Vullnet Veizi

Vullnet Veizi

103
0
SHARE

“Ka kaluar koha kur poezia ishte vetëm inspirim”

Fahredin Shehu

3 3 3
S O N E T E333 + 1 –


Treshi rish shpallur i fatit numër për të gjithë
Tridhjetë e treshi imi simbol adhuruar
Treqind e tridhjetë e treshi ftill grishmagjishmë
Qielltë qoftë në ty çerdhë dëshirpraruar
I metaforave zjarr galdlumnjar ç’do klithë
Embëlth përqafonjës me zemrën fort amshuar
E rimave lëmi valdritës nxënë drithë
Engjëjt ardhmërorë do paqmëkojë lavduar
Jehonlashtat ritme mes pentagramesh kordreja
Ndër pyje yjesh bëhen oaze premtore
Ani trisht trumpet’territ vallzon qark rrufeja
Të muzës foshnjë zëre prij’largmi prej dore
Shpejt t’i shtatë shpirt princërimit zemërshenjta
Trojesh të dashurisë premtiparajsore

CIP Katalogimi në botim
BK Tiranë
333 plus 333 sonete / Net IsVeizi
Tiranë – Magus, 2017
610 f; 21 x 13 cm.
ISBN 978-9928-4357-7-4

  1. Letërsia shqipe
  2. Sonete 821.18 -193.3

.- 511 –
S’po kërkoj të më përdorësh kohësh si një mur
Gjoks të m’i kacavjerrësh adhuronj’ikonë
As të ta peneloj sfondin fatit lotpëlhur’
Si idhull t’i stampohem mes kuror’trillonjë
As ndjellvenash të më rendësh verbër si mërkur
As vertebrash të të jem palcë zjarrdridhronjë
As kupë kafkës të të pij si verë ëndzhur
As qiellze të më feksësh mjaltisht dhembtrishtonjë
Ti barot sa unë plumb krismës së çdo çasti
Unë çelik si ti karbon deri mbi përjetë
Oksigjen plus hidrogjen ndër ujin mëkatshenjtë
Për pagëzim hirmtej një ëndrre që shpërhapi
Qark kryesh mohim engjëjsh dhe yjesh zmeraldi
Festën e një dashuronje pasionfshehtë

– 520 –
Nuk e ndjen si bëjnë seks në raftet e bibliotekës
Personazhet dalë librazh orgjijnë shfrim me autorë
Të mirë a këqinj i shkundi gjethesh ky fund i vjeshtës
Pas njeri’tjetrit turraçmenden hargalisjes terrplot therorë
Po druaj të përmend emra peizashit shthurpërngjethës
Kur shtjell’epshit janë kredhë dhe poetët më masturborë
Madje dhe e turpit shenjtkë vaginën e paskër krejt eshkëz
Krye’këmbësh penisëzohen plus filozofët matuforë
E tash që kam kapërcyer prag shpirtguxim kaq lëngate
Dua s’dua thërras të prezervativëve perëndeshthë
Syrit si mendjes dhe penës të m’i dhurojë nga një helmetë
Sepse vërtet mund djallisht ndodh t’i shënjoj jetës pa gajle
Kushedi flurudhi i ndonjë plumbi trill verbje’spermtë
Baba të më shpallka vjedhmës një kopertine bir’rremë

LEAVE A REPLY