Home Ballina Sosonjan A Khan nga Brunei

Sosonjan A Khan nga Brunei

1349
0

Ndonjëhere kur i mbyll sytë

(i)
Ndonjëherë
kopështi u rrit në errësirë
si një natë e frikshme
asnjë fytyrë nuk shihet
përpos zërit tënd, zërit tim
tingujt e zogjëve
tingujt e shiut dhe erës
tingujt e gjetheve
tingujt e ujit që rrjedhë

(ii)
Duke i mëshel sytë e mi
S’mund t’i shoh floktë e tu
të cilat mund të jenë të rrjedhshme
dhe lëkura jote e lëmueshme
përderisa ti as që mund të pandehësh
çfarë petka mbaj
derisa bukuria jote u shfaq
dhe unë jam e mbuluar
prapa velos
a jemi ne aq të ndryshëm?

(iii)
Çasti kur ne
vetëm flasim
pa qenë në gje dje të shohim
nuk ka më pyetje që
ngriten rreth asaj se
kush është më i përkryer
ose kush është më fisnik.

(iv)
Veç një diell
Veç një hënë
Veç një qiell
Veç një tokë
ke menduar ndonjëherë
se vinë nga një Zot.

Sosonjan A Khan
Bandar Seri Begawan
Brunei Darussalam
6/9/2021

Bri murrit

Duke jetuar në mëndafshe

të buta aromatike, e qetë sikur fle në
yje dhe hënë.

Tingulli i shushurimshëm të pellgjeve të mjaltës
tek rrjedh deri ne find të kopështit
dhe muzika e butë valëzoi sikur era e freskët prekë
bukurinë e atyre
gishtave të butë.

Çdo gje u dyzua
përzierja e frymës dhe pulsit të mbushur
me gumëzhimën e natës.

Dhe vetëm bri murrit
kishte zgjatje të rrahjeve të zemrës

në shkretëtirë
plagët që kalben
qelb e gjak duke spërkatur në dysheme
çdo gjë vazhdon
fare pa i dëgjuar.

Sosonjan A.Khan
Kota Kinabalu
Sabah.
12/2/2021

Shtëpia e fundit

Të gjitha gjërat e shijshme
do të ndalen
pa leje
derisa e tërë hutia
do të jetë monstër
pa qenë në gjendje të shkatërrohet.

Secili emër do të jetë i datuar
para derës
duke u shndërruar kështu
në tituj më
të frikshëm
para hyrjes
falas
në shtëpi.

Mos u befaso
nëse floktë dhe mjekrra jote
ende janë të lagura nga uji
dhe aroma e shtresave
të pëlhurës pështjellë
një gjumë të gjatë.

Kur të gjithë ato aroma
nis të kalben
besimi nis të shfaqet
dhe se aroma e dheut
është fundi
i të gjitha barsoletave.

Dhomat me flori e mëndafsh
tani vetëm murret dhe dyshemetë
ku vështirë hapërohet
bëhen
miq të ngushtë
të një boji të trupit
ligshtan të njëjtë
njësoj të s’bëzajtur.

Shih në
dritaren e hapur
në korridore të fshehta
nuk ka më stole
të dekoruara me lule dhe ëmbëlsira
vend diskret i kuvendimit.

Dhe të gjitha lotët
deri përreth kopshtit tat
nuk mund ta bindin Zotin as
edhe për një çikë.

Qetë rri, sepse
sepse nuk ka mbetur gjë
as edhe një lutje
nuk është në gjendje ta rikthej
shkëlwimin e diellit, hënës dhe yjeve
fytyrës dhe gjokësit.

Dhe tani
nuk ka mbetur as edhe një
shkallë për t’u ngjitur në karrigën
e lënë pas
përpos për dy kryqëzime
që s’mund të zgjidhen
as me fuqi e as me pozitë.

Shtrihu pa asnjë ëndërr
përderisa më pas
dikush të zgjoj dhe
të çoj deri tek fusha e gjerë.

Sosonjan A Khan
Bandar Seri Begawan
Brunei Darussalam
20/8/2021

© All Rights Reserved.

Sosonjan A. Khan vazhdimisht ka shkruar tregime të shkurta, poezi, romane dhe ese. Deri më tani, ajo ka krijuar mbi 485 poezi, 575 trrgime të shkurta, më shumë se 120 poema dhe trrgime të shkurta nëpër antologji në mbarë botën si dhe disa drama dhe skeçe, skenarë për filma dhe tekste këngësh. Krijimet e saja janë prezantuar ne 57 shtete.

Ajo është laureate e Creative Prize for Bahana Dewan Bahasa Pustaka/Brunei Shell në kategorinë e tregimit të shkurtër më 1999, 2000, 2001 dhe 2003. Vendi i 4 për tregiem të shkurta më 2018. Ajo e fitoi vendin e dytë në recitim në garën e recitimit organizuar në ditëlindjen e Lartmadhërisë së tij, Sulltanit të Bruneit 2006 dhe vendin e tretë më 2017.  Ajo po ashtu fitoi vendin e dytë në garën e tregimit ilustrativ për fëmijë të organizuar në Brunei Islamic Dakwah Center më 2008 dhe vendin e tretë më 2009. Ajo fitoi vebdim e tretë (në grup) në Recitimin e poezisë ne shenjë të 50 vjetorit të ngritjes ne fron të Sulltanit të Bruneit më 2017.
Krahas këtyre ajo është fituese e garës SAHARA JULY 2021, Organizuar nga Poetët e Malajzisë.

Sosonjan A.Khan ka marrë Certifikatën e mirënjihjes me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas nga The International forum for creativity and humanity (FICH) in Morocco dhe Diploma De Honor nga Art Literature Turismo Culture dhe Isla Negra www.alfredasis.cl,  Spanjë më 2019.

Ajo u zgjodh si: the 10 BEST ASEAN REVIEW Winners.  Organizuar nga Shoqata e Poetëve të Malajzisë në vitin 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here