Manifestim kulturor- ekspozitë e pikturave, mbremje poetike, takim me kolegë nga shteti...

Manifestim kulturor- ekspozitë e pikturave, mbremje poetike, takim me kolegë nga shteti më miqësor, Mali i zi

260
0
SHARE
Me Profesor Draško Došljak

Kur e urren Poetin

Armiku mbush faqet e librave

për barbarinë e paqenë dheu nën këmbë të rrëshqet dhe hapen qepenët e qiellit

me bagllame të arta tek ia u ndjen

fishkëllimën e mbylljes atje lart dridhen shtyllat e turkuazit dhe nga myrtekët prej kedri libanez, bie pluhuri në vend të rrjedhjes së rrëshirës plotë erandje

Kur e urren Poetin

shtohen pamjet e të përdalave dhe fëmijët shohin kofshat e tyre lakuriqe dhe gjokset po ashtu

vera shndërrohet në uthëll dhe mjalti humb kurën

erret nata pa yje sakaq gjinkallat pushojnë një tjetër hajn të përbirohet ndër dejë e damarë lumi fillon të ngrijë dhe fjollat godasin dheun kristalinë jehonat ngufaten e këngëtari e di këngën, por nuk i shkon zëri

Kur e urren poetin

fëmijët marrin rrugën e mërgimit pa mendje të kthimit lehonave tamli në gji iu prishet dhe lotët e tyre bëhen si luspa peshqish të ngordhur

çdo e qarë e jetimit hap brazda në tokë dhe në shpirt farët e lulerradhiqes nuk fluturojnë dhe fara e anisit nuk e shëron verbërinë

i kamuri harron Zotin, varfanjaku besimin e humb, piu pelin apo ujë i duket njëlloj

LEAVE A REPLY