Murat Yagan

Murat Yagan

2312
0
SHARE

Autor: Fahredin Shehu
Libri: Makadami i smagradtë

Murat Yagan I lindur më 16 dhjetor, 1915 në Abkhazi. Pararadhësit e tij kanë dal nga rajoni I Ashkhara-s në Veri të Kavkazit mes maleve të Kavkazit, Detit të Zi dhe Detit Kaspik për çka ai konsideron se është pjesë e Abkazisë së madhe historike.
Familja e tij e la Kavkazin dhe migroi në Turqi Babgjyshi I tij Sat kishte sjellur 15,000 njerëz në Turqi. Sat-I kishte tre vëllëzër me të vegjël, Gut, Tat dhe Asher. Tat-I shkoi në Egjipt dhe u vendosnë Kajro dhe ubë I johur si Mithad Pasha. Ai kishte një djal të mrekullueshëm të cilin e emëroi Adley Pasha Yagan i cili u shkollua dhe u bë Kryeministër I Egjiptit në vitin 1920 dhe sërish në vitin1926. Kur mbreti Faruk qe i detyryar të jap dorëheqje, busti I Adley Pashës mbeti vetëmnë oborrin e muzeut
Ende ekziston rruga Shar-i-Adley në Kajro

Met ishte emir I babait të Murat Yagan ndërsa klani Yagan ishte degë e familjes princërore Maan. Met ishte në pozitën e lartë të perandorit të fundit Otoman, ai mori anën e Turqëve të rinjë nën udhëheqjen e Kemal Ataturkut. Pas shpalljes së Republikës Turke në vitin 1923 babai I Muratit u bë deputet I Parlamentit të parë Turk nga province e Rumelisë, por në vitin 1926 dha dorëheqje për shkak të injorimit të të drtejtave kulturore të pakicave etnike nga ana e qeverisë, veçanërisht minoriteteve të Kavkazit. Ai vdic në vitin 1927 ne funeralin e të cilkit ishte edhe Kemal Ataturku. Nëna e Met-it ishte nga fmilja e prjësit të famshëm Ubykh; Haji-Berzek Kiarantukh. Ky prijës ka refuzuar që Ubykhia të jetë e okupuar nga Rusët kështu që e mori tërë popullin e vet dhë migruan në Turqi.

Murat Yagan më dasuri I kujton mësuesit e tij të cilët e edukuan fizikisht dhe shpirtërisht sipas traditës Abkazo- Adygeje; Omar Beyaga poet I famshëm dhe historian dhe Mustafa Butba autorin e alfabetit Abkazian të botuar ë Stamboll në shekulline kaluar. Murati poashtu u joftua edhe me specialistin francez për Kavkazin George Dumézil, të cilin Murati e gostiti për tre muaj nëpër fshatra Abkaziane, Ubykh dhe Adyghe na Anadolli.

Murat Yagan ka filluar të shkruaj në moshë të re, por fatkeqësisht asgjë nuk ka mbetur sepse ishin lënë në Stamboll në shtëpinë e nënës të cilat janë humbur. Ai e kujtonvetëm një poemë në gjuhën Abkaziane të cilën e shkroi në moshën 14 vjeçare.

Në fillim të vitit 1975 Murati filloi të ligjëroj jë grupi të studentëve të tij, grupi I cili shumë shpejt u zhvillua. Në vitin 1992 ata themeluan Fondacionin në Vernon qëllimi I të cilëve ishte të dokumentojnë një traditë të lashtë gojore; Traditën Kebzeh dhe aty me mijëra inçizime të nga të cilat nxirren transkripte dhe përgatiten librat që të mos humbet kjo traditë dhe të popullarizohet ajo. Në Kanada dhe SHBA janë mbi dyqind dhe ata kanë grupe në Evropë dhe Izrael udhëhequr nga Lisa Talesnik.
Murat Yagan, me gruan e tij Maisie Gogua-pha nga fshati Abkazian I Turqisë, Duzce jetonnë Vernon, British Columbia, më I vjetër se 90 vjet ende është I zënë me punë tjera edhepse u pensionuan nga drugdhendja.
Ahmsta Kebzeh, nga të huajt e njohur si Yoga e Kavkazit është traditëe malorëve të Kavkazit që tani është shumë vësjhtirë të gjindet mësimi në tërësi por vetëm fragmente. Shumë vëllime të librave mbulojnë vetëm pjesën intelektuale, ndërsa ajo aplikative duhet të kryhet me angazhim personal si mësimi I notit, instrumentit ose biqikletës.
Ahmsta Kebzeh ë2shtë shkencë e plotë duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet humane dhe në tërësi.
Cirkazianët si I quajnë në Perendim janë të ndarë në nëntëmbëdhjet fise të ndryshme dhe me gjuhë të ndryshme dhe Murat Yagan I takon fisit Abkaz. Kebzeh është karakteristikë e të gjitha fiseve dhe u takon të gjithëve edhepse dallon në bazë të nivelit gjeografik, sa më lartë në male aq më e pastër është tradita mijëvjeçare, dhe pasi që Murati është nga grupi I malorëve të lartë të njohur si Abaza ai në tërësi e transmeton KEbzen e këtij grupi.
Përmbajtja e Kebzeh
Kebzeh përbëhet nga tri nivele të mësimit dhe aplikimit:
1. Aleishëe
2. Kebzeh
3. Ahmsta Kebzeh
1. Aleishëe (Etiquette). Sjelja mirësjellja Ose niveli I edukimit I cili rregulloon rregullsinë shoqërore. Mund të defonihet si Etiquette ose mënyrë e sjlelljes normë e pashkruar të marëdhënieve ndërnjerëzore; parimet e përgjithëshme të jetës, punës, veshjes, shalimit tëkalit, përshëndetjes, takimit me njerëz për herë të parë, rregullat ceremoniale si martesat funeralet, vizitat me njëritjetrit etj.

