Gili Haimovich- Izrael

Gili Haimovich- Izrael

1317
0
SHARE

Mirësi

Nuk mund të mbushësh mirësi në enët tua

Rrjedh në gropa të vogla, të ngushta,

Shpime në kanale prej loti.

Dhe është e pamundur, thjesht je i paaftë, të frikësohesh me dikë tjetër.

Të mbash me vete barrën e maleve,

Që është gjithmonë bregu i këshillave të liga,

Para së gjithash ti je lindur në Jerusalem.

E braktise aq mirë

Saqë kur të tjerët ta kthyen,

Nuk munde të vëresh nëse e jotja ishte ndryshe.

Shikimi i zogjve

Bota jonë na luti për ekzistencë

Ne e mbajtëm trimërinë tonë të fshehur

Nuk kishte dëshmitar për triumfet tona

Për kapërcimin edhe të një dite.

Të mos mund të shpëtosh edhe vetveten,

Ne u shtrimë në shtrat

Sikur ta humbnim betejën.

Në mëngjes, sikur shkëmbinjtë

Ne u shkrimë përsëri

Në trupa lundrues bosh.

I shikuam zogjtë

Nga lëndina jonë dhe shijuam

Jo vetëm lëvizjet e tyre –

Aftësinë e tyre të ardhjes nga një botë tjetër –

Por edhe vetë aftësinë tonë rritëse,

Duke qëndruar në këmbë e pa lëvizur

Për t’i vërejtur.

Lëkura e Dytë

Lëkura ime e dytë është përmalluar

Ashtu si e para.

Dhe nëna ime nuk më mbuloi me batanijen e sigurisë.

Çdo natë ia nisi nga e para.

Gjeneza e dritës

Lëvizja drejt shuarjes

Dritë, thikë

Prerje në izolim

Kujdes i ëmbël, besnikëri, tejdukshmëri

E lëkurës.

A më mbulon mua sikur mbështjellësja e dhuratës?

Vezullime, hije, kalojnë mbi lëkurën tënde,

Është e vetmja gjë që nuk të harron

S’ka asgjë.

Asgjë përveç mallëngjimit.

Dhe copëzat janë

Të vogla

Të mprehta

Sikur rreshtat e një poezie.

Gili Haimovich është poete dhe përkthyese bilinguale nga Izraeli. Ajo është autore e dhjetë librave me poezi, katër në anglisht dhe gjashtë në hebraisht, si ka shkruar një libër multilingual të poezisë së saj Note. Librat e saj të fundit janë Tokat e Premtuara (2020) dhe Ninullë (2021). Ajo fitoi konkursin ndërkombëtar të poezisë në Itali “I colori dell’anima” (2020) dhe “Ossi di Seppia” (2019) për poeten më të mirë të huaj, një grant ekselence nga Ministria e Kulturës në Izrael (2015) etj.

Poezitë e saja janë përkthyer në 30 gjuhë dhe janë paraqitur në antologji, festivale dhe revista të ndryshme botërore.

SHARE
Previous articleNenad Glišić- Serbia
Next articleEldar Akhadov- Russia

LEAVE A REPLY