Ky është kapitulli i fundit i librit Refugjatë Nën Qiellin e Ri. Po e ndaj me ju zemrimin me botën e sotme, pasionin për Pavarësinë e Kosovës dhe lutjen për Paqe në botë.

Shkrimi është shkruar në Amerikë në vitin 2001, shtatë vite para shpalljes së Pavarësisë. Shkrimi është i ngjeshur por me shumë shpirt. Komentet tuaja do të më gëzojnë pa masë:

UHURU (suahili) – LIRI & PAVARËSINuk mund të prisja më! Më kishte ardhur në majë të hundës nga “të vërtetat” e vulosura të historisë, nga perandoritë që rriteshin, fashizmi i kuq, demokracia e bojatisur, korrupsioni diktatorial, diskriminimi neokolonial… POR EDHE… ndihesha e rraskapitur nga pseudopatriotizmi, monopoli gjuhësor, hipokrizia e fesë së improvizuar, feja e ateizmit skeptik, biznesi humanitar, institucionet e rreme, mësimet patriarkale, feminizmi agresiv, martesat mashtruese… DHE… isha shtangur nga verbëria e syve, shurdhëria e mendjes, “spiritualiteti” shterp, kopracia e “pasurisë” ….. DHE e dëshpëruar nga meritokracia, hierarkia e vlerave të rreme, industria e iluzioneve, kopjet e origjinalit DHE burokracia “e përkryer”!Gjithë ç’dija unë me siguri përmblidhet si vijon: unë besoja te mbijetesa… besoja te mikpritja…. besoja te JETA! Unë besoj te DASHURIA! Unë besoj te DREJTËSIA absolute! Besoj te PERËNDIA dhe tek E MIRA! Isha… Jam… Do të jem… Përherë një REFUGJATE… dhe statusi im nuk do të përshtatet kurrë! Kam zgjedhur të jem refugjate! Kam zgjedhur marrëzinë për të luftuar pasinqeritetin! Unë krenohem me këtë gjendje absolute të shpirtit tim, të qenies sime, të përkatësisë sime etnike dhe do të shkruaj një rekuiem për të bindur cilindo se ne të gjithë jemi: refugjatë!Nuk mund të prisja më! Burokratët ma shkatërruan durimin teksa bridhja në kërkim të refugjatëve në Nju Hevën.

Nuk mund t’i gjeja dot REFUGJATËT në Nju Hevën…. Nuk e besoja se si mund të ekzistonte një shoqëri që ka metodë pune vetëm “të vërtetat” e shkresave…. Përpiqesha të kuptoja “autorin-burokrat” dhe gjyshin e tij… dhe lexoja përsëri e përsëri të njëjtën fjali “Konfidencialiteti është pengesa e vetme më e madhe për të intervistuar refugjatët…”Kush e kishte shpikur këtë lojë? Vallë ata që nuk besonin te FJALA? Apo ata që donin diçka më shumë se fjala?! APO… ndofta qe shpikur prej atyre që donin shkresa për të mbijetuar! APO… Po ç’mund të thuhej për ata që kishin nevojë për FJALËN për të qeverisur BOTËN? Megjithatë, unë nuk e çaja kokën! Për mua gjërat ishin “xham fare”, më duhet të përdor këtë shprehje! Sipas njërit prej kalendarëve më popullorë, ky ishte fillimi i mijëvjeçarit të tretë! Këtë e mësova nga im bir!Në të vërtetë unë nuk e di nëse shkresat mund ta shpëtojnë shpirtin e njeriut. Gjithë sa doja të dija unë ishte: e dinin vallë refugjatët se çfarë firmosnin në atë gjendje që e kishin mendjen? A u ishte dhënë mundësia që ta mësonin atë gjuhë? Oh, më ndjeni… Dëgjova se shkresat ishin të përkthyera në disa gjuhë! Por a ishin vallë ata në gjendje që të lexonin shkronjat e “madhësisë 6”? A ishin plotësisht në dijeni se çfarë po firmosnin?Më duhet të them: unë nuk e çaj kokën!… por në fakt NUK është kështu! Gjithë ç’doja të dija, ishte: a ishin refugjatët lojtarë të kësaj loje? Kush (çfarë) ishte topi i kësaj loje konfidencialiteti? Kush do t’ia paguante IOM-it huan e nënshkruar dhe rrogën Luigjit në Maqedoni? Nuk di nëse ai e mban mend akoma rastin MK-101479? Kurse unë e mbaj mend shumë mirë atë njeri! Unë isha një numër, kurse ai “luante Zotin”! I mbaj mend shumë mirë të gjithë! Mësova aq shumë prej të gjithëve! Mësova se jam një qenie njerëzore dhe… se të tjerët nuk janë numra!Më lejoni të lexoj përsëri: “Konfidencialiteti është pengesa e vetme më e madhe për të intervistuar refugjatët…” Më duhej t’i ndalja gishtat që mos t’i përgjigjesha kësaj hipokrizie të krijuar nga sëmundja e mendjes njerëzore. Zoti e di se sa frymë do të ishin sistemuar në qoftë se mendjeve të duhura do t’u ishte dhënë informacioni i duhur në kohën e duhur… Në qoftë se historitë do të ishin treguar… Të gjitha këto tragjedi dhe aksidente të njerëzimit qenë mesazhe të humbura… shpresa të humbura… dhe ëndrra të humbura….Zoe kishte të drejtë… Unë ndodhesha në vendin e duhur për të kërkuar qetësinë e shpirtit tim… refugjate në Nju Hevën… në JEIL… YALE — Years of Albanian Longing for Education – Vite të Dëshirës Shqiptare për Arsim — dhe doja që Përgjigjet të më vinin më shpejt. Unë kisha një ëndërr të vërtetë…

