Home Portali Art & Kulturë Portrete komplekse nga Fahredin Spahija

Portrete komplekse nga Fahredin Spahija

317
0

Sufizmi, paraqet dimensionin mistik të Islamit, i cili në trojet tona është prezent me misionarë të ndryshëm para ardhjes së pushtmit Osman, respektivisht para Betejës së Kosovës. Studiuesja e shkencave orientale nga Gjermania; Annemarie Schiemmel, madje si njohëse e shkëlqyeshme e këtij drejtimi brenda Islamit ajo i kushtoi disa libra në veçanti librin “Dimensionet Mistike të Islamit”, ku shfaqen studime të thukta për elementet apo blloqet ndërtuese të kësaj shkolle për rafinimin shpirtëror.

Duke qenë i këtillë, Sufizmi si fenomen i takon subkulturës shqiptare ndër shekuj, i cili asnjëherë/ prijatarët e tij nuk kanë prozelituar për ta përhapur në masë, por ka qenë i rezervuar për një rreth të caktuar shoqëror. E tillë mbetet edhe literatura e paktë në gjuhën shqipe, ku të interesuarit mund të drejtohen për njohuri më të gjera te libri i Akademik Jashar Rexhepagiq me titull:” Dervishët dhe Teqetë”. Gjithnjë këtu duke pasur parasysh njohuriutë bazë lidhur me prezencën, diversitetin e shkollave/ radhëve dervishe apo Tarikateve.

Në esencë Sufizmi ende mbetet mister pavarrësisht se janë bërë dokumentare (Foto dhe Video), mbetet shkollë e Psikologjisë personale, e cila bazohet në Librin e shenjtë të Islamit dhe praktikën e profetit Muhamed. Për ta kuptuar më mirë tërë qëllimin e ndërmarrjes së kësaj rruge, sakrificën, vetmohimin, përkushitmin ekstrem, qëndrueshmërinë etj., nuk mund e mos t’i cek disa nga pikat më ndriçuse të Dimensionit Mistik, disa nga aspektet kryesore të mësimeve Sufi mbi fazat dhe elementet e zhvillimit dhe pastrimit shpirtëror sipas Mjeshtrit më të thellë të Sufizmit, Andaluzianit, Myhidin Ibn Arabi, zhvilloi një kornizë të ndërlikuar për të kuptuar shpirtin njerëzor dhe udhëtimin e tij drejt realizimit shpirtëror.Sipas Ibn Arabi-ut, Thelbi i Shpirtnisë në rrethin e parë është:

Zemra apo (Kalb) e cila në shkencën shpirtërore islame të Sufizmit konsiderohet selia e vetëdijes shpirtërore dhe intuitës. Nuk është thjesht zemra fizike, por një entitet metafizik që mban njohuritë më të thella shpirtërore dhe lidhjen me Krijuesin. Zemra është organi kryesor për perceptimin shpirtëror dhe është vendimtar në udhëtimin e dikujt drejt afërsisë hyjnore.

Mendja/ Intelekti (Akl) përfaqëson aftësinë e arsyes dhe të të kuptuarit. Në Sufizëm është e lidhur ngushtë me zemrën. Ndërsa zemra i percepton të vërtetat hyjnore, mendja i përpunon dhe i kupton këto njohuri. Një marrëdhënie e ekuilibruar midis Aklit dhe Kalbit është thelbësore për një pasqyrë më të thellë dhe një jetë shpirtërore holistike.

Shpirti – (Ruh) konsiderohet si një frymë hyjnore dhe një dhuratë e drejtpërdrejtë nga Krijuesi, duke e bërë atë aspektin më të brendshëm dhe më të shenjtë të një qenieje njerëzore. Ruhu shihet si shkëndija e arritjes së pranisë hyjnore brenda zemrës, duke kërkuar vazhdimisht të ribashkohet me burimin e saj, Krijuesin.

Rrethi i mesëm: Udhëtimi në vetvete- Vetja ose Ego (Nefs)- përfaqëson veten ose egon dhe shpesh përshkruhet si aspekti më i ulët, më mishor i qenies njerëzore. Është burimi i dëshirave dhe impulseve që duhet të disiplinohen dhe pastrohen.

Udhëtimi shpirtëror përfshin transformimin e Nefsit nga forma e tij bazë në një gjendje të pastruar. Në këtë nivel janë shtatë shkallë të pastrimit shpirtëror ku aspiranti pretendon t’i arrijë.

Rrethi i jashtëm: Elemente të rrugës shpirtërore

Gjendja natyrore – (Fitra) i referohet prirjes dhe pastërtisë së lindur me të cilën lind çdo njeri. Ai mishëron natyrën origjinale, të pandotur të një personi, të prirur drejt së vërtetës dhe mirësisë. Udhëtimi shpirtëror shpesh përfshin kthimin në këtë gjendje të pastër.

