Home Ballina Feedback 2018 FNP edicioni IV

Feedback 2018 FNP edicioni IV

3961
0

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë i 4të në Kosovë, Rahovec

 

Isha i privilegjuar të ftohem të marr pjesë në këtë festival të poezisë. Nuk do ta harroj kurrë përvojën – bukurinë e Kosovës, të Rahovecit, të njerëzve që takova dhe cilësinë e poezisë. Ishte një festival shumë mirë i organizuar i cili lejoi poetë nga mbarë bota që të vijnë së bashku, të performojnë dhe të takojnë njerëz nga Kosova në përgjithësi dhe nga Rahoveci në veçanti. Fahredin Shehu duhet të komplimentohet për përpjekjet që ai vendosi për të siguruar që ky festival i shkëlqyer mund të zhvillohet dhe të shkojë kaq mirë. Ai ishte një mikpritës dhe udhëheqës i mahnitshëm i festivalit – unë kurrë nuk do ta harroj këtë. Financuesit dhe autoritetet lokale të Rahovecit, të cilët kanë mbështetur një ngjarje që sjell famë të madhe në qytet dhe në vend, duhet gjithashtu të lavdërohen. Jam i sigurt se ka shumë kërkesa për të gjitha burimet por vullneti i mirë që promovon festivali në shumë vende të përfaqësuara duhet të jetë një kthim shumë pozitiv për vendin mahnitës të Kosovës. Unë shpresoj që të vij përsëri ndonjë herë dhe gjithmonë do të kem një vend të ngrohtë në zemrën time për këtë festival të mrekullueshëm.

Dr Patrick Lodge

 

 

Ky është një nga festivalet më të mira që kam ndjekur ndonjëherë. Njerëzit nga Rahoveci janë unik, shumë të sjellshëm dhe të butë, dhe ata flasin dialekt të veçantë në të cilin ata përdorin fraza Maqedonase, Serbe, Bullgare dhe Turke … Nuk mund t’i besoja veshëve të mi. Vreshtat dhe tregtia me verë e kanë bërë këtë qytet një vendbanim të vërtetë Ballkanik, pa ndonjë gjurmë të nacionalizmit të ndonjë lloji. Poetët e ftuar këtë vit ishin gjithashtu unik, të gjithë të vërtetë ndaj vetës dhe përfaqësues të vërtetë të artit më të mirë të poezisë së vendit të tij. Nuk ka pasur autorë tepër ambicioz dhe të paaftë, siç mund të shihet shumë shpesh në manifestime të tilla. Dëshiroj të falënderoj mikpritësin, z. Fahredin Shehu, si dhe miqtë e tij të përfshirë në organizimin e festivalit. Kam bërë disa miq atje, kam gjetur edhe një nga ish studentët e mi që tani është atje me familjen e tij, dhe unë fort shpresoj që të shkoj atje përsëri. Unë i kam premtuar këtë edhe një zonjë të re nga Rahoveci, e cila më ftoi të vij kur do të botohet libri i saj i parë i poezisë. Është shumë për kënaqësinë time (kjo nuk është vetëm një frazë,që dua të them) se kam ndjekur dhe kam lexuar disa nga poezitë e mia në Festivalin e 4-të Ndërkombëtarë të Poezisë të Kosovës.  Faleminderit, Rahovec.

Tihomir Janchovski

(poet, kolumnist, përkthyes, muzikant … Master në Histori dhe Studime Mesjetare)

 

