Migjen Kelmendi

Migjen Kelmendi

108
0
SHARE

Migjen Kelmendi u lind me 12 Shtator të vitit 1959 në Prishtinë.  Asht themelues dhe frontman i grupit “Gjurmët”, qe veproi mes viteve 1980-1986.

Nga viti 1988 deri 1990 ishte redaktor përgjegjës i Programit të Kontaktit të Radio Televizionit të Prishtinës. 

Me 1991 Migjen Kelmendi themeloi gazetën javore „Epoka”, ndërsa me 1994 ishte bashkë themelues i revistës teorike-letare „MM”.

Botoi veprat letrare “Gryka e Kohes” (“Dukagjini”, Pejë, 1994); “Na dutz Na ho Utz – P’ej shpije” (“MM”, Prishtinë, 1996);  “Carere Patria – Mungesa e Atdheut” (“Çabej”, Tiranē, 1997),  librin “Gjurmët LP” (Java Multimedia Production, 2001 dhe ribotimi i veprës në vitin 2016; ne vitin 2022 ripunoi dhe e transliteroi ne gegnisht romanin  tij “Gryka e Kohës” (UET Press, Tiranë.

Ka përkthye veprat “Një varr për Boris Davidoviçin” dhe “Enciklopedia e të vdekurve”, të shkrimtarit Danilo Kiš.

Në vitet 1997-1999 ishte emnue nga Qeveria e Kosovës n’Egzil  si Kryeredaktor i programit satelitor në gjuhën shqipe, edicioni kosovar, që emitohej nga Televizioni Shqiptar, TVSH.

Në vitet 1999-2000 ishte drejtori i parë shqiptar i servisit publik – Radio Televizionit të Kosovës.

Në vitin 2001 lansoi gazetën e perjavshme “Java”, i pari medium në Gegnisht në krejt hapsinën shqiptare.

Në vitin 2007 themeloi dhe lansoi Televizionin Nacional Kabllor Rrokum.

Migjen Kelmendi asht shpërblye me çmimin “PRESS FREEDOM AWARD – SIGNAL FOR EUROPE” për vitin 2007, nga organizata “REPORTERS WITHOUT BORDERS”, me seli në Vjenë, për botimin e gazetës “Jáva”.

Migjen Kelmendi (biography)

(Pristina, Kosovo, 1959)

Migjen Kelmendi holds a Degree in Law from the University of Pristina (1983).

He was editor in chief of the Contact-Programme on Radio Television of Pristina (1988-1990), executive producer of Victoria Television of New York (1996) and of the Albanian Satellite Kosovar Edition Programme (1997-1999).

After the NATO intervention, Kelmendi was appointed the first local director of public service – Radio Television of Kosovo (1999-2000).

On 2001 he launched a weekly newspaper “Java”.

He was founder and director of the National Cable Television RROKUM.

Migjen Kelmendi is awarded from REPORTERS WITHOUT BORDERS , based in Vienna, with the prize “PRESS FREEDOM AWARD 2007 – SIGNAL FOR EUROPE”  for his publication “Java”.

EuroNews Albania

https://www.gazetaexpress.com/kelmendi-dita-me-nisi-me-nje-lajm-qe-me-vrau-violeta-eshte-kantautorja-me-e-madhe-shqiptare/

Autoriale

SHQIPERIA” TREGIM I KALLXUEM NGA NDONJI I ÇMENDUN

Kur lexova se Edi Rama ka tubue nostalgjikë enverianë dhe feston e glorifikon nji nga diktatorët ma të famshëm të shekullit XX, Enver Hoxhën, sado m’erdhi keq për këte njeri, nuk u habita. E kam shkrue e përjetue moti: “Shqipëria” asht nji tregim kallxue naj të çmenduni. Diçka e rrallë, e çuditshme…si Enveri. Si “Shqipëria” (po e shkruej në thojza për me e dallue eksperimentin enverian me nji shtet e me nji popull, nga shteti i sotëm shqiptar, që ka mbet dhe po vazhdon me mbetë rob i Fëmijëve të Komunizmit). Enverin e mbrendshëm, interior, une e lexoj, e hetoj. Për fatkeqësi temen, une e kam shqisën me e lexue enverizmin e mbrendshëm. E kam dallue në mënyrën se si ta jep dorën e të përshendet Kadare dhe në përpjekjet e tij qesharake me i ngja Atij, Enverit, që edhe e urrente edhe e adhuronte njikohësisht. E kam pa e lexue në përpjekjet me e zhdukë pjesën ma të madhe të Gjuhës Shqipe – Gegnishten. Nuk ka se si spjegohet urrejtja ndaj Gegnishtes, ndaj Veriut, ndaj katolicizmit dhe Shkodrës, ndaj Kosovës dhe ‘malokëve’, pos me – enverizëm. Nuk ka spjegim racional kjo urrejtje. Vetëm nji njeri që urren, si Enver Hoxha, ka mujt me ba prej nji vendi e nji populli ate që pashë në vitin 1992 në Shqipëri – Nji tregim që të bahej se po ta tregon ndonji i çmendun.

