Home Ballina Mallimi për një trohë dashuri

Mallimi për një trohë dashuri

682
0

Ajo eshkë e fjetur ndër damarë

kur zemrat godasin- ashpër duke

u dashur për shumë mote, nuk del

nga gur gocani ku dorëzonjat kapen

në pranverën e herëshme pak më vonë

se gjarpëri të zgjohet nga letargjia

dhe fërkoj sytë me anason

vilet e rrushit sivjet u thanë

e as lulet e tyre erandje nuk liruan

kur ti lodhesh nga dita e rëndë

një re e imja shpirti të rri pezull

shoh si flen fëmijëshëm, në jermi

flet ndërdijshëm për ato kodrina

veshur me kaçuba kamelie Darjeelinge

unë sërish i shoh ato mësonjëset

që përhapin gjysmëdijen dhe fëmijët

tanë i mësojnë të gjysmë-dinë për jetën,

botën, respektin, dashurinë, madje

edhe etjen për dije

çfare ishte kjo avanturë në hamendësim

kur te ne banaliteti i të vërtetës shpalos

shtresat e shumëbojshme dhe në secilën

nga një portal hasmërie ju hapet

të gjorëve/gjysmëdijshmëve t’u vi hosh

si ajo pjesë e klerit ekzorcist profan

që dëbojnë Urtinë në hiatusin mes

jetës dhe krejt pas saj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here