Home Ballina Gjurmë shirazi bojëgjak

Gjurmë shirazi bojëgjak

147
0

kur ballë i rrija anës tjetër të jetës
asaj të ftohtës si shkretëtirë e akullt
s’ndjeva as frikë as trishtim prej fëmije

sot kur shkela në shkallët e kësaj jete të re
prapë frikë nuk kam se më rinohen
dejtë e damarët dhe trupi po më

bëhet petkë e re për shpirtin e moçëm
i cili kaloi dhjetë Yjësi të Shumnajës
së dukshme ku Pulsarët

në çdo lëvizje pulsojnë si tingulli
në timpanin e veshit dhe zemrën
ringjallin jetë duke i dhënë dhe

lëkurën e tërqethin, të shohin
të gjithë se si një botë njeriu ndërtohet
prej hirit të Gjithësisë së pafund

tash kur të kam në përqafim e
nëpër gushë kullon shirazi bojëgjak
ç’ne me zhurmën egoiste e cila

në vend se të shuj si heshtja gnostike e pyllit

me të jeshilten e sertë
ajo therr njëzetetetë cipa të shpirtit që janë

si njëzetetetë petale të trëndafilit të bardhë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here