Home Portali Art & Kulturë Kudsi Erguner

Kudsi Erguner

2237
0

Autor: Fahredin Shehu
Libri: Makadami i smagradtë

Yol- Kudsi Erguner
Kudsi Erguner paraqet një emër të madhë në skenën muzikore botërore. Në mes Parisit dhe Stambollit deri në Indi, Pakistan, Afganistan ai depërton thellë në zemrat e dëgjuesëve të muzikës tradicionale botërore.

Është ndër instrumnetistët më të shquar të NEY për të cilin ai vet shprehet”

“ Flauta e kallamit e quajtur Ney, është instrument I privilegjuar I muzikës Sufi. I pavdekshëm në vargjet e poetit Sufi Jallal ad-Din Rûmi, Ney-I përfaqëson simbolin e shpirtit të ndarë nga Hyjnorja dhe mallimi përt unifikim. Si I tillë është imazh I “Njeriut të Përkryer”, dhe saktësisht demonstron atë që mistiku shpreson të arrijë, një guackë boshe a ringjallur nga fryma Hujnore”.
Kudsi Erguner

I lindur në Diyarbakır, Turkey in 1952. Ai konsiderohet mjeshtër I madh I muzikës tradicionale të Mevlevi Sufi dheështë njëri nga instrumentistët më të mirë të ney-it Turk
Qysh si fëmijë me ta atin e tij Ulvi Erguner mori pjesë në Sema dhe ceremoni Sufi. Karierën e tij e filloi në “Radio Istanbul”, në vitin 1969. Për disa dekada me rradhë ai studioi rrënjët e muzikës tradicionale Osmane, të cilën u transmetoi edhe të tjerëve, të cilën e ekzekutoi dhe inçizoi
Rrjedh nga familja me traditë muzikore. Babai I tij, Ulvi Erguner, dhe gjyshi I tij, Suleyman Erguner, ishin të johur si instrumentist të shquar të Ney-it. Krahas prindërve ai mësoi edhe nga mjeshtrit e vjetër të cilët ishin miqë familjar.më vonë edhe vetë duke studiuar trashigiminë Sufi.
Në vitet e 70-ta shkon në Paris për të studiuar Muzikologjinë dhe Arkitekturën dhe në të 80-tat, themelon Institutin Mevlana për studim dhe ligjërim të muzikës klasike Osmane duke u kthyer deri në shëkullin XII.
Ai mori pjesë në filmin e Peter Brook “Meetings ëith Remarkable Men ” në 1978.
Krahas inçizimeve të tija me Kudsi Erguner Ansambël ai poashtu bashkëpunoi me muzikantët më të shquar të kohës sonë si Peter Gabriel (The Last Temptation Of Christ, muzika për filmin Tundimi i fundit i Krishtit), Jean Michel Jarre, Maurice Béjart, Peter Brook, George Aperghis, Didier Lockëood, me kantautren Italiane Alice dhe Michel Portal, muzikë filmash, pjesa teatrale “Mahabharata”, dhe balete, “Le Voyage Nocturne” dhe “Neva”me Martin Scorsese dhe Marc Minkovski.
Ansambli I tij Kudsi Erguner Ensemble, është formuar në vitin 1988, si “Fasi”, me qëllim të ruajtjes së muzikës tradicionale të Perandorisë Osmane të Shekullit XVI..

mes viteve 1986 dhe 1987, Kudsi Erguner një kohë bukur të gjatë kalon në Pakistan duke inçizuar dhe dokumentuar muzikat tradicionale për Radio France dhe France Musique.
Në vitin 1987, Kudsi Erguner shfaqi një koncert të Muzikës Klasike Osmane në Royal Albert Hall në Londër.

Diskografia
Meditation on the Ney
Turqia: Art of the Ottoman Tanbur, 1989
Sufi Music of Turkey, me Suleyman Erguner, Mahmoud Tabrizi Zadeh, Bruno Caillat, 1990
The Turkish Ney, me Salih Dede, Suleyman Erguner, 1990
Ëhirling Dervishes from Turkey, me Kemal Evren, Tugrul Inancer, Aram Kerovpyan, Muzzffereddîn Ozak, Hafiz Kemâl Ozmutlu, Mahmud Tabrîzîzade, 1991
Gazel: Classical Sufi Music of the Ottoman Empire, me Husnu Anil, Aziz Bahriyeli, Yusuf Bilgin, Mehmet Emin Bitmez, Suleyman Erguner, Hasan Esen, Fevzi Misir, Walter Quintus, Kurt Renker, 1994
Peshrev & Semai of Tanburi Djemil Bey, 1994
L’Orient de L’Occident: Flamenco & Ottoman Sufi Music, me Yusuf Bilgin. Mehmet Emin Bitmez, Bruno Caillat, Pedro Soler, 1995
Ottoman Classical Music, 1995
The Sacred Flute of the Ëhirling Dervishes, 1996
Ëorks of Kemani Tatyos Efendi, me Husnu Anil, Mehmet Emin Bitmez, Suleyman Erguner, Necip Gulses, Dogan Hosses, Sükrü Kabaci, Baki Kemanci, 1996
Vocal Masterpieces of Kemani Tatyos Efendi, me Husnu Anil, Suleyman Erguner, Necip Gulses, Dogan Hosses, Sükrü Kabaci, Baki Kemanci, 1996
Psalms of Yunus Emre, me Yusuf Bilgin, Bruno Caillat, 1997
Chemins, me Pierre Rigopoulos, Martin Saint-Pierre, Derya Turkan, 1997
Music from the Arabian Nights, me Bruno Caillat, Tabrizi Mahmoud Zadeh, 1999
Ottomania, 1999
Islam Blues, me Bruno Caillat, Renaud Garcia-Fons, Nguyên Lê, Derya Turkan, Mark Nausesf, Yunus Balcioglu, Halil Neciboglu,2001
Taj Mahal, me Bruno Caillat, Sultan Khan, Fazal Qureshi, Derya Turkan, Ken Zukerman, 2001
Gazing Point, me Markus Stockhausen dhe Mark Nauseef, 2003

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here