Enveri i Letrave dhe Enveri i Estetizuem

Politikani që gëzoi tanë ate popullaritet në Kosovë, Edi Rama, ai që na në Kosovë kishim shpresë se ka me e moderue e me e europianizue Shqipninë, glorifikon nji diktator(sic!). Celebron nji satrap. Une nuk i çuditem nji grushti njerëzish në Ferizaj, të shkretë e të hutuem. Por, Edvin Rama, si kishte me i thanë Sali Berisha:)

Jo gjithçka e arsyeton nji politikan. Nuk asht çdo mjet që e arsyeton qëllimin.
Ky veprimi Edi Ramës asht nji debakël moral par exellance. Nji përpjekje bizantine e manipulimit me njerëz e me histori për qëllime të ngushta, e të vocrra në të vërtetë, politike.

E kam pas hetue Enverin Interior edhe te Edi Rama. Moti. Por e kisha kuptue si nji dialog i nji artisti me nji diktator që Edi e percepton dhe kupton si ‘artist”, në kuptimin borisgroysian të fjalës. Enver Hoxha, njisoj si Stalini dhe si na e thotë teoreticienti i famshëm rus Boris Groys, “donte vetëm me krijue nji publik të ri, nji lloj të ri njeriu, i cili kishte me e pa e përjetue botën njisoj si ai vetë, me e pa me sytë e tij”. Enveri me tanë ate fuqi e pushtet të vet ka qenë njifar ‘artisti’, që e pat shndrrue në telajo nji popull e nji vend. Nuk asht zor me e mendue Enver Hoxhën si artist. Të duhet vetëm pak imagjinatë dhe, natyrisht, fitore të numërta mbi mbamendjen e mbi kujtesën. Në konsekuencë të skajshme me gjasë Edi Rama e projekton veten si nji Enver i Estetizuem. Hiqi Gullagat, hiqi vrasjet e bashkëpunëtorëve dhe kundërshtarëve ideologjikë, hiqe varfninë e nji shteti e nji populli, dhe qe Edi Rama. Enveri i dlirun krimesh e budallakish, Enveri i dlirun e i sterilizuem kampesh e vrasjesh, dhe qe – Edvin Rama. Enveri i Estetizuem.

Nëse ambicia e Kadares ka qenë me u ba njifar Enveri i Letrave, ambicia e Edi Ramës, si na zbulon me këte celebrim të Enverit, paska qenë me u ba nji ditë nji Enver i Estetizuem. Ngjyrosja e Tiranës dhe dlirja e këtij qyteti, po e pamë në dritën e këtij konteksti që po e ndërtojmë, na del përpjekje me i shlye e dlirë gjurmët e budallakisë që i la të shkrueme në faqen e kryeqytetit e shtetit, në mishin e likurën e qytetarëve – ‘estetika’ enveriane.

Ai asht plotësisht koshient se tue e lye e bojadis Tiranën asht tue e hiperkorrektue ‘estetikën’ e Enverit Interior. Krejt arti i Edit në këte kontekst duket si përpjekje egzorciste me u çlirue Enveri Interior, që ai sado me sukses po e mshef, prapëseprapë – po i del. Po i shihet.

Por, po them, po e parafrazova ate thanien e famshme të Sheakspear’it, jo Jeta, po “Shqipëria” asht nji tregim tregue naj të çmenduni.

21 Shtator 2006

JAVA 197

LEAVE A REPLY