2. Kebzeh (Tradita, konceptet dhe parimet shoqërore). Niveli i edukimit, i cili rregullon dijet rreth administrimit. Shoqëria feudale e KAvkazit në mënyrë strikte I ka rregulluar sistemin kastik në këto nivele: 1) Udhëheqësit, 2) Administratorët, 3) Fisnikët, 4) Njerëzit, 5) Shërbëtorët.
Disciplina e Kebzeh I është dhënë klasës së Udhëheqësve. Ajo përbëhet prej të gjitha dijeve të nevojshme për këtë klas që në mënyrë sa më të mirë të administrijnë funkcionet e veta në shoqëri.
Fëmija I lindur në këta klasëmerrë pjesë active në të gjitha veprimet e shoqërishë ashtu që e gjithë veprimtaria sëbashku me trajnimin intelektual bëhet në shërbim të tij dhe dija e tij rritet kur e merr pozitën në shoqëri.

3. Ahmsta Kebzeh (Tradita e Elitës). Këtë pjesë të Kebzeh hulumtuesit perendimor që nga shekullii I XV e kanë quajtur Yoga e Kavkazit. Mësimet dhe trajnimet e Ahmsta Kebzeh u janë dhënë vetëm fëmijëve të klasës udhëheqëse, ose në raste të veçanta kushdo që ishte në gjendje të zhvilluar humane ta pranoj, nga burimi I mësimit.
Segment/ kurikulumi I trajnimeve/mësimeve në Kebzeh Fonudation Canada

1. Jetë e plotë dhe kompletimi i njeriut
2. Kerko të drejtën e jetës dhe Kanaat
3. UShtrime fizike
4. Urrejtja dhe falja
5. Lutja
6. Mesimet Kebzeh, Bazat e Sufizmit nga Malet e Kavkazit
7. Dashuria
8. Fenomeni i efektit kumulativ dhe ushtrimi i trupit të brendshëm 1, frymëmarrja dhe ngjyrat
9. Mbretëro dëshirën
10. Historia dhe tradita e Ahmsta Kebzeh
11. KOmuniteti, Lidershipi dhe Sinergjia
12. Intelekti dhe Ego
13. Dituria
14. Vullneti
15. Seksualiteti dhe Shpirtnia
16. Ushtrimi I trupit tëbrendshëm 2, Meditimi
17. Jeta: Krijimi, evolucioni, ç’është Zoti?, elementare
18. Nivelet e vetëdijes
19. Kontemplacioni
20. Vendimet: Burimi Absolut

Fondacioni Kebzeh ka themeluar shtëp[inë e vetë botuese Kebzeh Publications në Kanada të cilët kanë botuar pesë librat e Murat Yagan:

“I Come From Behind Kaf Mountain ” (dy botime në Kanada dhe një në përgatitje për botim në Londër);

The Teachings of Kebzeh; The Abkhazian Book of Longevity and Well-Being ,

Perkthimi i Muratit në gjuhën Angleze të krijimeve poetike të dy mësuesëve të mëdhënjë Sufi të mesjetës , Gaibi (Gaibi – The Gathering ) dhe Yunus Emre (I Wrapped Myself in Flesh and Bones I Appeared as Yunus), dhe shumë broshura tjera.

Tani Murat Yagan punon në një libër më të madh të tij, Libri i Ahmsta Kebzeh, në të cilin mësimi është paraqitur në formën më të plotë dhe më komplete.

SHARE
Previous articleMarco Parente
Next articleMahmoud Farschian

LEAVE A REPLY