Një ËNDËRR TË VJETËR shqiptare…. të mbijetuar…. ëndrra ime duhej të jetonte… Deklarata e Pavarësisë… e Shteteve të Bashkuara të Shqiptarëve.Nuk doja që zemërimi të më shkallmonte durimin e mijëra viteve të padrejtësisë dhe të pamundësisë së grumbulluar për të FOLUR dhe për t’u DËGJUAR…. ALLAH! — Albanian Love and Longing for Acceptance and Hospitality — Dashuria dhe Përgjërimi Shqiptar për Pranim e Mikpritje! O PERËNDI! Më duhej të kapërceja kaq shumë pengesa… DHE vendosa të luaja, për një kohë të shkurtër, lojën time të dashur të LYPËSES… sepse besoja në krijimin e kësaj historie të kredisë morale… që do të funksiononte në llogarinë time… në llogari të fytyrës së indinjuar të nderit shqiptar, të bujarisë së varfërisë, të pafajësisë së nuses skoceze të përdhunuar, të krenarisë së poshtërimit të skllavërisë afrikane, të identifikimit të NAVAJO-s… dhe… të ndershmërisë së dashurisë homo dhe lezbike… në llogari të papërsosmërisë njerëzore… të qëndresës ilire të Teutës, të triumfit femëror të Artemidës… të hakmarrjes matriarkale paqësore… të fitores së Pirros!Pengesat filluan të binin si maskat e politikës maqedonase, si “të vërtetat” serbe të Akademisë së Shkencave… DHE…. muret e Berlinit dhe të Kinës binin e binin pa pushim…. DHE… Perëndia e di se sa mure do të binin akoma…. Perëndia e di se sa kufij do të duhej të shuheshin… për të arritur përkryerjen japoneze…. Më në fund barrierat u kthyen në dyer të hapura… për refugjatët… në Nju Hevën.Më në fund takova refugjaten e parë, një serbe nga Bosnja që punonte në Muzeun e Shkencave të Natyrës. I bëra një vizitë në shtëpi dhe luajtëm lojën e vjetër shqiptare të zakonit të PËRJETSHËM… të Shenjtërisë së MIKUT…. DHE…. të MIKPRITJES…. E kuptova se isha në mes tyre… REFUGJATËVE:Nga Afganistani…. Sudani…. Kongoja… Salvadori….. Vietnami…. Kenia…. Timori Lindor… Çeçenia…. Palestina… Kurdistani… Tibeti…. KosovA. PO, më në fund ndodhesha mes tyre, mes nesh…. dhe…. ndihesha e sigurt… ndihesha e kuptuar…. ndihesha e bashkuar…..Unë mund ta kisha kthyer me lehtësi projektin e Nju Hevënit në projektin e jetës sime! Mund të kisha zënë me qira një apartament në Kupër Plejs!… por e kisha mbaruar atë projekt që më parë! E kishin bërë të tjerët… unë thjesht përsërisja të njëjtën këngë sipas versionit tim… DHE… mësova shumë gjëra për ta… ne mund t’u shpalosim të tjerëve çdo gjë rreth vetes sonë sapo ata na zënë besë! Sapo jemi të sigurt! Sapo na kuptojnë! Sapo na respektojnë! Sapo na kthehet dinjiteti ynë njerëzor! Pa qenë nevoja të firmosim ndonjë shkresë… të tipit të “dhënies së kontrolluar të informacionit”… gjithë ç’doja unë…. gjithë ç’duan ata përfshihet te BESA…. “Në fillim ishte FJALA.”Pse më duhet ai informacion? Unë nuk bëja garë me kohën…. nuk bëja më… unë doja historitë e tyre… lotët e tyre…. lotët tanë…. shpresat e tyre… shpresat tona…. Nga thellësia e zemrës së tyre… e zemrës sonë…. Dhe ata më besuan… më treguan fillimin e historive që nuk mbarojnë kurrrë… që ishin treguar përpara mijëra vjetësh…. dhe është herët t’i tregosh ato…. Ne duam më shumë KOHË…. dëgjues më të mirë… histori të njëjta….Unë nuk kisha kohë që ta rishikoja historinë… ajo ishte rishikuar vetë gjatë gjithë kohës dhe unë nuk kisha kohë që ta shkruaja të gjithë dhimbjen dhe gëzimin e kësaj… MREKULLIE që quhej JETË…. Historitë e mia filluan të rridhnin si një lumë që vërshon pas stuhisë së shekujve…. dhe më duhej të sillja në mend Devid Morrisin dhe Rrethin Keltik të Urtësisë….”Këngë fjalësh të pathëna; këngë bëmash të pabëra;Këngë lotësh të paderdhur; këngë qeshjesh të padëgjuara;Këngë Dashurish të pashfaqura; këngë mendimesh të pashprehura;Këngë mirësish të padhuruara; këngë bukurish të pakundruara;Përditë na jepet një këngë e re për të kënduar.”Në të vërtetë nuk prisja kurrsesi të dëgjoja një histori të re APO të gjeja përgjigje të reja për historinë më të vjetër të njerëzimit: historinë e gjetjes strehim! Përralla më e vjetër ishte: Shqiptarët… Borëbardha! Kjo qe përralla që pëlqeja më shumë, historia e vërtetë më e mirë, vërtetësia që blaton një jetë të re… Këtë e dija si vdekja… pas kaq shumë shpëtimesh… jeta ime e re… historia jonë… Unë nuk prisja të mësoja ndonjë gjë të re… gjithë ç’prisja unë ishte të dëgjoja mrekullinë e MBIJETESËS sonë. Si një fëmijë i vogël!

