Autor: Fahredin Shehu
Libri: Makadami i smagradtë
Mahmoud Farshchian është emri I mjeshtrit më të madh të pikturës Iraniane. Piktura Iraniane ka kaluar nëpër disa etapa dhe ka arritur që të jap një emër të njohur edhe përtej kufinjëve të Iranit. Prej Iluminacioneve të teksteve sakrale, kaligrafisë, motiveve florale në murale dhe arabeska në çdo cep të krijimtarisë figuratvie iraniane Mahmoud Farshchian I transcendon të gjitha këo duke u paraqitur si fenomen me mjeshtri të rrallë.
Motivet, personazhet, imagjinata figurative dhe abstrakcionit të reales janë të llojllojshme dhe të shumëta duke u nisur nga temat e Iranit paraislam, periudhës së artë të letërsisë, veçanërisht asaj mistike, Elementit Shiit Islam, deri tek peisazhet fiktive e bëjnë Mahmoud Farshchian një gjeni të sojit të vet.
Institucionet, Mbretëritë, Kolekcinarë dhe Galeri të ndryshme posedojnë veprat e Mahmoud Farshchian të cilin dallojnë në artin bashkëkohor si të veçantë.
Vepra e Mahmoud Farshchian frymon ekzakt në notën Orientale dhe është aq e dallueshme sa që për atë që e njëh punën e tij e dallon njëlloj si dallohet në Perendim Salvador Dali, apo Vincent Van Goghsi tepër të veçantë dhe të dallueshëm në produktin perendimor.
Produkti vizuel perendimor dallon nga ai lindor I cili më shumë ishte I koncentruar në kaligrafi, peisazh dhe portret të një cilësie dhe koncepti diametralisht të ndryshëm nga ai perendimor. Me Mahmoud Farshchian piktura e Iranit fiton emër “Piktura Iraniane”.
Sikurse me Hokusain piktura Japoneze me Van Delft, Rembrandt, ajo Flamane, apo Snanjollja ma, Velasquez, apo Gjermania me Dyhrer, ajo Franceze me Lë Nen, Gaugin, Renoir etj, nëse veç filluam të flasim për piktura kombëtare.
Në këto relacione emrat e piktorëve perendimor prej Da Vinci e deri të Kandinsky e Pollock piktura kombëtare Evropiane dhe më vonë ajo Amerikane merr dimensione më të gjera dhë është pikturë e hemisferës horizontale Perendimore.
Mahmoud Farshchian me artin e tij e afron Lindjen me Perendimin, e sjell atë në Perendim si Osho, Idries Shah, Gibran- Filozofi/Letërsi në mënyrën e tij të veçantë.
Piktura e tillë Lindore pothuaj asnjherë nuk I është ofruar Perendimit në këtë mënyrë.
Biografia
Mahmoud Farshchian u lind në Isfahan më 24 janar, 1930. babai I tij ishte tregtar qilimash dhe ai I cili I mbodhi djaloshit dashurinë për art. Mahmoud Farshchian artin e ka studiuar tek Haxhi Mirza-Aga Emami dhe Isa Bahadori për disa vite me rradhë. Pasmarrjes së diplomës në Shkolën e lArt të Artit në Isfahan ai shkoi në Evropë ku studioi veprat e mjeshtërve të mnedhënjë Evropian të pikturës. Si rrjedhojë e kësaj ai zhvilloi stilin e vet inventiv artistik me thirrje universale.
Pas kthimit të tij në Iran ai filloi të punoj në Institutin e Arteve të bukura në Teheran që më vonë u bë Ministri e Artit dhe Kulturës ku u emërua drejtor I Departamentit të Artit Kombëtar dhe Profesor në Shkolëne Arteve të Bukura në Teheran. Gjatë kësaj kohe u përhapën fjalët për artin e tij të veçantë edhe përtej kufinjëve të Iranit; Evropë, Amerikë, dhe vendet e Azisë, ku kishte ekspozuar në 57 ekspozita individuale dhe 86 ekspozita kolektive Europe, America and Asian countries. Punimet e tij janë të ekspozuara në disa muze dhe kolekcione më të rëndësishme botërore. Është dekoruar me doktoratin ( Grada e parë në Art) në artin Iranian dhe Islam nga Këshilli I lartë I Kulturës dhe Artit, si dhe më shumë se dhjetë çmime nga institucionet dhe qendrat kulturore.
