Home Ballina FAHREDIN SHEHU Recensionet

Recensionet

733
0

Libri HOJET i Fahredin Shehut hap portat e krijimit mistik, prandaj krijuesit e ardhshëm dhe interpretuesit e teksteve të tilla do të ndeshen me diçka të panjohur me herët në letërsinë shqipe.

Teksti i tij na kujton kohen e Naim Frashrit dhe krijuesve të tjerë, të cilët ishin edukuar dhe kultivuar në filozofinë e Lindjes, prandaj unë si krijues ju heq kapuçin krijueseve te këtillë, sepse hapin porta të një artikulimi që vështire do t’i hapin të tjerët.

Akademik Ali Podrimja

Dhjetor

2010, Prishtinë

Poezia është vallëzim i tërësisë nëpër fjalën e bukur si oqeani në një pikë vese.
Poetët e mëdhejë kanë pikëtakime në vetëtimat e dritës hyjnore.
Kur ndodh që tërësia të vallëzoj nëpër fjalë, kur ndodh që oqeani të dendësohet në një pikë vese,  atëherë poeti Transcendohet nga toka, nga lulja çel gonxheja dhe vargu shndërrohet në aromë, si Fahredin Shehu në vargjet e këtij libri të mrekullueshëm

Daut Demaku per Elemental 99
Shkurt 2006
Prishtinë

Ti je rojtar i thesarit te vështrimeve te brendshme

Richard Mc Sweeney, Poet Irlandez

Shkrimi yt eshte pune pioniere ne letersine shqipe andaj mos u ndal dhe mos u deshpero, per shkak te mungeses se pranimit ne qarqet tona letrare.

Shkelzen Maliqi, Filozof dhe Publicist

Te Fahredin Shehu Lindja dhe Perendimi shkojne se bashku. Ai kete e sheh si begati e kultures sone jo si Kadare i cili e sheh si mallkim.

Migjen Kelmendi, Shkrimtar, Publicist

Cka do qe te them per poezine tende do te jete tokesore, ndersa poezia jote mbetet gjithnjë qiellore.

Agim Doci- Poet- Shqiperi

Poezia e cila e begaton shpirtin

Muhamed Ali Yousfi- Poet, Tunis

Kjo poezi eshte aq e thelle. Une mendoj se kur ecim neper kete bote te mrekullueshme me bimet dhe shtazet, ndjemi asgje tjeter pos “ vështruesit”, dhe jemi te paafte ta kuptojme ne teresi misteret e këtij teksti! Gjithashtu ne jemi aq te ngarkuar dhe te preokupuar me problemet tona, ne madje nuk jemi ne gjendje ta kuptojme veten. Sidoqofte ne vetmine e castit zoti na zbulohet vet dhe cdo gje na behet e qarte madje edhe vuajtjet tona behen  te harruara ne lavdin e këtij momenti…ne Ketu dhe Tash!

Faliminderit Fahredin Shehu

Teresa Goubran Keshta, poete kopte egjiptiane, Kajro, Londer

Fahredin Shehu u linden Rahovec- Kosove, u rrit dhe edukua ne rrugen Sufi te dashurise hyjnore. Me pas studioi Trashegimine Shpirterore Boterore nga besimet monoteiste te Kaballes (misticizmit hebrej), Gnosticimin (misticizmin krishter) dhe krejt cka njerezimi ka mundur t’i ofroj kesaj toke ne rrugen e zhvillimit te brendshem shpirteror- Involucionit. Para vetit lexuesi Amerikan dhe ai boteror qe lexon ne gjuhen angleze, ka mundesine te njihet me vargun i cili eshte rezultat i kerkimit shpirteror dhe pervojes se drejtperdrejt, nga autori me fame boterore. Fahredin Shehu eshte student  jetes, duke kaluar kohen e tij I thelluar ne forma te ndryshme te shprehjes artistike, si Letersi, picture, kaligrafi.

William Samuel Peters, Poet, Aktor dhe Botues, New York, SHBA

Poezia dhe Kaligrafia, dy shprehje artistike eternale. Ti je poet i perhershmerise. Faliminderit Fahredin Shehu!

Liljana Shop, kritike letrare, Beograd, Serbi

Poezia e Fahredin Shehut eshte perplot vetedijesim kritik dhe disponim. Nje imagjinate e mrekullueshme, e ben poezine e tij krah-hapur te gatshme per fluturim dhe figura te begatshme stilistike ne poezi; qofte kur shkruan per lulet, drunjet madje edhe per jeten me te imet e gjith kjo vjen nga observimi I tij subtil dhe te menduarit racional. Per Fahredinin, poetzia eshte dhunti e Perendise dhe shpirt I kulture.

Dr. Hadaa Sendo, Poet dhe kritik letrar, World Poetry Almanac, Ulaan Baator, Mongoli

Mireseerdhe ne boten e poezise dhe perndritjes shpirterore. Fuqi dhe Drite nga Brazili

Zeilton Feitosa, Poet, Prijes fetar Umbandist, Sao Paoli, Brazil

Le te flet poeti, vargu i te cilit deperton thelle ne shpirt. Ky eshte Fahredin Shehu nga Kosova.

Chika Onyenezi, Publicist, Nigeri

Jam fascinuar me poezine tende Shehu. Izraeli doemos duhet ta kete nje përmbledhje te poezive te zgjedhura.

Dr. Chaim Nagid, Dekan i UNV. Tel Aviv dhe kryetar i Unionit te shkrimtareve te Izraelit

Dua te jem miku yt para se te kesh cmim me te madh botëror per letërsi. Keshtu me tha mua Nobelisti Seamus Heaney nga Irlanda.

Knut Odegaard, Kryetar i Unionit te Shkrimtareve te Norvegjise.

Pavaresisht se e ke poezine e gjate, ndjeva kenaqesine dhe erdha te te kërkoj falje qe kisha paragjykime per Shqiptaret.

Milan Richter, Poet, Kryetar i Unionit te Shkrimtareve te Sllovakise.

Ti ke keramet dhe poezia jote eshte keramet.

Uldis Brzins, Poet, Prof. i turkologjise, Perkthyes i Kur’anit, Latvia

Gjerësisht i njohur ne Evropen lindore po ashtu i përkthyer ne disa gjuh si ne kontinentin e vjeter poashtu edhe ne Amerike, Fahredin Shehu eshte eksponent i shquar i poezise bashkekohore i cili mori pranim përtej kufijve te vendit te tij Kosoves. Duke qene pak i njohur per lexuesin snanjishfoles une zgjodha poezine “ Keshtu fliste Tamara” qe eshte reminishence e Walt Witmanit per sa i prket thellesise te cilen e përqafon dhe ndonjhere me tone biblike te cilat jane te kombinuara me nuanca transcendentaliste sigurisht nga edukimi i tij universitar.

Luis Benitez, përkthyes ne Spanjisht dhe Hector Zabala, Poet, Publicist, Buenos Aires, Argjentine

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here