Home Poezi Ana Ahmatova

Ana Ahmatova

2496
0

Në rrëfyestore

Dhe heshti ai që fal mëkatet.
Ndajnata vjollcë qirinjtë i zbeh.
Dy supe dhe një kokë që zgjatet
Epitrahili i errët fsheh.
Dhe thotë zëri: ” vajzë çohu …_”
Me ngut rreh zemra, me nxitim.
Një çikje në dorashkë tej cohës
Bën kryq – shpërfillshëm – për bekim.

Kenge e takimit të fundit

Gjoksi ngrinte. Ndërkaq pa kuptuar
Çapisja me hapin e ngathët.
Dhe në dorën e djathtë kisha shkuar
Dorashkën e dorës së majtë.
Nuk mbaronin shkallinat e mëdhaja,
Që tre patën qenë gjithnjë!
Pëshpërima e vjeshtës mes panjash,
Më lutej të vdisja me të.
” Më gënjeu me dhele e mashtrime,
Një fat aq i lig sa ska të dytë”.
” Jam dhe unë si ty mikja ime, –
Ia kthej, – do vdes pra me ty…”.

Është këngë e takimit të fundit.
Vështrova sërisht atje lart:
Veç qirinjtë tek dhoma e gjumit
Po digjeshin verdhë – e – përçart.

Peterburg

Jeta ime kaq e gjatë!
Zemra rreh me qetësi.
Hijet tons nën arkada
Mbetur në përjetësi.
Përtej shekujsh që pllakosën
Shoh si çajmë unë e ti:
Ti freskoren te palosur
Ma mban me kokëfortësi.
Ç’mrekulli që qemë pranë
Atij çasti gjithë magji,
Kur mbi Kopësht të Verës hëna
Ngjyrë trëndafili rri.

Perktheu Aurel Plasari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here