Home Poezi poezi nga Xhenc Bezhi

poezi nga Xhenc Bezhi

3248
0

Xhenc Bezhi

ATO FLASIN SHQIP

Ditët në mërgim janë:
bardh e zi,
o zi e bardh,
si të doni.
Kurse natën,
si ylber,
ngrihet perdja.
Në skenën dardane,
në djepin e shqiptarisë,
vallëzojnë,
këndojnë
e flasin shqip.
Andrrat e mija –
s’njohin kufi.

Salzburg, Shtator 2008

ÇKA JEMI ?
Ishim burim i ujëvarave tueja,
sot
argat krahu në metropole të hueja.
Ishim shkambijë me rrajët në lashtësi,
sot
guralec pa votër e pa shtëpi.
Ishim njomësia e fushave pa mbarim,
sot
refugjatë n’për botë në kalim.
Ishim ardhmënia jote e rritun në gjak,
sot
hije që bredhin pa cak.
Ishim direku që mban çatinë,
sot
zogj që shtegtojmë në çdo stinë.
Rruga që ke nisë,
Kosovë, të qoftë e mbarë!
Në gëzimet tueja
do të jemi krushq të parë.

Salzburg, 30.06.1994.

DIKUR
Dikur në këtë truell
luenin kapuçash.
Fjalën ligj e kishin
e pushkën e mbanin varë.
Sot
djersa zbutë gurin.
Pushka e gjatë e gjyshit
s’asht ma.
Plisi i bardhë mbi krye
ofshanë e murmëron,

Gjakovë, Qershor 1983

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here