30 vjet Martin Camaj- 30 vjet Letërsi e vazhdimsisë
Me rastin e shënimit të 30 vjetorit të ikjes në amshim të njërit nga shkrimtarët dhe poetët më të mirë të shekullit të fundit, Martin Camaj, nga data 18 deri 20 mars në Vjen ftohet poeti Kosovar, Fahredin Shehu dhe tre autorë tjerë.
Ftesa vjen dhe Manifestimi organizohet nga Bashkia i Vienës, Austri dhe botuesit Media Verlag.
Sipas organizatorëve “Nëse kombi shqiptar ka nji AMBASADOR TË POEZISË SHQIPE NË BOTË ky asht padyshim Fahredin Shehu nga Rahoveci i Kosoves.
Vjena asht e lumtun me e pasë në ket Kuvend prestigjoz poetin shqiptar”, konkludon njëri nga organizatorët, Poeti dhe përkthyesi Gjergj Jozef Kola
Manifestimi do të mbahet nga 18 deri 20 mars 2022, në Europahaus në Vienë