Home Ballina Gjithmonë e di kur nuk më do- Ferida Duraković

Gjithmonë e di kur nuk më do- Ferida Duraković

992
0

25 shtator 2022.

/Hommage à Izet Sarajlić (2002-2022)/

Njëherë e një kohë, para të gjitha luftërave
Hera e parë që nuk më ke dashur

Ke shëtitur nëpër qytet dhe i ke joshur të gjithat
Të gjithëve ju ke puthur të gjithat sipas listës
Vetëm jo të miat

Por asnjëra prej tyre nuk e dinte këtë se në mes të vapës së verës
Gishtat e nxehtë duhet të vendosen rreth krahut tënd
dhe në një çast të zhvendosesh në hije

Pyjet me pisha dhe aroma e rrëshirës së pishës
Ato vite më parë në Shtatë Pyjet
ku të shtatë xhuxhët më donin mua ndërsa ty
shtatëdhjetë e shtatë hyrija të xhehnemit

Herën e dytë kur nuk më ke dashur
Ti e doje vetëm veten
Për një moment të gjatë

Në të cilën prisja duke gumëzhuar:

It’s a heartache
Nothing but the heartache
standing in the cold rain
feeling like a fool

Dhe ti ke kaluar pranë meje në rrugën Tito
Sikur unë fare s’jam aty
Sepse shikoje vetëm në atë hapjen e fustanit të saj
Ajo ishte me cicëmadhe dhe bionde
Dhe burimet minerale gurgulluan kur ajo qeshte
Bre ja qifsha çdo gjë me radhë

Herën e tretë kur nuk më ke dashur
Të thashë me vete: nuk të dua
Sepse ti nuk erdhe kur ishte lëkura ime e errët e Mesdheut, me një trekëndësh të bardhë atje
Ku vdiset mbi deve me mitraliozë
Ku vdesin në brigjet e lumit Menzenares
E cila rrjedh nëpër mbarë botën

Pas kësaj nuk kam numëruar sa herë nuk më ke dashur
Edhe pse për kaq shumë vite e di se kur nuk më do

Sepse fillova të numëroj sa shumë më do
Në të gjitha gjuhët e të dy botëve
Në të gjitha brigjet e atyre deteve
Të cilën e kam notuar në shpinë
Nga të gjithë lumenjtë Menzenares ku mbronim Spanjën tonë
Gjithë përrenjtë malorë që na shpëtuan nga etja

Sepse pse të numërojmë granatat të cilat ia huçën të na qëllojnë
Katër vite të gjata në Sarajevë të kohës së luftës
Kur është i rëndësishëm vetëm njëri prej tyre?

Ai që s’vëreu barkun tim të fryrë
Në Markale të përgjakshme në korrik 1995
Aty ku qetë flinte trëndafili i ardhshëm
Asaj të cilës po ia tregoj të gjitha këto sot.

përktheu në shqip

Fahredin Shehu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here