Home Libra Lee Kuei-shien / 李魁賢

Lee Kuei-shien / 李魁賢

3573
0

Lee Kuei-shien / 李魁賢(b. 1937)filloi të shkruajë poezi në vitin 1953, u zgjodh kryetar i Taiëan P.E.N. dhe shërbeu si kryetar i Fondacionit Kombëtar të Kulturës dhe Artit. Aktualisht, është zëvendës kryetar i Movimiento Poetas del Mundo. Poezitë e tija janë përkthyer dhe publikuar në Japoni, Kore, Kanada, Zelandë të Re, Holandë, Jugosllavi, Rumani, Indi, Greqi, Spanjë, Brazil, Mongoli, Rusi, Kubë, Kili, Nikaragua dhe Banglladesh.
Publikimet e tij përfshijnë “Përmbledhje Poezish” në gjashtë vëllime, “Përmbledhje Esesh” në dhjetë vëllime, “Poezi të Përkthyera” në tetë vëllime”, “Antologjia e Poezisë Evropiane” në 25 vëllime dhe “Seria e Poezisë Elite” në 22 vëllime, dhe më shumë se 100 publikime në total. Poezitë e tija në botimet e përkthyera në gjuhën angleze përfshijnë “Dashuria është Besimi im”, “Bukuria e Brishtësisë”, “Mes Ishujve” dhe “Ora e Muzgut”.
“Ora e Muzgut” është përkthyer në versionet e gjuhës angleze, mongoleze, rumune, ruse, spanjolle, franceze dhe bengali.
I shpërbyler me Cmimin e Poetit Taivanez Rong-hou, Cmimin e Letërsisë Lai Ho, Cmimin Premierë të Kulturës, Cmimin e Letërsisë Ëu San-lien dhe Cmimin Oxford për Shkrimtarët Taivanezë.
Ai gjithashtu pranoi Cmimin e Meritës së Poetit Aziatik nga Korea, Cmimin e Poetit Michael Madhusudan nga India, Medaljen e Poetit nga Fonacioni i Kulturës së Mongolisë dhe Medaljen e Artë Chinggis Khaan për 800 vjetorin e Shtetit të Mongolisë, Cmimin e Letërsisë së Koresë nga Korea dhe Cmimin Letrar Kathak nga Banglladeshi.

Farat / 野 草

O Tokë, kur të përqafojmë
Ndjejmë ngrohtësi që rrjedh përmes trupave tanë
së bashku me gjakun dhe djersën tonë
Jeta aktive në nëntokë
Na bën të këndojmë rreth maleve dhe fushave
E mirëpresim dritën e Diellit dhe bëjmë urra për të nesërmen

Është detyra jonë
Të të përqafojmë në labirinth
Shpesh ndahemi nga rruga
Ku rrotullohen rrotat
Dhitë e zhurmshme lëshojnë jashtëqitjet e tyre të pamenduara
Dhe flautat në funeral qajnë kundër qiellit bosh

Në labirint lirshëm përqafojmë njëri-tjetrin
Afër së bashku të përfitojmë dashuri të ngrohtë
O Tokë, ne e kuptojmë që
Ti nuk do të turpërohesh kur ne të përqafojmë
Është detyra jonë të këndojmë me zë të lartë dhe qartë

Këndimi është e vetmja shenjë e ekzistencës sonë
Dashuria është e vetmja domethënie e ekzistencës sonë

Pyll Sekuojësh / 紅杉密林

Pemët e sekuojëve gjigante
Zaptojnë të gjithë qiellin për të bllokuar dritën e Diellit
Nga rrezatimi mbi Tokën e mirë
E gjitha botë është aq e heshtur
Saqë asnjë zë i erës apo shiut nuk mund të dëgjohet

Në vend të kësaj situate
Pemët gjigante të mijërave viteve
Zaptojnë të gjithë qiellin në pyllin e bllokuar
Mund të biejnë poshtë dhe të crrënjosen
Në secilin moment

Në tokën e akumuluar me humus të trashë
Ka gjelbrime të reja që luftojnë
Nën pikëllimin e jetërave të vdekur

Pasi një regjim ra
Një regjim tjetër do të ngrihet spontanisht
Toka nuk do të uzurpohej
Nuk është tjetër gjë përvec një altari në funeral

Shfaqen të shpërbëra nga sipërfaqje hap mbas hapi
Deri në zhdukjen e të gjitha shpirtrave dhe kuptimeve

përktheu: Ilir Shehu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here