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë i katërt vjetor në Rahovec, Kosovë, Jo nuk ishte hera ime e parë. Dëshira ime universale se nuk do të jetë i fundit. Ju mund të pyesni, çfarë është njohuria, cila është ajo forcë e çuditshme që më tërheq mua për t’u kthyer në Kosovën e ëmbël. Janë ëndrrat e mia të Rahovecit, vreshtat, hapësirat e kaltërta të qiellit të pandotur, lumenjtë, rrymat dhe ujëvarat, apo madhështia e madhe e Ballkanit që ri gjithmonë e pranishme, duke i dhënë energji këtij poeti të kërkuar dhe të dëshiruar, që ka etje për t’u përmbushur. Mund të them se është populli dhe le të jetë kështu. Kështu do të ishte një pozicion i përshtatshëm dhe shumë prekës për të marrë, për atë që kam zbuluar më shumë nga vetja ime përmes përqafimit të tyre të ngrohtë, jo vetëm të arsyes tonë të zgjedhur për të mbledhur … poezinë, por më shumë, njerëzimin e tyre  modest dhe të thjeshtë. Nëpërmjet të gjitha këtyre fjalëve, është vetëm një fije e përbashkët kuptimplotë e artë që më ka lidhur me këtë ëndërr të gjallë që unë gjithmonë do ta ruaj si një thesar pavarësisht sa herë kthehem … ssshhhhhh …. mund të dëgjoni pëshpëritjet e shquara? S-H-E-H-U … PO Shehu si një ekspert i madh i mikpritjes, Fahredin Shehu. Ai ka arritur të mobilizojë personelin, miqtë, poetët, sponsorët, qeverinë dhe personat e biznesit për të përqafuar idenë e tij fisnike për importimin e njerëzimit tonë në shtëpinë e tij të bukur, Rahovec, Kosovë. Atje ne ishim jashtëzakonisht të dhuruar për t’u takuar, për të biseduar dhe për të  ndarë frymën dhe shpirtrat tanë , deri tani me shpirtra të panjohur nga e gjithë bota. Unë do t’i emëroja ato, por secili e di se kush jemi. Zotëri Shehu, Fahredin, vëllau im ka hartuar për ne një ëndërr të mrekullueshme si përvoja që unë, ne nuk jemi të gatshëm të lejomë të shkoj siq po vazhdon të manifestohet, evoluojë dhe zgjerohet në mënyrë të tillë që të bëhemi emisarë të tij personalë të strofullës së mbushur për ta shpëndarë me botën. Faleminderit Fahredin për Njomësi i Pleromës  ( Pleroma’s Dew).

 

Zoti ju bekoft, Bill

 

PS

Unë do të isha gabim nëse nuk do të përmendja familjen e tij të bukur që ne e kemi adoptuar si tonën … Nashide, Reisi dhe Tamara.

Dhe për të dy vëllezërit e tjerë Qazimi dhe Visari

 

Nëse jeni aq me fat sa isha unë, ju ktheheni në shtëpi nga një ditë jashtë në dimër të lartë, duke ikur nga një mot që diktoi çdo aftësi në trupin tuaj, por gjithashtu mendja dhe shpirti juaj të ndihet  ftohtë. Imagjinoni pastaj një vend-zjarri. Është duke pritur për ju. T’ju ngrohë gjatë gjithë kohës derisa ju jeni me ngrohjen e tij. Por, nuk është vetëm konstruksioni i bërë nga njeriu që t’ju përqafoj me ngrohtësinë e tij. Janë njerëzit nga shumë vende të ndryshme që janë mbledhur përreth. Në mjedisin tuaj më intim. Dhe, ata kanë ardhur atje duke mbajtur dhurata. Dhurata të pabesueshme. Personalitetet e tyre shumë-ngjyrëshe, gatishmëria e tyre për të komunikuar me ju dhe poezinë e tyre. Leximet pasojnë. Ngrohja e zemrës, të qeshurat e mbushura me leximet e poezive. Ato të tyre. Me një bollëk të shpëndarjes.

Për tu pregaditur për një festival të poezisë me një pjesëmarrje prej dhjetëra dhjetëra individësh nga globi në një vend në të cilin disa nga këta pjesëmarrës asnjëherë më parë nuk e kanë vendosur këmbën, duke mos ditur çfarë të presin derisa kjo kulturë e re e aspekteve përbërëse që i ka rrethuar ato gjatë gjithë qëndrimit të tyre ajte, nuk është në përgjithësi një akt i lehtë. Dhe pastaj, të udhëheqës një orkestër aq unike në mënyrë aq mjeshtërore në hapsirë që secili person pranon vëmendje të veqant, kujdes dhe plotësisht platformat të mirëseardhura t’i shpërndajnë dhuratat e tyre me njëri tjetrin në një ndërmarje edhe më të vështirë. Tashmë, Fahredin Shehu e ka përkryer të gjihën. Edhe një herë. Në traditën e tij të lartë të paharrueshme të Festivaleve të poezisë në gjashtë vitet e kaluara. Me rekorde të përsorua t’i dëshmojmë të gjitha. Ai ka nderuar vendin e zjarrit për të gjithë ne që të vijme nga i ftohti i botës jashtë, me sfidat e tij humane në një nga stinët më kulmore, dhe i ka nxehur shpirtat tanë shumë më lart dhe përtej të zakonshmnes, shumë më lart  dhe përtej kapcitetit fizik, mental dhe emocional të një personi të vetëm.