I inauguruar në vitin 2001 “Muzeu u Mjeshtër Mahmoud Farshchian”, është muze I cili është dedukuar veprës së tij I cili është I themeluar nga Fondacioni I Trashigimisë Kulturore në Kompleksin Kulturor Sa’dabad në Tehran.
Master Farshchain aktualisht jeton në Neë Jersey. .
Për punën e Mjeshtrit Mahmoud Farshchian janë botuar gjashtë libra dhe një numër tepër I madh artikujsh.
Librat
Piktura dhe vizatime (1976)
Pikturat e Mjeshtrit Farshchian në Shahnameh të Ferdoësi (1991)
Pikturat e heronjëve të mëdhënjë të Shahnameh (1991)
Mahmoud Farshchian Vëllimi II, Përzgjedhur nga UNESCO (1991)
Pikturat e Mjeshtrit Farshchian në Dinanin e Hafez (2002)
Pikturat e Mjeshtrit Farshchian në Rubaiyat të Omar Khayyam (2004)
Mahmoud Farshchian Vëllimi III, Përzgjedhur nga UNESCO (2004)
Shpërblimet
2001 – GODIVA Chocolates, Përvjetori i 75-stë, SBA
2001 – Kush është Kush në Shekullin 21, Cambridge, Angli
2000 – Intelektual të shquar të shekullit 21, Cambridge, Angli
1995 – Medalja e artë, Nderi më I madh
1987 – Palma e artë e vropës
1985 – Oscar D’Italia, Statuja e artë.
1984 – Vessillo Europa Delle Arte, statuja e artë, Itali
1983 – Diploma Accadenu’co D’Europa, L’Accademia D’Europa, Itali
1983 – Diploma Maestro Di Pittura, II Seminario d’Arte Moderna, Itali
1982 – Diploma Di Merito, Universita Delle Arti, Itali
1980 – Academia Italia delle Arti e del Lavoro, medalja e artë.
1973 – Ministria e Kulturës dhe Artit , çmimi I parë, Iran
1958 – Festivali Ndërkombëtar I Artit, medalja e artë, Belgikë
1952 – Arti Ushatarak, medalja e artë, Iran.
Është anëtarë i Academia Europea dhe Academia Italia Delle Arti e Del Lavoro.
Kolekcionarë të veprës së Mahmud Farshchian
Mbretëresha Elizabeth e Anglisë
Mbretëresha Juliana e Holandës
Princi Agha Khan
Lyndon Johnson, Ish President i SHBA
Gjenerali Ernesto Geisel, ish President i Brazilit
Princi I kurorëzuar Akihito i Japonisë
Giuseppe Saragat, Ish President i Italisë
Lal Bahadur Shastri, fIsh Kryeministër i Indisë
Senatori Ëilliam Fullbright
Profesor Arthur A. Pope
Profesor Dr. Hossin Sadeghi, Zvicërr
Ghassan Shaker
Muzeu Nacional I Artit, Iran
Muzeu I Artit Bashkëkohor, Iran
Muzeu I Artit I Stambollit, Turqi
Muzeu I Lahores, Pakistan
Madison Corporation I Ëashington, D.C.
Bob Guccione, Neë York
Bohrer Collection, Neë Jersey
Panes Collection, Neë Jersey
Mirënjohjet/medaliet
Princi Phillip i Anglisë
Giscard D’Estang, ish- Presidenti i Francës
Ramzi Sanbar, Neë York
Marshall Quen, Ëashington, D.C.
Furnishing Systems Inc., Neë York
Hilton Hotel, Tehran
Qendra për Art dhe Kulturë, Tehran
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ankara
Line & Tone Co., New York