Si një fëmijë i vogël që dëgjon të njëjtën histori duke u kënaqur… dhe, pa u befasuar, pret… fundin e lumtur të heroit të saj… Jeta ime është pasuruar kaq shumë prej kaq shumë heronjsh të rinj dhe ata të gjithë flasin gjuhë të ndryshme… dhe të gjithë kanë rënë në DASHURI me TË VËRTETËN dhe rrezikun… DHE… të gjithë këndojnë të njëjtën këngë përsëri e përsëri… të njëjtin kuptim… të gjitha këto imazhe dhe histori sakrificash e dhimbjesh njerëzore i destinohen një kuptimi të thjeshtë: GOTAWARA, UTAWALA,ZHARWANG, SAOIRSE, LIBERTA, LIRIA, PAVARËSIA, FREEDOM, INDEPENDENCE, SLOBODA, BAGAMSIZLIK, OZGÜURLUK, AZADI, EHPILYLWIK,..DËGJO… LEXO… IQRE.. KUPTO… DHE JU LUUUUTEM: RUANI STREHËN E VJETËR! RUANI STREHËN E RE… KËNDONI TË NJËJTËN KËNGË: PAQE!Nga libri: Refugjatë Nën Qiellin e Ri, 2001Naugatuck, Amerikë

Ganimete Pashoja- Myftiu u lind në vitin 1966 në Qytetin e Alfabetit, Manastir. Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve të frymëzuar. Flet katër gjuhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here