Jeta e përtejme – (Akhira) Ahireti përfaqëson jetën e përtejme dhe dimensionin e përjetshëm që pason vdekjen fizike. Në Sufizëm, vetëdija për Ahiret (botën e përtejme) inkurajon një jetë të jetuar në përgatitje për takimin me Krijuesin, në praninë e Tij hyjnore.

Mjetet e Shpëtimit- (Munjiyat) Këto janë veprime, praktika dhe virtyte që çojnë në siguri dhe sukses shpirtëror. Ato përfshijnë besimin, veprat e mira dhe respektimin e urdhërimeve hyjnore, të cilat e ruajnë shpirtin dhe e drejtojnë atë drejt shpëtimit.

Pastrimi i Vetës – (Tazkiya-e Nafs) përfshin pastrimin dhe delirsin e shpirtit nga papastërtitë dhe sëmundjet shpirtërore. Është një proces i përsosjes së vetvetes për t’u lidhur më ngushtë me atributet hyjnore.

Përsosja e moralit – (Tahzib-e Ahlaq)- Ky është procesi i përmirësimit të karakterit dhe sjelljes së dikujt. Ai përfshin kultivimin e virtyteve të tilla si durimi, përulësia dhe ndershmëria dhe është thelbësore për arritjen e pjekurisë shpirtërore etj.Kjo paraqitje shpirtërore paraqet një përmbledhje të thuktë të funksioneve të brendshme dhe fazave të shpirtërores njerëzore sipas mësimeve të Ibn Arabiut.

Elementet qendrore (Kalb, Akl, Ruh) janë aftësitë kryesore thelbësore për perceptimin dhe kuptimin e të vërtetave hyjnore.Rrethi i mesëm përshkruan pastrimin dhe zhvillimin progresiv të Nefsit, të cilit çdo individ duhet t’i nënshtrohet.Rrethi i jashtëm përfshin konceptet dhe forcat më të gjera që ndikojnë në udhëtimin shpirtëror të dikujt, qoftë duke e ndihmuar apo penguar atë.

FAHREDIN SPAHIJA

Nga kjo që u cek më lartë, duke kaluar fillimisht nëpër fotografi e më pas edhe duke absorbuar tërë Artin e Fahredin Spahijës në këto verpa të Fotografisë Artistike, vërej se ndonëse edhe jo domosdoshmërisht ai duhet t’i njeh këto koncepte, Artisti i kap në blend shprehjet, respektivisht reflektimet e këtyre aspekteve, në Portrete spontane, jo të montuara, ku modeli mbetet besimtari/ praktikuesi i ritualit në akt, në dinamikën transhumane, në aktin e ritualit të adhurimit dhe sakrificës, që mëton drejt trashendëncës. Ai arrin që me ndriçim natyral (minimal), ku të vetmet pajisje për këtë lloj të krimimtarisë përdor impulsin kreativ, syrin vigjilent, kap kohën/ çastin adekuat dhe kamerën njëlloj sikur Poeti e përdor lapsin që e ka mjetin përçues të të gjitha të sipërcekurave të përçojë mjeshtri dhe emocion, punë dhe krijimtari, përpjekje dhe vigjilencë, prani/prezencë dhe njohje njëkohësisht.

• Impulsi kreativ është dhunti e Krijuesit;

• Syri vigjilent është ndëmarrësi, përpjekje, sakrificë dhe punë e palodhëshme për sofistikimin e artit;

• Koha/ çasti adekuat është ora e njëzetëepëstë e ditës, momenti “Këtu” dhe “Tash”, apo fjala e farkëtuar e Fahredin Shehut: “Këtutania” (edhe si titull i përmbledhjes sime poetike HERENOW të botuar në SHBA;

• Kamera është mjeti si: Brusha për piktorin, Violina për violinistin, Veku për thurrësin e qilimave, Lapsi për poetin etj.

Poetika e fotografisë artistike e Fahredin Spahijës, ndërshtresohet nga talenti, mjeshtria, puna e përsosshmërisë së zanatit që elevohet në Art, ndërkaq Arti transhendohet në Teurgji. Gjë që krijon një arkitekturë eterike (të dukshme gjithësesi si një hologram në Qiell dhe matrix-in si foto-Print në Tokë), e cila ngritet në nivele më të larta të krijimtarisë artistike. Prandaj kjo është në përputhje të plotë më atë që kam shkruar unë më herët se: “Poezia është dhunti e Krijuesit dhe vjen nga mëshira e Tij”.

Fahredin Spahija me ndërveprim, në plotni krijon (Quantum Entanglement- implikim/ ngatërrim quaje shpirtëror apo kuantik, krejt një lloj), të Fotografisë së tij Artistike me një Njohje/ Realizim timin për Poezinë e epokës sonë dhe më tej, e cila për t’u kuptuar duhet domosdoshmërisht të posedoj dije Polymath-ike, respektivisht ato blloqe ndërtuese të një Filozofie sintetike.

Fahredin Shehu

12 gusht, 2024

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here