Unë ju falenderoj nga thellësia e zemrës, i dashur Fahredin, për një përvojë jetësore me të cilën ju më keni dhuruar, mënyra se si i keni drejtuar të gjithë poetët e ftuar këtë vitë dhe në këto vitet e fundit. Një dhurat e thellë e paharrushme ku arti i poezisë ishte shërbyer në mënyrë elegante, në mënyrë shprehëse dhe përzemërsisht në përkujdesje të humanizmit.Të munden gjithë sponzorët e globit tuaj të jashzakonshëm dhe efektiv të arrijnë festivalin e poezisë, për secilin prej tyre dhe unë nëpërmjet kësaj e zgjas mirënjohjen time, dhe do të mbetem çdo herë vigjilente e vlerave të mbështejtjes së tyre të vazhdueshme për vite me radhë.

hülya n. ylmaz (Ph.D.)

Drejtoresh e Shërbimeve të Editimit

Bashkë-Drejtuese, Inner Child Press Intenational

Liberal Arts Professor (Ret.)

The Pennsylvania State University-USA

 

 

Ky 4 vjetor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ishte mbushur me aq kujdes gjatë gjithë kohës – duke filluar edhe me zgjedhjen e pjesëmarrësjes së poetëve. Ne dukeshim pothuajse të parapërgatitur si një grup aq miqësor, përshëndetje të hapura të ndërsjella dhe shpirt të ngrohtë kreativ, që së shpejti krijuam një ndjenjë jashtëzakonisht të fortë të komunitetit së bashku. Kjo u përforcua në çdo kthim të mundshëm nga organizimi pafundësisht i dobishëm i Fahredin Shehut, një poet magjepsës. Ai nuk kursente asnjë përpjekje për të na ndihmuar që poetët të njihen dhe të gëzojnë vendin, kulturën, festivalin dhe njëri-tjetrin, duke përfshirë edhe udhëtimet e grupeve kudo në Kosovë. Shpërblimi gjithashtu shkon në arritjen e madhe të përkthyesit Anglisht-Shqip Aid Durguti, duke bërë që poezit tona të arriijnë drejtpërdrejtë për numrin e admirueshëm të banorëve lokal që dolën për poezinë tonë dhe seanca tjera. Të gjithë menduam se sa e veçantë ishte kjo ngjarje – dhe një privilegj i tillë për të marrë pjesë. Faleminderit edhe administratës lokale të Rahovecit, si dhe sponsorëve të tjerë privat dhe publik. Këto momente të zgjeruara të mendjes dhe unitetit, në krijimtari dhe festim, do të qëndrojnë në zemrat tona. Dhe miqësitë dhe bashkëpunimet e reja të lindura në këtë festival do të lulëzojnë për vitet në vijim.

Andrew Singer-SHBA

 

Festivali u dha poetëve ndërkombëtarë mundësinë të shfaqin punën e tyre, të lidhen me njëri-tjetrin, por gjithashtu të mësojnë më shumë rreth kulturës pritëse dhe njerëzve të saj. Shkëmbime të tilla ndërkulturore janë çelësi për nxitjen e mirëkuptimit reciprok, respektit dhe njohurive. U ktheva në shtëpi me kujtime të bukura, horizonte të zgjeruara, dhe më e rëndësishmja, miqësi të përhershme me poetët e tjerë. Faleminderit për këtë përvojë të çmuar.

Marilena Zacheos

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here