Autor: Fahredin Shehu
Libri: Makadami i smagradtë
Shumë janë artiste të cilat janë përpjekur që të bëjnë fusion të muzikës Perendimore me atë Lindore, por pak apo asnjë nuk arrinë ta artikulojnë në mënyrë kaq të harmonizuar, siç e bën Loreena Mc Kennitt.
Në këtë varg mund të rradhitet Sarah Brightman, Natacha Atlas, por Loreena Mc Kennitt i jep një shije vërtetë specifike.
Marianne Magendorfer ka bërë një përpjekje briliante me Albumin Anatakarana, ku këndohet Gregoriançe, këngët mbi pelegrinazhet nëpër Spanjë tek San Juan De La Cruz, këndimet e tempujve Tibetan dhe ato Sufi mesazhe të Pir Vilayat Khan.
Këndime të tilla të himneve sakrale të shëtisin nëpër hostori botërore, të tragjigimisë shpirtërore, të begatshme të saj.
Tek Loreena Mc Kennitt mësojmë reciklim të Christams Carrol, Mjegullnaja të Avallonit, Shekspirin, Dikensin që më pastaj të vazhdoj tek Safardi-t të Stambollit dhe Sufizmin e Kavkazit e frymëzuar nga Mjeshtritë e fundit të etërve të maleve të Abkhazisë; Murat Yagan , I fundit I cili botës në mënyrë gojore do t’I transmetoj traditën e lashtë Ahmsta Kebzeh; traditë e cila me gjenerata porsi Libri Tibetan I të Vdekurve është përcjellur gojarisht.
Loreena Mc Kennitt paraqet fenomenin muzikor botëror duke ofruar alternativë për njerëzimin., Ajo jep model se si Lindja dhe Perendimi mund të japin product të përbashkët qoftë në Art, qoftë në Shkencë, qoftë edhe në Politikë kjo e fundit është mëse e domosdoshme dhe pikërisht këtë e kupton Obama.
Loreena Mc Kennitt, e ringjall lavdinë e Alhambrës, bën The book of Secrets( Libri i mistereve- albumi i saj) këndon lutjen e Dantes etj. Talenti I tillë dhe aftësia e saj e komunikimit me publikun paraqet shkëlqimin e yllit të ndritshëm të saj.
Ajo këndon sakralen, mistaken, mitologjiken, letraren duke i dhënë notën dhe vulën e saj. Ajo di të elektrizoj masën me zërin ledhatues dhe ton magjik të harpës së sajë, të cilët ndihmojnë në ekzaltimin e vetëdijes.
Më e përshtatshme për meditim, artistë dhe krijues të lodhur nga krijimtaria, por edhe stimuluese për të krijuar dhe më tej.
Biografia
Loreena McKennitt lindi në Morden, Manitoba prej prindërve me prejardhje Irlandeze dhe Skoceze, Jack dhe Irene McKennitt. Pastaj u shpërngul në Stratford, Ontario në vitin 1981, ku ende jeton dhe vepron.
Duke e zhvilluar pasionin për muzikë Keltike ajo mësoi të loz në harpën kelte që filloi të loz në këtë instrument nëpër lokale si St. Laërence Market në Toronto me qëllim që të fitoj parapër ta publikuar albumin e parë.
Që nga publikimi I albumit An Ancient Muse 2006, Loreena McKennitt në mënyrë konzistente shkonte nëpër turne në Evropë dhe SHBA në prënverë 2007, nje turne më te gjerë ne Kanada dhe SHBA në vjeshtë 2007, turne I Evropës pranverë 2008 dhe në verë në Mesdhe duke u ndalur në Moarok, Greqi, Turqi, Qipro, Izrael, Liban, Hungari dhe Itali.
Albumet
Elemental (1985)
To Drive the Cold Winter Away (1987)
Parallel Dreams (1989)
The Visit (1991)
The Mask and Mirror (1994)
The Book of Secrets (1997)
An Ancient Muse (2006), album i nominuar për Grammy në vitin 2008.
A Midwinter Night’s Dream (2008)
Live Albume
Live in Paris and Toronto (1999)
Nights from the Alhambra (2007)
Singël
“The Lady of Shalott” (1991)
“All Souls Night” (1991)
“Courtyard Lullaby” (1991)
“Greensleeves” (1993)
“The Bonny Swans” (1994)
“Santiago” (1994)
“The Dark Night of the Soul” (1994)
“The Mystic’s Dreams” (1995)
“God Rest Ye Merry, Gentlemen” (1995)
“The Mummers’ Dance” (1997), Billboard Hot 100, Billboard Modern Rock
“Marco Polo” (1998)
“Caravanserai” (2006)
“Penelope’s Song” (2007)
“The Seven Rejoices of Mary” (2008)
“Noël Nouvelet!” (2008)
Video
• The Mummers’ Dance (1997)
• The Bonny Sëans
• Loreena McKennitt: Nights from the Alhambra (2007, koncerti Live në Spanjë
• A Moveable Musical Feast (2008, dokumentar i turneut në vitin 2007 në SHBA)