Home Ballina Tendo Taijin – poet dhe aktor i Fjalës

Tendo Taijin – poet dhe aktor i Fjalës

1956
0

© Rromir Imami (www.rrim.info / RRIM Photography

nga Luan Rama

——-

Në koktejin e natës së parë të hapjes së Festivalit Internacional të Poezisë në Rahovec të Kosovës, organizuar nga poeti i mirënjohur Fahredin B. Shehu, bashkë me poetin japonez Tendo Taijin pijmë një verë të kuqe dhe jo rakinë e e mire të Rahovecit, çka atij do mund ti dukej se po pinte një sake tradicionale të vendit të tij. Por ai pi verë, qesh, e mbush gotën sërrish, flasim frëngjisht dhe bsedojmë për kineastet e famshëm të Japonisë Kenxhi Mizoguçi, Akira Kurosava apo Ozu, aq të dashur botërisht. Ky anëtar i Pen Klubit të Japonisë e pi verën ngadalë dhe në një mënyrë teatrale sikur po pi një nekctar të kohës së Dionisit. Dhe unë i them se kjo verë është po aq e mirë sa verërat e kuqe të Bourgogne-s apo të Bordeaux në Francë. Ai më tregon se një vit kishte jetuar në Rue Violet, jo larg shtëpisë time në Paris, ndërkohë që pastaj kishte marrë një bursë dhe kishte studjuar në Salzbourg. Nuk e njihja si poet por e ndjeva atë lloj poezie në recitimet e tij të atyre netëve poetike, me një zë që i dilte nga thellësia e shpirtit me një force të jashtëzakonshme dhe me thirrje e pauza qetësie çka krijonte një spektakël të vërtetë sin ë skenat e teatrit Kabuki. Një gjëmim poetik në qiejtë e poezisë..
Cdo shfaqje e tij ishte një ngjarje. Ai shfaqej herë me kostumin e zi tradicional, herë me atë të bardhë, ashtu mbi skenë, me bllokun e tij të madh ku kishte shkruar poezitë e ku zëri i tij gjithnjë buçiste. Një aktor i mrekullueshëm si në një dramë shekspiriane të realizuar nga vetë Kurosova. Kështu ishte shfaqur ai në skena të botës këto dy dhjetvjeçarë nga Japonia e Amerika në Senegal, Kubë, Portugali, Francë, Korea e jugut, Zvicër, Venezuela, Madagaskar, etj.


© Rromir Imami (www.rrim.info / RRIM Photography

Tendo është nga Otam i Hokkaidos, lindur në vitin 1944, një vit para bombave atomike në Hiroshima e Nagasaki. Ndërkohë që i dhuroj librin tim poetik në frëngjisht «Territoret e Shpirtit», ai më dhuron një grafikë të bukur pasi ai njihet gjithashtu si kaligraf. Tendo ka botuar një sërë librash. Ai e nisi itinerarin e tij poetik në vitin 1981 me librin e tij të parë «Një botë e iluzionit» duke vazhduar me «Unaza Azure e Ezra Pound», «Zoti i Madh Kitche Maniton», «E kuqja e majit» apo «Bora e Majës së Europës» më 2015. Më 2002 ka dhënë shfaqje në «Arena di Verona» ku këndohen zakonisht operat e mëdha nga sopranot e tenorët më të mëdhenj të botës, duke lexuar i vetëm në skenë poezitë e tij në mënyrën e tij të jashtëzakonshme të impostimit. Më 2016 në kuadrin e «Projet La voix des Poetes», në Tokio, ai dha rresht 1650 shfaqje, çka është e jashtëzakonshme për një aktor. Por ajo që ka qenë një nga shfaqjet më interesante të tij ka qënë kur në vitin 1990, në Nagasaki, ai ia kushtoi zërin e tij Zotit të Detit në faltoren Watuzumi. Imazhe që të kthejnë në antikitetin e lashtë, Tendo ballë detit me zërin e tij gati hyjnor të etërve të Japonisë.
Tendo është një poet dhe qytetar i botës, pasi shfaqjet e tij nuk kanë rreshtur në pesë kontinentet dhe ardhja e tij në Kosovë duket një ogur i mbarë. Së bashku me të dhe poetë të tjerë vizitojmë Teqen e Rahovecit, e pastaj në Prizeren i ngjitemi në këmbë udhës së këhstjellës historike që ngrihet mbi qytet nga ku duket aq bukur qyteti me xhaminë e madhe, kishën ortodokse dhe kishën katiolike, një baskësi fesh në paqen e sotme të këtyre njerëzve. Tnedo është mjaft i qeshur. Dhe unë i them ta fotografosh ashtu shtrirë në murin e kështjellës dhe ai pranon, paçka se poshtë është greminë. Tendo I ngjan kështu një samurai modern. Por ky poet është së pari një poet social, të cilin e shqetëson koha e shoqërisë njerëzore sot dhe sfidat e mëdha që ka njerëzimi në këtë fillim mijëvjeçari. Ja pse fjalët e tij në skenën e Rahovecit tingëllonin fuqishëm:
“Në këtë botë ku ka më shumë përfaqësues të Perëndive
sesa numuri i etnive,
nëse nuk mund të shkojmë përtej konflikteve
nëse nuk mund të shpëtojmë jetën nga uria
a mund të shkëlqejë “Drita” e së Vërtetës?…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here