***
Humba forcë për çdogjë
As dielli, as dita e re
nuk e lëvizin klorofilin
në venat e mia.
Vetëm kur ata djelmoshat
si dikur
kërcitnin në oborrin tim,
zemra do të flakërohej po i takoi.
Huazimi i zjarrit
Në fëmijëri
nëna më çonte
të merrja zjarr te komshikja.
Më pas
afër zemrës diçka u ftoh
Dhe ika te të huajt që të ngrohem.
Plaku
nga toka e Gjermanëve
në shtëpi kthehet me një gacë në gjokës.
Shtrati
Nëna e shtrirë në shtratin medicinal
Ka telekomandën ballë krevatit
Ngreh shpinën e shtangur
Avit shtratin kah sofra
E largon nga shporeti.
Derisa jam në punë,
Druaj –
Se nëse ndalet rryma, nëna nuk do të punoj.
Zehnija Bulić u lind në Paljev afër Tutinit. Diplomoi në filologji, dega e gjuhës Seebokroate në Universitetin e Prishtinë.
Ka botuar libra me poezi si në vijim.
Fryma e kohës
Plepi as në gjysmë
Lëkuar e babait
Huazimi i zjarrit.
Botoi romanet:
Groteska intime
Grepi
Copa e letrës
Duke pritur Turqit.
Jeton në Novom Pazar.